Regjistrohu/Kyçu

Dispepsi (mostretja)

Termi “Dispepsi” është term laik dhe është përdorur për të mbuluar simptomat e disa kushteve të ndryshme mjekësore.

Kushtet mjekësore që janë përshkruar shpesh si dispepsi dhe të cilat kanë simptoma të dispepsit janë:

  • Urthi (refluksi gastroezofageal);
  • Ulcera;
  • Dispepsi joulceroze (kur keni simptoma të ulceres-s, por gjatë investigimit nuk keni ulcer);
  • Intoleranca ushqimore;
  • Fryrja;
  • Gëlltitja e tepruar e ajrit.

Më sipër janë përmendur vetëm disa nga simptomat që janë përshkruar si dispepsi. Pjesa më e madhe e njerëzve do të vuajnë nga dispepsi nga një kohë në tjetrën – p.sh. nëse ato hanë shumë shpejt, ose hanë shumë. Megjithatë, nëse keni një problem që përsëritet ose rastësisht vuani nga mostretja kur nuk e keni patur këtë problem më parë, ju duhet të shkoni tek mjeku.

Cilat janë simptomat e dispepsit?

Disa nga simptomat e përshkruara si mostretje janë dhimbja, parehatia ose një ndjenjë djegieje në kraharor (urth) dhe në pjesën e sipërme të barkut. Urthi është shkaktuar nga një përmbajtje e acidit në stomak,ezofag dhe ndoshta në fyt, e njohur nga mjekët si refluksi gastroezofageal. Dispepsi i stomakut, nganjëherë është quajtur nga mjekët mostretje.

Dispepsi mund të jetë i lidhur me simptoma të gjëra siç janë:

  • Gromësirat;
  • Përzierjet;
  • Kapsllëku ose diarreja;
  • Humbja e oreksit;
  • Të vjellat; dhe
  • Parehatia në zonën e barkut.

Çfarë e shkakton dispepsin?

Disa nga shkaqet e dispepsit janë:

  • Ankthi ose stresi;
  • Të ngrënit shumë ose të ngrënit shumë shpejt;
  • Konsumimi i alkoolit gjatë të ngrënit;
  • Intoleranca e laktozës;
  • Gëlltitja e tepërt e ajrit;
  • Disa ilaçe;
  • Të ushtruarit me stomakun plot;
  • Ulcere e stomakut;
  • Sëmundjet e zorrëve dhe çrregullime të tilla si sindroma e acarimit të zorrëve dhe gastriti (inflamacion i stomakut); dhe
  • Gurët në tëmth.

Flisni me mjekun

Dispepsi zakonisht paraqet simptoma të vogla, që ndodhin herë pas here për shumicën e njerëzve. Megjithatë, ndonjëherë dispepsi mund të jetë një tregues i një gjendjeje më të rëndë. Pra, shkoni tek mjeku nëse ndonjë nga këto ndodh:

  • Dispepsi vazhdon për më shumë se disa javë;
  • Dispepsi nuk i përgjigjet trajtimit;
  • Filloni që të humbni peshë;
  • Keni përzierje ose të vjella;
  • Dispepsi është një simptom e re; ose
  • Keni dhimbje në pjesën e sipërme të barkut.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni mbi 45 vjeç dhe keni një histori të problemeve të zorrëve në familjen tuaj, veçanërisht nëse jeni duke marrë rregullisht aspirina/vrasës të dhimbjeve për trajtimin e artritit dhe pini duhan rregullisht ose konsumoni alkool.

Shkoni tek mjeku nëse përjetoni ndonjë nga më të mëposhtmet:

  • Vjellje të tejzgjatur, veçanërisht nëse jeni duke vjellë gjak;
  • Merrni frymë me vështirësi;
  • Keni dhimbje në kraharor, qafë, krahë ose shpinë; dhe
  • Keni vështirësi në gëlltitje.

Çfarë mund të bëjë mjeku juaj për t’ju ndihmuar

Nëse keni dispepsi të vazhdueshme, mjeku mund t’ju sugjerojë teste siç është endoskopia (ku një tub i gjatë kalon nëpër fytin tuaj për të parë stomakun); rrezet X të kraharorit dhe të stomakut; ose një ultratingull (që mund të diagnostikojë gurët e tëmthit).

Mjeku mund t’ju sugjerojë mjekimin e nevojshëm për trajtimin e dispepsit, mënyrat për të ndryshuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të ngrënit që duhet të shmangen.


Komentoni