Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja Crohn në fëmijëri lidhet me përdorimin e antibiotikëve

Më shumë dëshmi kanë dalë në lidhje me sëmundjen Crohn tek fëmijët që pësojnë ndryshime në bakteret dhe në organizmat e tjera në zorrë. Kjo mund të jetë një pasojë e përdorimit të antibiotikëve.

Sëmundja Crohn është një lloj sëmundjeje inflamatore e zorrëve (IBD), një gjendje kronike (afatgjatë) në të cilën muri i zorrëve inflamohet.

Një studim i madh danez është i pari që tregon një lidhje të fortë ndërmjet marrjes së antibiotikëve dhe zhvillimit të IBD-së, specifikisht sëmundja Crohn në fëmijëri.

Studimi ndoqi më shumë se gjysmë milioni fëmijë të lindur në periudhën 8 vjeçare (1995 – 2003). U zbulua se fëmijët që kishin marrë antibiotikë e kishin të dyfishuar rrezikun e të zhvilluarit të IBD-së në krahasim me mospërdoruesit e antibiotikëve.

Kërkuesit zbuluan se fëmijët e kishin 12 % në rritje rrezikun e IBD-së për çdo marrje antibiotiku, dhe rreziku ishte më i lartë në tre muajt e parë.

Studiuesit u shprehën se “me shumë gjasa nuk ishte efekti alternues i antibiotikëve në zorrën e trashë që shkaktoi sëmundjen Crohn, por ishin efektet alternuese që lejuan zhvillimin e baktereve dhe organizmave të tjera dhe duke u shumëzuar e bënë të mundur shkaktimin e sëmundjes Crohn tek njerëzit që janë më të cënuar gjenetikisht”.


Komentoni