Studiuesit evropianë pohojnë se kanë gjetur dëshmi të drejtpërdrejta për një komponent gjenetik për çrregullimin e mangësisë së vëmendjes (ADHD), duke sfiduar pikëpamjen e mbajtur gjerësisht që gjendja është një krijim social – një koncept i krijuar nga shoqëria që jo domosdoshmërisht ekziston objektivisht. Studiuesit analizuan ADN-në tek 410 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar që kishin ADHD dhe 1156 jo të lidhur me këtë gjendje. Ato gjetën se fëmijët me ADHD kishin në mënyrë të veçantë më shumë mungesë ose dyfishim të segmenteve të ADN-së, të njohura si variante të numrave kopjues (CNV). Një rezultat është gjetur në një studim gjenetik tek 825 pacientë islandezë me ADHD dhe 35,243 kontrolle, raportuan studiuesit në revistë,The Lancet(2010; 376: 1401-8). Autorët thanë se kishin tashmë prova të qarta që CNV ishte një burim i rëndësishëm i variacionit gjenetik, dhe se kjo ishte e lidhur me çrregullime të tjera të zhvillimit neurologjik, të tilla si autizmi, skizofrenia dhe paaftësia intelektuale. Hetime të mëtejshme të CNV-së duhet të jenë prioritet, dhe gjetjet paraqesin ...
Lexo më shumëADHD-ja është një gjendjekronike (që zgjat tërë jetën) që mund të ketë impakt serioz në jetën e fëmijëve të prekur, tek prindërit dhe familjet. ADHD-ja është më shumë e zakonshme tek djemtë sesa tek vajzat dhe mund të zgjasë deri në moshë të rritur. Në përgjithësi, aftësia për të kontrolluar simptomat si impulsiviteti përmirësohet me kalimin e kohës por jo çdokush me ADHD mund të rritet duke e shmangur atë. Herë pas here shumica e fëmijëve nuk tregojnë vëmendje ose duken “hiperaktivë”, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë ADHD. Shpesh, shumë njerëz janë impulsivë dhe kjo është pjesë normale e personalitetit të tyre. Që të diagnostikohet ADHD-ja, fëmija duhet të ketë probleme serioze dhe në vazhdimësi—p.sh. në shtëpi dhe në shkollë. ADHD-ja është një gjendjekontraversale në të cilin disa njerëz ndihen rregullisht të “mbi medikamentizuar” për sjelljen e keqe, ndërsa disa të tjerë ndihen si të “penalizuar” për sjelljen e keqe kur ata duhet të ishin trajtuar për çrregullime. Meqenëse ADHD-ja mund të ...
Lexo më shumëKrizat febrile janë të zakonshme tek fëmijët, kryesisht tek bebet. Ato prekin rreth 2-4% të fëmijëve dhe përgjithësisht shfaqen midis moshave 3 muajsh deri në 6 vjeç. Tek fëmijët e prekur shpesh ekzistojnë edhe histori familjare. Kriza febrile, që quhet edhe konvulison febrillidhet me faktin se sa shpejt rritet dhe bie temperatura tek fëmijët. Më së shumti, shumë fëmijë përjetojnë kriza febrile përpara se dikush ta kuptojë se fëmija katemperaturë. Pavarësisht frikës dhe provave, në përgjithësi këto kriza febrile nuk zgjasin shumë dhe rreziku që ato të shkaktojnë dëme është i pakët. Në mënyrën klasike, kriza fillon me një ndryshim të nivelit të koshiencës së fëmijës, shpesh me rrotullime të syve. Më tej kjo mund të vazhdojë me një rëndim të trupit dhe të gjymtyrëve, përfshirë kërcitjen e dhëmbëve, gjendje që përsëritet dhe që shoqërohet edhe me lëvizje të pavullnetshme e më pas me qetësime të përkohshme. Këto zakonisht zgjasin më pak se 15 minuta, por për ata që vëzhgojnë fëmijën është një kohë më e gjatë. Është e ...
Lexo më shumëSi e gjithë pjesa e trupit, edhe truri ndryshon me kalimin e viteve (moshën). Shkencëtarët janë duke hedhur dritë mbi disa nga proceset që ndodhen prapa këtyre ndryshimeve dhe për të zbulur ndryshimet ndërmjet moshës normale dhe demencës. Çfarë i ndodh trurit tonë me plakjen? Truri jonë përmban biliona qeliza nervore (neurone) të grupuara në rajone specifike që kontrollojnë të gjithë procesin tonë mendor dhe fizik. Shkencëtarët kanë thënë që një pjesë të mirë të këtyre neuroneve ne e humbasim me moshën. Ato gjithashtu besonin se kompleksi i këtyre neuroneve ishte i pashmangshëm me rritjen e moshës. Truri ndryshon me moshën, por në pjesën më të madhe të rasteve këto ndryshime janë më delikate sesa ishin menduar. Ndryshimet përfshijnë: Tkurrje të disa neuroneve; Humbjen e elasticitetit (aftësinë për të korrigjuar lidhjet ndërmjet neuroneve); dhe Dëmtimet nga radikalet e lira(molekulat që reagojnë lehtë me molekulat e tjera, duke dëmtuar qelizat në trup). Zona të caktuara të trurit janë më të prekshme ndaj këtyre ndryshimeve në krahasim me të tjerat. Zonat më në rrezik janë ato që përfshi...
Lexo më shumëSëmundja koronare arteriale–sëmundja që shkakton atakun e zemrës–është akoma një ndër shkaqet kryesore të vdekjes dhe të aftësisë së kufizuar. Ndërkohë që ekzistojnë disa faktorë, siç është mosha dhe historia familjare, që nuk mund të ndryshohen, ekzistojnë dhe një sërë faktorësh të tjerë që mund të modifikohen dhe që ndihmojnë për të mbajtur zemrën e shëndetshme ndërkohë që vitet kalojnë. Një jetesë e shëndetshme (p.sh. mos pirja e duhanit; ngrënia e një diete të pakët në yndyra; të ushtruarit; mbajtja e një peshe të shëndetshme) mund të mbrojë zemrën dhe ju bën që të ndiheni më mirë për një kohë të gjatë. Bërja e disa ndryshimeve pozitive në jetën tuaj mund të ndihmojë në stabilizimin e sëmundjes së zemrës në ato që e kanë këtë sëmundjedhe në reduktimin e rrezikut për sëmundjetë mëtejshme të zemrës. Më poshtë do të gjenidisa hapa që ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës. 1. Ndaloni duhanin Duhani nuk është vetëm shkaku madhor i sëmundjes koronare të zemrës, por gj...
Lexo më shumë