Kur ju keni diabetju duhet të kujdeseni çdo ditë për këmbët tuaja. Nëse ju e bëni këtë gjë atëherë ju mund të parandaloni ndërlikime serioze. Këmbët tuaja janë në rrezik pasi diabeti mund të shkaktojë dëmtim të nervave dhe furnizimit me gjak. Dëmi është më i madh nëse: Ju keni patur diabetpër një kohë shumë të gjatë; Niveli i glukozës suaj në gjak ka qenë shumë i lartë për një kohë të gjatë; Ju pini cigare; Ju jeni inaktiv. Ekzistojnë dy lloje rreziqesh të këmbëve, rreziku i lartë dhe rreziku i ulët. Njohja e rrezikut dhe kujdesi ndaj këmbëve mund të parandalojë shumë probleme serioze madje edhe amputimin. Doktori, kirurgu podiatrik ose instruktori i diabetit mund të kryejë një kontroll të lehtë dhe pa dhimbje në këmbët tuaja për të përcaktuar nëse këmbët tuaja kanë një rrezik më të ulët apo më të lartë të zhvillimit të shumë problemeve serioze. Këmbët me rrezik të ulët -kanë një ndjenjë normale dhe një qarkullim të mirë të gjakut. Megjithatë, është e rëndësishme për të ditur që...
Lexo më shumëIlaçe të reja dhe terapitë alternative mund të ndihmojnë të reduktohen, ose eliminohen efektet anësore të kemioterapisë. Jo shumë kohë më parë, të përzierat dhe të vjellat që të gjymtojnë ishin rutinë për personat që i nënshtroheshin kemioterapisë. Por në saje të ilaçeve të reja dhe trajtimeve të tjera, nuk është më kështu. “Ne kemi bërë një përparim të madh”, thotë Dr. Karen Syrjala, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore për Kancerin në Seattle. “Ne kemi shumë më pak të përziera dhe të vjella tani, edhe pse po përdorim doza më të mëdha të kemioterapisë se më parë”. Për arsye se ne mundemi që t’i kontrollojmë efektet anësore, trajtimi i kancerit në vetvete është bërë shumë mëagresiv. Medikamentet kundër të përzierave, janë kaq të efektshme sa që ekspertët e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga trajtimi i të përzierave drejt parandalimit agresivtë tyre. Objektivi i tyre standard tashmëështë të parandalohen të përzierat para se të ndodhin dhe jo të pritet sa të fillojnë dhe pastaj të trajtohen ato. Natyrisht...
Lexo më shumëNjë biopsie mëlçisë përfshin heqjen e një kampioni të vogël të indit nga mëlçia juaj në mënyrë që ajo të ekzaminohet për anomali. Është shumë e dobishme për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë problemet e mëlçisë dhe për të përcaktuar dhe shtrirjen e dëmtimit të mëlçisë, të shkaktuar nga sëmundjekronike si hepatiti dhe nga alkoolizmi. Biopsia e mëlçisë jep një informacion më të hollësishëm lidhur me shëndetin e mëlçisë se sa mund të bëjë një analizë gjakupër funksionimin e mëlçisë dhe mund të ndihmojë të diagnostikohet shkaku i sëmundjes së mëlçisë. Mjeku juaj mund të vendosë t’ju rekomandojë njëbiopsitë mëlçisë pasi të keni bërë një testpër funksionimin jo normal të mëlçisë. Ka tre mënyra për të bërë biopsinë e mëlçisë. Ato njihen si biopsia perkutane, biopsia transvenoze dhe biopsia laparoskopike. Biopsia e mëlçisë realizohet në spital, kryesisht në bazë të një operacioni kirurgjikal në kushte ambulatore ditore. Para testi-t Meqenëse...
Lexo më shumëKy është një testi cili mund të zbulojë gjurmë të vogla të gjaku-t në jashtëqitje, gjurmë të tilla të vogla që nuk mund të shihen me sy të lirë. Testi mund të tregojë praninë e një sëmundjenë një fazë relativisht të hershme kur jashtëqitja mund të duket normale. Përdoren zakonisht dy lloje të testi-t të gjakut të fshehur në jashtëqitje, një testkimik (bazuar në reaksionin ndaj asaj pjese të hemoglobinës që mbart oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut) dhe një testimunologjik (përdorim i antitrupave që njohin hemoglobinën). Çfarë do të thotë prania e gjakut në jashtëqitje? Gjaku në jashtëqitjen tuaj tregon që ka një hemorragjidiku në sistemin tuaj të tretjes. Çdo hemorragjinga zorra ose gjakunë jashtëqitje duhet të ndiqet me kujdes nga mjeku. Ndonjëherë kjo lloj hemorragjie mund të shkaktohet nga hemorroidet, por mund të jetë edhe shenjë e njësëmundjeserioze, siç është kanceri kolorektal, prandaj është e rëndësishme të vizitoheni e ta diskutoni këtë me mjekun tuaj. Kush duhet t’i nënshtrohet këtij testi? Ky testpërdoret për ekzaminimin e kancerit të...
Lexo më shumëEzofagu është një tubqë lidh gojën me stomakun tuaj. Paretet e ezofagut janë me shumë muskuj dhe kontraktohen (shtrëngohen) ritmikisht kur ju gëlltiteni për të ndihmuar ushqimin dhe lëngjet të shkojnë në stomak. Ky veprim quhet peristalsis. Tek disa persona, këto kontraktime nuk funksionojnë siç duhet. Në këto raste, mund të nevojitet një testi njohur si manometria e ezofagut për të ndihmuar në diagnostikimin e problemit. Gëlltitja me vështirësi mund të përjetohet në qoftë se kontraktimet e ezofagut tuaj janë tepër të dobëta ose të parregullta, e ndërkaq në qoftë se kontraktimet janë tepër të forta mund të japin si rezultat dhimbje të kraharorit. Çfarë është manometria e ezofagut? Manometria e ezofagut është një testdiagnostikues të cilit ndonjëherë i referohen si një studim i funksionit ose lëvizshmërisë së ezofagut. Ai përdoret për të kontrolluar se sa mirë janë duke punuar muskujt e ezofagut si edhe për të matur forcën e sfinkterittë poshtëm të ezofagut ose “kllapës” që pengon rrjedhjen në drejtim të kundërt të ushqimit ngastomakunë ezofag. Si bëhet testi? Një...
Lexo më shumë