Depresioni është një ndjenjë më e fortë sesa të ndjerit të lodhur dhe të pa motivuar. Është një proces natyral që njeriu herë pas here të ndihet i lodhur, i humbur ose i stresuar. Disa njerëz i referohen kësaj gjendjeje si “të përjetuarit e depresionit”. Megjithatë, nëse këto ndjenja janë të vazhdueshme për shumë javë dhe muaj dhe nëse ju privojnë nga shijimi ose kryerja e aktiviteteve, është shumë normale që të keni depresion. Depresioni është një sëmundje serioze që ka një ndikim të madh në jetën tuaj të përditshme.
Në mbarë botën, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë. Depresioni është një faktor rreziku për vetëdëmtim dhe vetëvrasje dhe për sëmundjen koronare të zemrës.
Depresioni është shumë i zakonshëm. Në një mesatare, një në 6 njerëz do të përjetojnë depresionin. Kështu që nëse keni depresion, ju nuk jeni vetëm.
Simptomat e depresionit |
|
Simptomat kryesore | Simptoma të tjera |
|
|
Nëse jeni duke përjetuar këto simptoma, ju mund ta ndaloni kryerjen e gjërave që më parë parapëlqenit dhe nëse simptomat janë të rënda, mund të keni vështirësi për të komunikuar me të tjerët. Në këtë mënyrë, depresioni mund t’ju kufizojë socialisht dhe të ktheheni në të izoluar.
Depresioni mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera si dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh, kapsllëk ose diarre dhe dëshirë të dobët për marrëdhënie seksuale. Nëse këto simptoma fizike janë më të dukshme sesa të ndjerit të palumtur, njerëzit mund të mos e kuptojnë që janë në depresion.
Depresioni është një sëmundje komplekse. Depresioni mund të jetë shkaktuar nga një ngjarje stresuese e jetës së njeriut. Në një nivel biokimik, ekspertët besojnë se një çekuilibër në kimikatet e trurit mund të jetë shkaktuar nga një kombinim i vulnerabilitetit gjenetik dhe faktorëve të jashtëm, si ato të përshkruara më poshtë.
Disa njerëz mund të kenë tendencë gjenetike për të zhvilluar depresionin. Megjithatë, depresioni jo gjithmonë trashëgohet dhe jo çdo njeri që ka një histori familjare me depresion mund ta marrë atë me kalimin e viteve.
Përjetimet e palumtura në fëmijëri ose në marrëdhënie personale mund të rrisin rrezikun e depresionit, ndërkohë që përjetimet pozitive dhe mbështetëse të miqve dhe prindërve mund të jenë mbrojtëse.
Tek disa njerëz, depresioni mund të shkaktohet nga përdorimi afatgjatë i disa ilaçeve të caktuara, duke përfshirë ilaçet që kontrollojnë presionin e lartë të gjaku-t, tabletat e gjumit dhe rrallë herë pilulat kontraceptive orale.
Marrëdhënia ndërmjet këtyre substancave dhe depresionit është komplekse dhe nuk është kuptuar plotësisht. Disa njerëz me depresion e gjejnë veten e tyre të varur nga drogat rekreative dhe alkooli në mënyrë që të mund të përballojnë simptomat e tyre. Megjithatë, ashtu sikundër shkaktojnë shumë probleme shëndetësore, këto substanca mund edhe të kontribuojnë tek depresioni. Kjo mund të jetë për shkak të veprimit të tyre në neuro-transmetuesit në tru, mesazheve kimike që lejojnë që qelizat nervore të komunikojnë me njëri tjetrin.
Sëmundjet siç janë diabeti, sëmundja e zemrës, ataku, kanceri dhe sëmundja Alzheimer mund të rrisin rrezikun e depresionit.
Tendenca të caktuara të personalitetit si të qenit tepër të varur, vetëkritik dhe pesimist mund të ndikojnë më shumë në depresion.
Mjekët dhe profesionistë të tjerë të shëndetit mund ta klasifikojnë depresionin në mënyra të ndryshme. Disa besojnë se depresioni është gjerësisht një sëmundje me nivele të ndryshme ashpërsie, ndërkohë që të tjerët e shohin të arsyeshme klasifikimin e saj në nëntipe. Më poshtë do të gjeni disa nga ndarjet e depresionit.
