Një mamogramë është një ekzaminim me rreze X në dozë të ulët i gjirit, që mund të kryhet për të ndihmuar zbulimin dhe diagnostikimin e kancerit të gjirit.
Mamogramat ekzaminuese kryhen tek gratë të cilat nuk kanë ndonjë simptomë të kancerit të gjirit, si një mënyrë për zbulimin e kancerit të gjirit në faza të hershme, atëherë kur trajtimi ka më shumë të ngjarë që të jetë i suksesshëm. Mamogramat ekzaminuese mund të zbulojnë kancerin e gjirit në rastet kur ai është shumë i vogël dhe nuk ndjehet si një gungë në gji.
Gratë e moshave midis 50 dhe 69 vjeç inkurajohen që t’iu nënshtrohen mamogramave ekzaminuese çdo 2 vjet. Kjo sepse mosha në rritje është faktori më i madh i riskut për kancerin e gjirit dhe 75% e rasteve të kancerit të gjirit janë vërejtur tek gratë me moshë mbi 50 vjeç.
Gratë e moshave 40 deri 49 vjeç, duhet gjithashtu t’u nënshtrohen mamogramave. Megjithatë provat tregojnë që dobitë nga mamografia tek gratë e kësaj grupmoshe nuk janë aq të mëdha, saqë të inkurajohen të gjitha gratë 40-49 vjeç të bëjnë mamograma të rregullta ekzaminuese.
Gratë 70 veç e lart duhet të diskutojnë me mjekun e tyre para se të vendosin të kryejnë një mamogramë.
Mamogramat e rregullta ekzaminuese nuk rekomandohen për gratë më të reja se 40 vjeç. Mamogramat ekzaminuese janë më pak të besueshme tek gratë më të reja se 40 vjeç për shkak se dendësia e indit të gjinjve të tyre e bën të vështirë zbulimin e kacerit të gjirit. Gjithashtu, ka një risk më të ulët për kancer të gjirit tek gratë e kësaj moshe, krahasuar me gra më të moshuara.
Imazheria me rezonancë magnetike përdoret edhe ajo për të ekzaminuar disa gra, në veçanti ato me moshë nën 50 vjeç të cilat kanë një risk gjenetik për të pasur kancerin e gjirit.
Ndryshimet në gjinjtë tuaj |
Natyrisht, gratë e çfarëdo moshe të cilat vënë re ndonjë ndryshim në gjinjtë e tyre duhet të vizitohen nga mjeku i tyre. Ndryshimet mund të jenë:
Gjithashtu, duhet të vizitoheni tek mjeku nëse jeni e shqetësuar për rrezikun individual për kancerin e gjinjve. |
Mamogramat diagnostikuese janë një radiografi më komplekse me rreze X e gjirit, e kryer si pjesë e investigimit për një problem të gjinjve, siç është një gungë në gjinj, dhimbje, ndryshim i lëkurës apo shkarkim nga thimthat.
Mamogramat diagnostikuese kryen gjithashtu për të vlerësuar më tej çdo lloj anomalie që mund të jetë zbuluar gjatë një mamograme ekzaminuese.
Rreziqet që shoqërojnë një mamogramë përfshijnë:
Sidoqoftë, për shumicën e grave dobitë nga mamogramat janë më të mëdha se sa risku.
Aparaturat moderne të mamografisë përdorin sasinë më të ulët të mundshme të rrezatimit, pra kemi një ekspozim minimal ndaj rrezatimit.
Ndërsa rezultatet pozitive të rreme shoqërohen me stresin dhe ankthin dhe nevojën për testim të mëtejshëm, është e rëndësishme të mbahet parasysh që shumica e rezultateve anormale të para në mamogramat, nuk janë kancer.
Pasja e një mamograme anormale natyrisht është një përvojë shqetësuese. Por është e rëndësishme të kini parasysh se shumica e mamogramave nuk tregojnë një kancer të gjirit.
Një numër gjërash veç kancerit, të cilat mund të prodhojnë një anomali në mamogramën tuaj janë:
Në qoftë se mamograma juaj është anormale do të duhen teste të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të anomalisë.
Mund të nevojiten mamograma të tjera, shqyrtimi më nga afër i vendit të anomalisë. Ndonjëherë nevojitet një skanim me ultratinguj i gjirit. Ky test pa dhimbje mund të ndihmojë në qoftë se janë të pranishëm cistet.
Mund të nevojiten kampione të indit të gjirit për ekzaminim me mikroskop. Këto kampione merren me një larmi mënyrash.
Të gjitha këto procedura janë relativisht pa dhimbje dhe synojnë të eliminojnë mundësinë e kancerit të gjirit. Në qoftë se gjendet që ju keni kanceri të gjirit, zbulimi i hershëm dhe heqja e tij i rrisin më së shumti shanset tuaja për një shërim të plotë.
Komentoni