Regjistrohu/Kyçu

Myku vaginal: Simptomat, diagnostikimi dhe trajtimi

Myku vaginal është një infeksion i zakonshëm i shkaktuar nga Candida albicans. Një emër tjetër për mykun vaginal është kandidozë.

Simptomat e mykut vaginal

Këto janë simptomat e lidhura me mykun vaginal:

  • Kruarja gjenitale – kjo është simptoma më e zakonshme e mykut, veçanërisht nëse përkeqësohet përpara periodave tuaja;
  • Djegia e vaginës gjatë ose pas seksit;
  • Shkarkimi anormal – zakonisht i trashë dhe i bardhë;
  • Ndryshimet në erën e sekrecioneve vaginale;
  • Skuqja dhe inflamimi i vulvës;
  • Parehatia gjatë urinimit;
  • Dhimbja – veçanërisht nëse myku nuk menaxhohet siç duhet; dhe
  • Prania e pikave të vogla e të bardha në murin vaginal.

Diagnostikimi i mykut vaginal

Diagnoza e mykut vaginal shpesh është bazuar tek simptomat. Megjithatë, ekzistojnë shumë gjendje të tjera të vaginës dhe vulvës që kanë simptoma të njëjta me mykun. Kështu që nëse ekziston një dyshim i vogël rreth diagnozës, është e rëndësishme që mjeku të marrë një mostër vaginale dhe ta dërgojë atë për analizë, përpara se trajtimi të fillojë.

Trajtimi i mykut vaginal

Një trajtim një javor me një krem të quajtur antikandida (që përfshihet në grupin e ilaçeve të quajtura azoles) aplikohet çdo natë në vaginë dhe është një ndër kremrat më efektivë të mykut vaginal. Edhe nëse ju vijnë periodat, ju akoma mund ti përdorni këto kremra. Kremrat janë të pranishme në farmaci dhe mund të përdoren për të trajtuar një zonë të izoluar myku, që shpesh ndodh më shumë se njëherë në vit.

Myku vaginal mundet që të trajtohet edhe me tabletat orale antimykotike, por këto zakonisht janë marrë për rastet më të vështira dhe duhen marrë nën mbikqyrjen e mjekut. Shembuj të tabletave antimykotike janë: canesoral dhe diflucan (këto janë ilaçe të markës fluconazole dhe nuk duhen marrë nga gratë shtatzëna).

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore?

Ju duhet të shkoni tek doktori, nëse:

  • Nëse është hera e parë që po përjetoni simptoma të mykut;
  • Nuk jeni të sigurt se problemi që keni është myk;
  • Ky është infeksioni i dytë që keni në më pak se një vit;
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • Nuk po i përgjigjeni (reagoni) trajtimit.

Nëse ripërsëritja e simptomave ndodh në më pak se një vit, ose nëse përgjigjja juaj ndaj trajtimit është e pakënaqshme, mos bëni vetëtrajtim pasi ju rrezikoni për një sëmundje kronike (të vazhdueshme). Kur ju shkoni tek mjeku, sigurohuni që ai të bëjë diagnozën e një mostre, që dërgohet më pas në laborator.

Si e marr unë mykun vaginal?

Myku hyn në trup nëpërmjet ushqimit që hani. Ai mund të jetojë në zorrën tuaj pa shkaktuar asnjë problem. Ai përhapet në vaginë nga anusi nëpërmjet perineumit (zona ndërmjet anusit dhe vaginës ). Kjo është quajtur përhapje perineale. Vetëm Candida albicans shkakton simptoma të mykut vaginal.

Gratë janë më shumë të ekspozuara ndaj mykut vaginal ndërmjet periudhës së pubertet-it dhe menopauzë-s, nën influencën e hormonit estrogjen, pasi qelizat vaginale janë më shumë të tërhequra ndaj sheqerit. Kjo është edhe arsyeja se përse myku vaginal është shumë i rrallë përpara pubertet-it, në gratë që ushqejnë me gji (që kanë pamjaftueshmëri estrogjeni) dhe pas menopauzë-s (përveç nëse gratë janë në terapinë e zëvendësimit të hormoneve ose kanë diabet).

Si të shmangni marrjen e mykut

Ndryshime të shumta jetese janë sugjeruar për parandalimin e mykut. Kjo do të thotë: shmangie e sheqernave dhe masave të tjera dietike, shmangie të rrobave të ngushta dhe ndryshim të praktikave seksuale.Candida albicans nuk transmetohet seksualisht.

Në kundërshtim me besimin popullor, pilulat kontraceptive orale nuk bëjnë asnjë ndryshim të rëndësishëm për shanset e një gruaje ndaj marrjes së mykut vaginal. Veprimi afatgjatë i kontraceptivëve progestogjen Depo-Provera (injeksion) dhe Implanon (implant), ul rrezikun e mykut vaginal, sepse ato shtypin prodhimin ovarian të estrogjenit dhe nuk përmbajnë vetë estrogjenin. Të ushqyerit me gji ka të njëjtin efekt dhe kjo është edhe arsyeja se pse myku është i rrallë në gratë që ushqejnë me gji.

Çfarë ndodh nëse myku rikthehet?

Një pakicë grash do të marrin mykun vaginal dy herë në vit ose më shumë. Kjo quhet candidiasis i përsëritur dhe menaxhohet mirë nga një mjek me një interes të veçantë në këtë fushë. Nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një specialist. Shumë mjekë të përgjithshëm kanë një interes të veçantë në çështjet e shëndetit të grave dhe kanë shumë njohuri në lidhje me këtë gjendje.

Nëse po ju përsëritet myku vaginal, asnjëherë nuk duhet ta vetëtrajtoni atë. Opsionet e trajtimeve të mykut vaginal përfshijnë:

  • Kombinimin e terapisë orale dhe vaginale – kjo do të thotë marrjen e tabletave (p.sh. kapsulat fluconazole siç janë canesoral ose diflucan) ose përdorimi i kremrave antikandida (të paktën 6 muaj trajtim me nizoral (ketaconazole), diflucan (fluconazole) ose sporanox (itraconazole);
  • Një ndryshim nga kontraceptiv në Depo Provera ose Implanon; dhe
  • Një ndryshim në dozën e estrogjenit tek gratë që marrin terapinë e zëvendësimit të hormoneve (TZH).

Myku nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Në përgjithësi, asnjë përfitim nuk ka ardhur nga trajtimi i partnerit të gruas me ripërsëritjen e mykut vaginal. Vetëm në rrethana specifike kur janë marrë mostra vaginale dhe Candida albicans është konfirmuar, trajtimi është i rekomanduar për meshkujt.


Ela 15/03/2023

Pershendetje qfare mund te perdor per mykun vaginal ju lutem se me perseritet shpesh

suada 05/11/2017

pershendetje dashta te di a mundem te perdori ndonje ilaq prej ketyre qe ikeni shenuar pa recepten e mjekut kam dyshime ne mykun ne vagin

Komentoni