Depresioni madhor (gjithashtu i quajtur depresioni klinik) nënkupton të paktën 2 javë ulje humori ose mungesë interesi e lidhur me të paktën 4 nga simptomat e tjera të përshkruara në tabelën më sipër. Njerëzit me depresionin madhor kanë stres të dukshëm që është e vështirë të shmanget në jetën e përditshme.
Kjo ka të bëjë me një ndryshim humori të butë por kronik. Ajo diagnostikohet nëse ju keni patur të paktën 2 vjet një humor të ulët në pjesën më të madhe të ditëve, por simptomat tuaja nuk krahasohen me ato të depresionit madhor. Distimia rrit rrezikun e depresionit të rëndë.
Kjo është quajtur gjithashtu depresion madhor me elemente psikotike. Njerëzit me këtë lloj të pazakontë depresioni kanë një humor të rëndë depresionues. Shenja dalluese e këtij lloj depresioni është psikoza, që nënkupton se gjendja mendore e personit është shumë e çorientuar dhe ato kanë humbur kontaktin me realitetin. Dikush me depresionin pskikotik do të ketë halucinacione ose më shpesh deluzione.
Ky lloj depresioni ka simptoma të ndryshme në krahasim me formën tipike të depresionit dhe ka tendencën që të ndodh më herët në jetë. Pjesa më e madhe e njerëzve me depresionin madhor kanë probleme me gjumin dhe humbjen e oreksit; në kontrast, njerëzit me depresionin atipik kanë tendencë që të flenë dhe të hanë më shumë. Përveç kësaj, në shumicën e rasteve të depresionit madhor humori mbetet i njëjtë, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në jetë, megjithatë, në depresion atipik, edhe pse jeni kryesisht të trishtuar, humori mund të luhatet në përgjigje ndaj ngjarjeve të veçanta.
Çrregullimet e tjera të depresionit përfshijnë depresionin antenatal dhe postnatal; çrregullimin bipolar dhe çrregullimin sezonal emocional.
Mund të ndiheni në siklet për të kërkuar këshilla, por mbani mend që marrja e ndihmës për depresionin nuk është një shenjë dobësie.
Depresioni nuk është diçka që mund ta trajtoni vetë dhe është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë nga mjeku i përgjithshëm ose mjeku profesionist mendor. Mjeku juaj është personi më i mirë që mund të komunikoni fillimisht dhe është ide e mirë për të bërë me të takime të shpeshta, në mënyrë që të diskutohen edhe opsionet e trajtimit. Mjeku juaj do t’ju drejtojë tek një specialit siç është psikiatri ose psikologu, ose tek një qendër shëndetësore mendore.
Lloji i trajtimi që mjeku juaj sugjeron do të varet nga lloji dhe ashpërsia e depresionit, shëndeti juaj i përgjithshëm dhe ndonjë sëmundje tjetër që mund të keni. Opsionet përfshijnë ilaçet dhe psikoterapitë.
Lloje të ndryshme psikoterapie mund të përdoren për trajtimin e depresionit:
Nëse jeni duke menduar për të dëmtuar veten tuaj, duhet të kontaktoni qendrën e shëndetit mendor ose të shëndetit të përgjithshëm.
Në një mesatare, një episod i depresionit madhor zgjat 4 deri në 8 muaj, por kjo periudhë mund të shkurtohet nëpërmjet trajtimeve.
Depresioni mund të rishfaqet; 60% e njerëzve që kanë episode të depresionit nuk kanë ripërsëritje të tyre, ndërkohë që 40% e tyre përjetojnë ripërsëritjen. Rreziku i përsëritjes është më i lartë për njerëzit që kanë patur 3 episode të depresionit. Modeli i rikthimit (përsëritjes) së depresionit ndryshon, disa njerëz kanë periudha të gjata të mos përsëritjes së depresionit, të tjerët kanë më shumë episode dhe përsëritje me kalimin e viteve.
Pjesa më e madhe e njerëzve me depresion mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme; me trajtimin e përshtatshëm, pjesa më e madhe e njerëzve me depresion serioz përmirësohen dhe rikthehen në jetën e tyre normale.
Komentoni