Regjistrohu/Kyçu

Divertikula

Shumë njerëz mbi moshën 50 vjeçare kanë divertikula në zorrën e tyre (zorrën e poshtme). Zakonisht divertikula nuk shkakton probleme serioze. Megjithatë një në pesë njerëz do të përjetojnë disa simptoma, të cilët janë klasifikuar si të zhvilluarit e sëmundjes divertikulare.

Zakonisht është besuar se shkaku kryesor i divertikulës është dieta moderne perëndimore. Kjo gjendje është e rrallë në njerëzit që konsumojnë një dietë vegjetariane, me sasi të madhe fibrash. Njerëzit, dieta e të cilëve është e ulët në fibra kanë tendencë që të zhvillojnë presion të lartë brenda zorrëve.

Sëmundja divertikulare mund të prodhojë simptoma dhimbjeje dhe gjakderdhjeje. Nëse infeksioni zhvillohet në divertikulum, gjendja është quajtur divertikulit. Personi i infektuar mund të jetë seriozisht i sëmurë me dhimbje serioze dhe temperaturë të lartë. Trajtimi me antibiotikë është i nevojshëm kur ndodh divertikuliti.

Trajtimi kryesor për sëmundjen divertikulare të thjeshtë kërkon një vëmendje të caktuar diete, të pasur me fibra dhe duke shmangur kapsllëkun. Nëse një person pëson atak të divertikulitit, dhe divertikula është lokalizuar në seksione të caktuara të zorrëve, mund të ndihmojë shumë kirurgjia.

Diagnostikimi i sëmundjes divertikulare është bërë nëpërmjet rrezeve X ose ekzaminimit direkt  nëpërmjet teleskopit, një instrumenti të quajtur kolonoskop. Këto teste janë shumë të rëndësishme sepse simptomat e sëmundjes divertikulare ngjajnë me kancerin e zorrëve, që është më serioz dhe bëhet me moshën shumë i zakonshëm.


Komentoni