Regjistrohu/Kyçu

Plakja e trurit dhe demenca

Si e gjithë pjesa e trupit, edhe truri ndryshon me kalimin e viteve (moshën). Shkencëtarët janë duke hedhur dritë mbi disa nga proceset që ndodhen prapa këtyre ndryshimeve dhe për të zbulur ndryshimet ndërmjet moshës normale dhe demencës.

Çfarë i ndodh trurit tonë me plakjen?

Truri jonë përmban biliona qeliza nervore (neurone) të grupuara në rajone specifike që kontrollojnë të gjithë procesin tonë mendor dhe fizik.

Shkencëtarët kanë thënë që një pjesë të mirë të këtyre neuroneve ne e humbasim me moshën. Ato gjithashtu besonin se kompleksi i këtyre neuroneve ishte i pashmangshëm  me rritjen e moshës.

Truri ndryshon me moshën, por në pjesën më të madhe të rasteve këto ndryshime janë më delikate sesa ishin menduar. Ndryshimet përfshijnë:

  • Tkurrje të disa neuroneve;
  • Humbjen e elasticitetit (aftësinë për të korrigjuar lidhjet ndërmjet neuroneve); dhe
  • Dëmtimet nga radikalet e lira (molekulat që reagojnë lehtë me molekulat e tjera, duke dëmtuar qelizat në trup).

Zona të caktuara të trurit janë më të prekshme ndaj këtyre ndryshimeve në krahasim me të tjerat. Zonat më në rrezik janë ato që përfshijnë memorien, të mësuarit dhe aktivitetet mendore komplekse siç është planifikimi.

Si ndikojnë këto ndryshime tek ne?

Njerëzit ndryshojnë nga mënyra sesi ato janë të prekur nga plakja. Shumë njerëz të moshuar vënë re vetëm një reduktim të vogël në aftësinë e tyre për të mësuar gjëra të reja, për të mbajtur mend, planifikuar dhe marrë vendime. Atyre mund t’ju duhet më shumë kohë për të plotësuar detyra të vëshira, ndërkohë që kur ishin të rinj i bënin në mënyrë më të thjeshtë. Nga ana tjetër, me plakjen, ato shpesh përmirësojnë fjalorin dhe njohuri të tjera të përgjithshme.

Cila është diferenca ndërmjet plakjes normale dhe demencës?

Demenca është emri që i vihet një sërë gjendjeve që shkaktojnë humbje të fortë memorieje, ndryshimeve të personalitetit dhe ndryshimeve në jetën e përditshme. Sëmundja Alzheimer është lloji më i zakonshëm i demencës. Lloji i dytë më i zakonshëm është demenca vaskulare, në të cilën qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet.

Shenjat e hershme të demencës mund të përfshijnë një paaftësi për të mësuar gjëra të reja dhe për të mbajtur mend informacione të reja. Paaftësia mendore mund të zhvillohet me kalimin e muajve deri në kalimin e viteve dhe shkakton probleme me të menduarin, gjykimin dhe aftësinë për performuar detyrat e përditshme. Ashtu sikundër edhe kjo, edhe personaliteti dhe sjellja e një personi mund të ndryshojë.

Nëse ju ose dikush që ju njihni është duke përjetuar këto simptoma, është e rëndësishme që të kërkohet këshilla mjekësore. Mjeku juaj do të vlerësojë situatën dhe do të kërkojë që të kontrollojë gjendjen që shkakton simptoma të njëjta me depresionin, mungesën ushqimore dhe me reagimet ndaj ilaçeve të caktuara. Nëse diagnostikohet demenca, mjeku juaj do të jetë në gjendje për t’ju këshilluar trajtimin më të përshtatshëm.


Komentoni