Regjistrohu/Kyçu

ADHD rrit rrezikun e depresionit dhe të vetëvrasjeve tek adoleshentët

Kërkimet tegojnë se fëmijët me çrregullime vëmendjeje, deficitesh dhe hiperaktiviteti (ADHD) mund të jenë nën një rrezik në rritje për depresion dhe vetëvrasje (Arch Gen Psychiatry 2010; 67: 1044-51).

Krahasuar me moshatarët, fëmijët që janë diagnostikuar me ADHD në moshën 4 – 6 vjeç kanë 4 herë më shumë në rrezik depresioni dhe 3 herë më shumë në rrezik për tentativë për vetëvrasje në adoleshencë.

Kërkimet e bëra në dy grupe fëmijësh në SHBA – 125 me ADHD  të hershme dhe 123 të kontrolluar që nuk kishin ADHD – në moshën 18 vjeçare gjatë studimit, treguan se 18 % e atyre me hershmëri të ADHD-së kishin bërë të paktën një herë tentativë për vetëvrasje krahasuar me 6 % të grupit tjetër të kontrollit.

Ata që kanë patur çrregullime sjelljeje dhe çrregullime emocionale në fëmijëri, si depresion, ankth, çrregullime sfiduese kundërvënëse ose çrregullime sjelljeje, kanë më shumë shanse që të përballen me depresionin në adoleshencë. Studimet tregojnë se të paturit e prindit femër  në adoleshencë me depresion, rrit rrezikun e sjelljeve të vetëvrasjes tek fëmijët me ADHD.

Për herë të parë, kërkuesit kanë thënë se në bazë të studimeve, ekzistencat e çrregullimeve të hershme në sjellje (sjellje antisociale, sfiduese dhe agresive) paradiktojnë simptoma specifike të tentativës për vetëvrasje.

Prof. Alasdair Vance, kreu i psikiatrisë akademike në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve, tha se prindërit duhet të kuptojnë se nëse nuk merren me fëmijët e tyre që kanë depresion dhe ankth, disa prej tyre mund të zhvillojnë depresion deri në mendime për vetëvrasje.


Komentoni