Regjistrohu/Kyçu

Antidepresantët triciklikë

Antidepresanti triciklik, i quajtur kështu për strukturën kimike (3 unazat), hyri në përdorim të gjerë në vitin 1950.

Llojet më të zakonshme të triciklikëve janë imipramine (p.sh. Tofranil); nortriptyline (p.sh. Allegron); amitriptyline (p.sh. Endep); dothiepin (ps.h. Prothiaden); clomipramine (p.sh. Anafranil); trimipramine (p.sh. Surmontil); dhe doxepin (p.sh. Sinequan).

Mund të ekzistojnë disa dëshmi se antidepresantët triciklikë janë më efektivë për njerëzit me depresion të rëndë krahasuar me ato me depresion të butë në të moderuar, por ato gjithashtu janë dhënë si kombinime SSRI dhe ndonjëherë janë përdorur në çrregullimet panike, çrregullimet obsesive kompulsive dhe në trajtimin e migrenës dhe dhimbjet kronike. Ato mund të prodhojnë qetësim, kështu që ndonjëherë ato janë marrë në kohën e gjumit për të ndihmuar për fjetjen dhe për të minimizuar përgjumjen përgjatë ditës.

Si funksionojnë ato

Këto ilaçe lejojnë më shumë kimikatet e trurit, serotinën dhe noradrenalinën që të jenë të pranishme në qelizat nervore. Këto ndihmojnë sinjalet nervore në tru që të jenë normale dhe në këtë mënyrë lirojnë depresionin.

Fatkeqësisht, ashtu sikundër bëhet më shumë serotinë dhe noradrenalinë e pranishme, antidepresantët triciklikë gjithashtu prekin sasinë e kimikateve të tjera të cilat janë të përfshira në sistemet e tjera sinjalizuese të nervave që janë përgjegjëse për një gamë të gjerë të proceseve të tjera trupore. Për shkak të kësaj, tricikliku ka një shumëllojshmëri efektesh anësore, disa prej të cilave mund të jenë të papërshtatshme.

Efektet anësore

Varësia nga ilaçet që mjeku juaj ju ka dhënë, sjell gjithashtu edhe efekte anësore. Këto mund të pëfshijnë përgjumjen, vështirësinë në urinim, gojën e thatë, vizionin e turbullt, ndryshimet në funksionin seksual dhe ndonjëherë shtimin në peshë. Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar këto efekte anësore nga një ilaç, atëherë ju nuk do t’i keni ato nga një ilaç tjetër, pasi çdo triciklik është i ndryshëm. Nëse keni efekte anësore, ato mund të largohen pas një jave trajtimi ose do të vazhdojnë gjatë gjithë trajtimit.

Disa efekte anësore mund të ngatërrohen me disa nga simptomat e depresionit, kështu që është shumë e rëndësishme që të flisni me mjekun rreth çdo efekti anësor që keni, mjekut tuaj mund t’i duhet që të ndryshojë dozën ose të ndryshojë ilaçin.

Alkooli dhe ngarja e makinës

Nëse jeni duke marrë triciklik, ju duhet të shmangni alkoolin. Alkooli mund të rrisë efektet qetësuese të ilaçit dhe ju nuk duhet të pini dhe t’i jepni makinës kur merrni triciklik. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë që të mos i jepni makinës deri në momentin që të kuptojë se nuk jeni duke përjetuar ndonjë efekt anësor.

Kush nuk duhet ti marrë ato?

Antidepresantët triciklikë mund të jenë të rrezikshëm nëse merren nga njerëzit me probleme të zemrës, epilepsi ose me histori të lëndimeve të kokës. Ato gjithashtu mund të ndërhyjnë me ilaçet e tjera, duke përfshirë këtu pilulat kontraceptive dhe disa ilaçe për presionin e lartë të gjaku-t dhe ato të çrregullimeve të gjumit. Mjeku juaj duhet t’ju monitorojë rregullisht nëse keni ndonjë nga këto gjendje mjekësore ose jeni duke marrë ndonjë ilaç që mund të ndërhyjë me antidepresantët triciklikë.

Mianserin

Mianserin (p.sh. Tolvon) është tetraciklik antidepresant (4 unaza) me efektivitet të njëjtë me triciklikun por shfaqet që të ketë më pak efekte anësore. Megjithatë ajo është më qetësuese sesa të gjitha llojet e tjera të triciklikëve.


pellumb 20/05/2021

ka 1 muaj qe perdor keto dy hilace si anafranil edhe titus per cfare arsyje perdor keto edhe cfare sheja permirsimi japin te une

Komentoni