Broshura Regjistrohu/Kyçu

Astma dhe refluksi gastro-ezofageal

Në kërkimet mjekësore të kohëve të fundit është bërë përpjekje për të dhënë përgjigje për lidhjen midis dy gjendjeve shumë të përhapura: astma dhe sëmundja gastro-ezofageale e refluksit (GORD, që njihet edhe si GERD). GORD është një gjendje në të cilën përmbajtjet acide të stomakut (acid dhe pjesërisht ushqim i tretur) rikthehen mbrapsht nëezofag(fyt). Është shkaku kryesor i urthit dhe mostretjes. Shumë njerëz me astmë kanë refluksgastro-ezofageal, gjë që ka bërë që kërkuesit të besojnë se refluksi mund të jetë një shkaktar i astmës, ose që astma të mund të shkaktojë refluksin. A sjell refluksi simptoma të astmës? Kërkuesit kanë ende për të shpjeguar në mënyrë ekzakte sesi këto dy gjendje janë të lidhura me njëra tjetrën. Edhe pse shumë njerëz i kanë të dyja, edhe astmën edhe refluksin, ende nuk mund të thuhet se refluksi shkakton astmë. P.sh. nëse refluksi shkakton astmë, duhet të pritet që të trajtohet refluksi që të mund të lehtësohen simptomat e astmës. Por disa studime kanë treguar se nuk ka ndonjë përmirësim real në simptoma...

Lexo më shumë      

Akalazia

Akalazia është një sëmundjee rrallë e muskujve të ezofagut (tubit të gëlltitjes). Termi akalazido të thotë “dështim relaksimi” dhe i referohet paaftësisë së sfinkterittë poshtëm ezofageal(muskulit unazor që ndodhet midis sfinkterittë poshtëm dhe stomakut) që hapet dhe lejon kalimin e ushqimeve në stomak. Si rezultat, pacientët me akalazikanë vështirësi në gëlltitjen e ushqimeve. Si funksion normalisht ezofagu? Ezofagu ka tri pjesëfunksionale. Pjesa më e fuqishme është sfinkteri i sipërm ezofageal, i përbërë nga muskuj unazorë që formojnë fundin e sipërm të tubit të ezofagut dhe ndajnë ezofagun nga fyti. Në të shumtën e kohës sfinkteri i sipërm qëndron i mbyllur duke mos lejuar kalimin e ushqimeve nga ezofagu në fyt. Pjesa kryesore e ezofagut, është trupi i ezofagut, tubmuskulor me gjatësi rreth 20cm. Pjesa e tretë funksionale e ezofagut është sfinkteri i poshtëm ezofageal, i përbërë nga muskuj unazorë dhe që pozicionohet në junksionin (vendbashkimi) e ezofagut me stomakun. Njësoj si sfinkteri i sipërm, edhe sfinkteri i poshtëm qëndron i mbyllur në pjesën më të madhe të kohës duke mos lejuar kthimin e ushqi...

Lexo më shumë      

Simptomat e refluksit gastroezofageal

Ekzistojnë një sërë simptomash të sëmundjes së refluksit gastroezofageal (shpesh i quajtur GORD), ku në pjesën më të madhe të rasteve shfaqen duke shkaktuar probleme të urthit. Është vlerësuar që rreth një e treta e të rriturve përjetojnë urthin në të paktën njëherë në muaj dhe rreth 15 deri në 20% e njerëzve kanë urth të paktën njëherë në javë. Urthi Urthi është një dhimbje djegieje që zakonisht ndihet në kraharor. Ajo ndonjëherë mund të ndihet në grykë. Dhimbja e urthit zakonisht është provokuar nga të ngrënit ose nga të përkulurit.Simptoma të tjera të urthit përfshijnë: Dhimbje kraharori Dhimbjet e kraharorit që mund të jenë të ngjashme me dhimbjet e lidhura me atakun e zemrës janë një tjetër simptome urthit që zakonisht është shkaktuar nga acidi në stomak dhe ezofag. Gjithmonë mbani mend që mjeku duhet të kontrollojë çdo lloj dhimbje kraharori, edhe nëse është e lidhur me çrregullimin gastrointensital, për t’u siguruar që dhimbja nuk është shkaktuar nga një gjendje e zemrës. Ngjirja e zërit Ngjirja ose ndryshimi i zërit mund të ndodh&...

Lexo më shumë      

Hernia hiatale: Çfarë mund të bëni

Nëse jeni duke përjetuar simptoma dhe/ose dhimbje nga hernia hiatale, ekzistojnë një sërë gjërash që mund të bëni. Megjithatë, gjithmonë mbani mend se nëse ka ndonjë ndryshim në simptomat tuaja, ose ato përkeqësohen, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Nuk mund të supozoni që keni hernia hiatale vetëm në bazë të simptomave. Gjithmonë shkoni tek mjeku për diagnozën e përshtatshme. Disa këshilla Më mirë hani një numër të vogël porcionesh ushqimore sesa 3 vakte çdo ditë. Kjo do t’ju ndihmojë për të vendosur më pak presionnë stomak; Mos u shtrini pas të ngrënit. Gjithmonë prisni të paktën 2 orë përpara se të shtriheni; Shmangni ushqimet dhe pijet që agravojnë simptomat e refluksit, siç është alkooli, pijet me përmbajtje kafeine, çajin, kafen dhe kolën; Shmangni ushqimet e pasura me yndyrë; Mundohuni që të prisni disa orë pas të ngrënit në mënyrë që të ushtroheni; Ngrini kokën e krevatit tuaj në rreth 10–15 cm nëse mundeni. Shpeshherë mjekët rekomandojnë jastëkë të ngritur që kanë tendencë që të rrisin presionin në bark; Mundohu...

Lexo më shumë      

Dispepsi (mostretja)

Termi “Dispepsi” është term laik dhe është përdorur për të mbuluar simptomat e disa kushteve të ndryshme mjekësore. Kushtet mjekësore që janë përshkruar shpesh si dispepsidhe të cilat kanë simptoma të dispepsit janë: Urthi (refluksi gastroezofageal); Ulcera; Dispepsi joulceroze (kur keni simptoma të ulceres-s, por gjatë investigimit nuk keni ulcer); Intoleranca ushqimore; Fryrja; Gëlltitja e tepruar e ajrit. Më sipër janë përmendur vetëm disa nga simptomat që janë përshkruar si dispepsi. Pjesa më e madhe e njerëzve do të vuajnë nga dispepsinga një kohë në tjetrën – p.sh. nëse ato hanë shumë shpejt, ose hanë shumë. Megjithatë, nëse keni një problem që përsëritet ose rastësisht vuani nga mostretja kur nuk e keni patur këtë problem më parë, ju duhet të shkoni tek mjeku. Cilat janë simptomat e dispepsit? Disa nga simptomat e përshkruara si mostretje janë dhimbja, parehatia ose një ndjenjë djegieje në kraharor (urth) dhe në pjesën e sipërme të barkut. Urthi është shkaktuar nga një përmbajtje e acidit në stomak,ezofagdhe ndoshta në fyt, e njohur nga mjekët si refluksi gastroezofageal. Dispepsii stomakut, nga...

Lexo më shumë