Një mamogramë është një ekzaminim me rreze X në dozëtë ulët i gjirit, që mund të kryhet për të ndihmuar zbulimin dhe diagnostikimin e kancerit të gjirit. Mamogramat ekzaminuese Mamogramat ekzaminuese kryhen tek gratë të cilat nuk kanë ndonjësimptomëtë kancerit të gjirit, si një mënyrë për zbulimin e kancerit të gjirit në faza të hershme, atëherë kur trajtimi ka më shumë të ngjarë që të jetë i suksesshëm. Mamogramat ekzaminuese mund të zbulojnë kancerin e gjirit në rastet kur ai është shumë i vogël dhe nuk ndjehet si një gungë në gji. Rekomandime për mamografinë ekzaminuese Gratë e moshave midis 50 dhe 69 vjeç inkurajohen që t’iu nënshtrohen mamogramave ekzaminuese çdo 2 vjet. Kjo sepse mosha në rritjeështë faktori më i madh i riskut për kancerin e gjirit dhe 75% e rasteve të kancerit të gjirit janë vërejtur tek gratë me moshë mbi 50 vjeç. Gratë e moshave 40 deri 49 vjeç, duhet gjithashtu t’u nënshtrohen mamogramave. Megjithatë provat tregojnë që dobitë nga mamografia tek gratë e kësaj grupmoshe nuk janë aq të mëdha, saqë të inkurajohen të gjitha gra...
Lexo më shumëMyku vaginalështë një infeksion i zakonshëm i shkaktuar ngaCandida albicans. Një emër tjetër për mykun vaginalështë kandidozë. Simptomat e mykut vaginal Këto janë simptomat e lidhura me mykun vaginal: Kruarja gjenitale – kjo është simptoma më e zakonshme e mykut, veçanërisht nëse përkeqësohet përpara periodave tuaja; Djegia e vaginës gjatë ose pas seksit; Shkarkimi anormal– zakonisht i trashë dhe i bardhë; Ndryshimet në erën e sekrecioneve vaginale; Skuqja dhe inflamimi i vulvës; Parehatia gjatë urinimit; Dhimbja – veçanërisht nëse myku nuk menaxhohet siç duhet; dhe Prania e pikave të vogla e të bardha në murin vaginal. Diagnostikimi i mykut vaginal Diagnoza e mykut vaginalshpesh është bazuar tek simptomat. Megjithatë, ekzistojnë shumë gjendje të tjera të vaginës dhe vulvës që kanë simptoma të njëjta me mykun. Kështu që nëse ekziston një dyshim i vogël rreth diagnozës, është e rëndësishme që mjeku të marrë një mostër vaginale dhe ta dërgojë atë për analizë,përpara se trajtimi të fillojë. Trajtimi i mykut vaginal Një trajtim një javor me një krem të quajtur a...
Lexo më shumëMë shumë dëshmi kanë dalë në lidhje me sëmundjen Crohn tek fëmijët që pësojnë ndryshime në bakteret dhe në organizmat e tjera në zorrë. Kjo mund të jetë një pasojë e përdorimit të antibiotikëve. Sëmundja Crohn është një lloj sëmundjeje inflamatore e zorrëve (IBD), një gjendje kronike (afatgjatë) në të cilën muri i zorrëve inflamohet. Një studim i madh danez është i pari që tregon një lidhje të fortë ndërmjet marrjes së antibiotikëve dhe zhvillimit të IBD-së, specifikisht sëmundja Crohn në fëmijëri. Studimi ndoqi më shumë se gjysmë milioni fëmijë të lindur në periudhën 8 vjeçare (1995 – 2003). U zbulua se fëmijët që kishin marrë antibiotikë e kishin të dyfishuar rrezikun e të zhvilluarit të IBD-së në krahasim me mospërdoruesit e antibiotikëve. Kërkuesit zbuluan se fëmijët e kishin 12 % në rritjerrezikun e IBD-së për çdo marrje antibiotiku, dhe rreziku ishte më i lartë në tre muajt e parë. Studiuesit u shprehën se “me shumë gjasa nuk ishte efekti alternues i antibiotikëve në zorrën e trashë që shkaktoi sëmundje...
Lexo më shumëPolipi i zorrëve është një mbirritje e indeve nga muri i zorrëve ose zorrës së trashë. Polipet mund të ndryshojnë në masë. Ka shumë lloje polipesh të zorrës së trashë, disa nga të cilat nuk bartin potencial për zhvillimin e kancerit dhe disa që e bartin atë. Polipet e zorrëve mund të jenë të vetme ose të shumëfishta, shumë të vogla në masë, mund të rriten 2 centimetra në diametër ose edhe më të mëdha. Ato janë më të zakonshme në vendet perëndimore. Adenoma dhe polipi hiperplastik Dy llojet më të zakonshme të polipeve janë adenoma dhe polipet hiperplastike. Adenoma kolonike është më e zakonshme në njerëzit më të moshuar. Mjekët besojnë se ato përfaqësojnë një rrezik në rritjetë kancerit kolorektal, dhe gjithashtu ato besojnë se vetëm një numër i vogël i adenomave mund të zhvillohet në kancer. Polipet hiperplastike nuk zhvillojnë një rrezik për kancerin kolorektal, ato mundet që ndonjëherë të mbajnë adenoma, veçanërisht nëse polipet hiperplastike janë të mëdha. Çfarë e shkakton polipin e zorrëve? Shkaku i polipit të zorrëve është i...
Lexo më shumëShumë njerëz mbi moshën 50 vjeçare kanë divertikula në zorrën e tyre (zorrën e poshtme). Zakonisht divertikula nuk shkakton probleme serioze. Megjithatë një në pesë njerëz do të përjetojnë disa simptoma, të cilët janë klasifikuar si të zhvilluarit e sëmundjes divertikulare. Zakonisht është besuar se shkaku kryesor i divertikulës është dieta moderne perëndimore. Kjo gjendje është e rrallë në njerëzit që konsumojnë një dietëvegjetariane, me sasi të madhe fibrash. Njerëzit, dieta e të cilëve është e ulët në fibrakanë tendencë që të zhvillojnëpresiontë lartë brenda zorrëve. Sëmundja divertikulare mund të prodhojë simptoma dhimbjeje dhe gjakderdhjeje. Nëse infeksioni zhvillohet në divertikulum, gjendja është quajtur divertikulit. Personi i infektuar mund të jetë seriozisht i sëmurë me dhimbje serioze dhe temperaturëtë lartë. Trajtimi me antibiotikë është i nevojshëm kur ndodh divertikuliti. Trajtimi kryesor për sëmundjen divertikulare të thjeshtë kërkon një vëmendje të caktuar diete, të pasur me fibradhe duke shmangur kapsllëkun. Nëse një person pëson atak të dive...
Lexo më shumë