Depresioni është një ndjenjë më e fortë sesa të ndjerit të lodhur dhe të pa motivuar. Është një procesnatyral që njeriu herë pas here të ndihet i lodhur, i humbur ose i stresuar. Disa njerëz i referohen kësaj gjendjeje si “të përjetuarit e depresionit”. Megjithatë, nëse këto ndjenja janë të vazhdueshme për shumë javë dhe muaj dhe nëse ju privojnë nga shijimi ose kryerja e aktiviteteve, është shumë normale që të keni depresion. Depresioni është një sëmundjeserioze që ka një ndikim të madh në jetën tuaj të përditshme. Në mbarë botën, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë. Depresioni është një faktor rreziku për vetëdëmtim dhe vetëvrasje dhe për sëmundjen koronare të zemrës. Sa i zakonshëm është depresioni? Depresioni është shumë i zakonshëm. Në një mesatare, një në 6 njerëz do të përjetojnë depresionin. Kështu që nëse keni depresion, ju nuk jeni vetëm. Cilat janë simptomat e depresionit? Simptomat e depresionit Simptomat kryesore Simptoma të tjera Të ndjerit në depresion, të palumt...
Lexo më shumëAntidepresanti triciklik, i quajtur kështu për strukturën kimike (3 unazat), hyri në përdorim të gjerë në vitin 1950. Llojet më të zakonshme të triciklikëve janë imipramine (p.sh. Tofranil); nortriptyline (p.sh. Allegron); amitriptyline (p.sh. Endep); dothiepin (ps.h. Prothiaden); clomipramine (p.sh. Anafranil); trimipramine (p.sh. Surmontil); dhe doxepin(p.sh. Sinequan). Mund të ekzistojnë disa dëshmi se antidepresantët triciklikë janë më efektivë për njerëzit me depresiontë rëndë krahasuar me ato medepresiontë butë në të moderuar, por ato gjithashtu janë dhënë si kombinime SSRI dhe ndonjëherë janë përdorur në çrregullimet panike, çrregullimet obsesive kompulsive dhe në trajtimin e migrenës dhe dhimbjet kronike. Ato mund të prodhojnë qetësim, kështu që ndonjëherë ato janë marrë në kohën e gjumit për të ndihmuar për fjetjen dhe për të minimizuar përgjumjen përgjatë ditës. Si funksionojnë ato Këto ilaçe lejojnë më shumë kimikatet e trurit, serotinën dhe noradrenalinën që të jenë të pranishme në qelizat nervore. Këto ndihmojnë sinjalet nervore në tru që të jenë normale d...
Lexo më shumëTë varurit nga TV-ja janë më të prirur ndaj të zhvilluarit të depresionit, në bazë të një studimi amerikan të 50,000 grave, ndaj të cilave 6500 zhvillojnë këtë gjendje. Gratë që në 1992, kishin parë TV për 21 orë ose më shumë në javë kishin një rritjerreziku me 13 % ndaj të zhvilluarit të depresionit krahasuar me ato që shihnin më pak se një orë në javë. Ato të cilat kryenin aktivitet fizik më shumë se 90 minuta në ditë gjithashtu kishin një rrezik më të ulët ndaj të zhvilluarit të depresionit, krahasuar me ato që ishin aktive në më pak se 10 minuta në ditë....
Lexo më shumëKanabis u referohet produkteve të bimëve si kanabis sativa, të njohura gjithashtu si marijuanë dhe hashash (pavarësisht nga cila pjesë e bimëve është përdorur). Kanabisi është gjerësisht i disponueshëm për përdorim si një drogërekreative. Ai është marrë zakonisht nga përzierja me duhanin. Ajo gjithashtu mund të gatuhet në ushqim dhe të hahet. Sa njerëz e përdorin kanabisin? Kanabisi është droga më e përdorur. Një studim i fundit përcaktoi se rreth 30 % e popullsisë së përgjithshme e kishte provuar kanabisin. Ndërmjet njerëzve nën moshën 35 vjeçare, rreth 50 % e kishin provuar atë dhe 28 % e kishin përdorur atë në vitet e fundit. Si ndikon kanabisi në tru? Kanabisi përmban një kimikat të quajtur THC. THC është një substancë psiko-aktive. Kjo do të thotë se udhëton nga gjakupër në tru, duke ndërprerë funksionet normale dhe duke shkaktuar efekte të caktuara intoksikuese. Disa nga këto efekte mund të jenë të kënaqshme, disa të tjera jo. Pjesa më e madhe e këtyre efekteve janë afatshkurtëra; disa mund të jenë afatgjata. Cilat janë efektet e kanabisit? Efektet e zakonshme janë ndjenja e relaksimit dhe e mi...
Lexo më shumëKërkimet tegojnë se fëmijët me çrregullime vëmendjeje, deficitesh dhe hiperaktiviteti (ADHD) mund të jenë nën një rrezik në rritjepër depresiondhe vetëvrasje (Arch Gen Psychiatry2010; 67: 1044-51). Krahasuar me moshatarët, fëmijët që janë diagnostikuar me ADHD në moshën 4 – 6 vjeç kanë 4 herë më shumë në rrezik depresioni dhe 3 herë më shumë në rrezik për tentativë për vetëvrasje në adoleshencë. Kërkimet e bëra në dy grupe fëmijësh në SHBA – 125 me ADHD të hershme dhe 123 të kontrolluar që nuk kishin ADHD – në moshën 18 vjeçare gjatë studimit, treguan se 18 % e atyre me hershmëri të ADHD-së kishin bërë të paktën një herë tentativë për vetëvrasje krahasuar me 6 % të grupit tjetër të kontrollit. Ata që kanë patur çrregullime sjelljeje dhe çrregullimeemocionale në fëmijëri, si depresion, ankth, çrregullime sfiduese kundërvënëse ose çrregullime sjelljeje, kanë më shumë shanse që të përballen me depresionin në adoleshencë. Studimet tregojnë se të paturite prindit femër në adoleshencëme depresion, rrit rrezikun...
Lexo më shumë