Ataku i zemrës i referohet dëmtimit të zemrës që shkaktohet kur furnizimi i gjaku-t në pjesët e muskujve të zemrës është i bllokuar. Ataku i zemrës ndodh kur mungon furnizimi me gjak.
Kjo është zakonisht rezultat i 2 proceseve: zhvillimit të shumë pllakëzave yndyrore në muret e arterieve dhe formimit të mpiksjeve mbi njërën nga pllakat.
Trajtimi i dhënë në fillim, gjatë një ataku në zemër mund të ndihmojë për të shpërndarë mpiksjen, duke zvogëluar dëmtimin e muskulit të zemrës.
Kolesteroli në gjak dhe triglceridet maten si pjesë e një vlerësimi të përgjithshëm të rrezikut të sëmundjes së zemrës. Ata mund të maten me një test të thjeshtë gjaku, e cila mund të organizohet nga mjeku. Në mënyrë ideale, në qoftë se jeni në rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës, një total niveli i kolesterolit të gjakut më pak se 4.0 mmol/l është i dëshirueshëm, edhe pse çdo reduktim i kolesterolit të lartë do të jetë me dobi. Pyet për këshilla të mëtejshme mjekun. Pikat kyçe janë:
Njerëzit me diabet kanë një shans më të madh të zhvillimit të sëmundjes së zemrës sesa njerëzit që nuk kanë diabet. Diabeti mund të prekë enët që furnizojnë zemrën me gjak. Puna me mjekun tuaj për organizimin e një plani për të kontrolluar diabetin është hapi i parë për ruajtjen e zemrës.
Shumë ndryshime të jetesës ndihmojnë në mbajtjen e një zemre të shëndetshme (siç janë dieta dhe të ushtruarit e rregullt) dhe janë të rëndësishme në kontrollin e diabetit. Ndonjëherë mjekimet janë të nevojshme. Pyesni mjekun tuaj.
Njerëzit aktivë kanë më pak atake të zemrës dhe kanë më shumë mundësi rikuperimi sesa njerëzit joaktivë. Ato gjithashtu ndihen mirë, më pak të lodhur dhe e përballojnë më mirë stresin. Aktiviteti i rregullt ndihmon në kontrollimin e peshës dhe në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit në gjak.
Duhet të kini si qëllim që të bëni pothuajse çdo ditë 30 minuta aktivitet fizik. Nuk është e nevojshme që patjetër të shkoni në palestër. Edhe ecja e shpejtë për gjysmë ore është shumë përfituese. Zbuloni aktivitete fizike që shijoni më shumë.
Presioni i lartë i gjaku-t mund të dobësojë zemrën. Ai gjithashtu dëmton enët e gjakut. Nëse ato bllokohen atëherë do të përjetohet ataku i zemrës. Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut, veçanërisht kur jeni të moshuar ose jeni duke marrë ilaçe (përfshirë këtu edhe pilulat kontraceptive), nëse jeni mbipeshë, keni diabet ose keni një histori familjare të sëmundjes së zemrës.
Nëse pini duhan, shanset tuaja për atak të zemrës janë 2 deri në 3 herë më të mëdha sesa jo duhanpirësit dhe jeni më shumë në rrezik ndaj atakeve të tjera dhe shumë sëmundjeve të tjera.
Duhani gjithashtu prek shëndetin e njerëzve përreth jush. Nëse ndaloni pirjen e duhanit, të gjitha rreziqet e përmendura më sipër reduktohen.
Edhe pse është e qartë se faktorë të tillë si trashëgimia dhe mënyra e jetesës janë problemet kryesore, reagimi i një personi ndaj stresit mund të kontribuojë gjithashtu për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Është e këshillueshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien për të kuptuar se çfarë gjërash shkaktojnë stres, dhe për të gjetur mënyra sesi ky stres duhet përballuar. Këtu janë disa këshilla për të mbajtur nën kontroll stresin:
Komentoni