Zemra është një “pompë dy-fazore elektrike” e cila qarkullon gjakun nëpër gjithë trupin tonë. Anatomia e zemrës përfshin katër dhoma dhe dy valvula. Në mënyrë që zemra të funksionojë normalisht, këto struktura duhet të jenë gjithmonë të plota, të padëmtuara dhe muskujt e saj duhet të rrahin në mënyrë të koordinuar, në mënyrë që gjakutë rrjedhë jashtë dhe brenda zemrës në drejtimin e duhur. Ekokardiograma (ekokardiografia, ose ndonjëherë thjesht eko e zemrës; Ky term do të thotë eko=tingull, kard=zemër dhe gram=vizatim) është njëtestme ultratinguj, i cili mund të vlerësojë strukturën e zemrës, si dhe të rrjedhjes së gjakut brenda saj. Teknicienët e specializuar për ekografi, shpesh përdorin një mjet të posaçëm kirurgjikal ose një aparat që shndërron energjinë të vendosur në vende të ndryshme në murin e kraharorit, për të prodhuar imazhe dhe video të zemrës dhe për ta parë zemrën nga shumë këndvështrime. Kardiologët, specialistët e zemrës, i marrin dhe i shqyrtojnë këto imazhe për të vlerësuar funsksionet e zemrës dhe për t&e...
Lexo më shumëNjë rrahje zemre e parregullt quhet aritmi, e cila nuk është e njëjtë me pulsin e çrregullt. Në fakt, nuk është e thënë që të ndodhin të dyja së bashku. Norma e pulsit të zemrës është nga 50 deri në 100 rrahje në minutë. Aritmitë mund të shfaqen edhe kur pulsi është normal, por dhe kur pulsi është i ngadaltë ose i shpejtë. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 850,000 njerëz shtrohen në spitalpër shkak të një aritmie çdo vit. Cilat janë shkaqet e aritmisë? Aritmitë mund të shkaktohen nga disa faktorë, duke përfshirë : Sëmundjen e arterieve koronare; Disbalancat e elektroliteve në gjak (të tilla si natriumi ose kaliumi); Ndryshimet në muskujt e zemrës tuaj; Dëmtimi nga një atak në zemër; Procesi i shërimit pas një operacioni në zemër; Ritmet e parregullta të zemrës (pulsi i çrregullt) mund të ndodhin edhe tek zemrat e shëndetshme. Cilat janë llojet e aritmive? Llojet e aritmive përfshijnë : Tkurrje të parakohshme atriale.Këto janë rrahjet e para shtesë që e kanë origjinën tek atria (dhomat e sipërme të zemrës). Ato janë jo të dëmshme dhe z...
Lexo më shumëSimptomat e atakut të zemrës mund të jenë të buta dhe shumë njerëz e kuptojnë shumë vonë se ato kanë nevojë për ndihmë. Simptomat më të zakonshme janë ndjenja e një presioni të rëndë ose ngushtimi, ose një parehatie të pazakonshme në qendër të kraharorit. Dhimbja ose ngushtimi mund të shpërndahet në shpatull, qafë ose krahë, ose mund të prekë fytin. Disa njerëz nuk përjetojnë parehati të kraharorit, por vetëm kanë simptoma në krahë dhe fyt. Të tjerët nuk kanë dhimbje në krahë, pasi krahët e tyre ndihen të rëndë. Simpomat zakonisht zgjasin për më shumë se 15 minuta. Ato mund të ndalojnë dhe më pas të rikthehen. Personi mund të djersisë, të ndihet në siklet ose të ketë vështirësi në frymëmarrje. Shumë njerëz që pësojnë atakun e zemrës, nuk duan ta pranojnë se janë në rrezik, ose ato mendojnë që nuk është serioze. Çfarë duhet të bëni? Të thërrisni ambulancën; Të siguroheni që personi është duke pushuar, është ulur ose shtrirë; Jepini menjëherë gjysmë aspirine (përveç rasteve q&eum...
Lexo më shumëInfarkti miokardiak, i njohur gjithashtu si ataku i zemrës ndodh kur furnizimi me gjak në muskujt e zemrës bllokohet, duke shkaktuar dëme madhore në atë zonë. Meshkujt në përgjithësi dhe njerëzit me një histori familjare të sëmundjes së zemrës, kanë më shumë mundësi që të vuajnë nga ataku i zemrës. Rreziku më pas rritet me moshën, presionin e lartë tëgjaku-t, duhanpirjen, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak dhe obezitetin. Pavarësisht nëse është i butë ose akut, ataku i zemrës është një gjendje mjekësore serioze. Shkaqet e atakut të zemrës Zemra është një muskul i madh që pompon gjak përreth trupit. Si të gjithë muskujt e tjerë, zemra ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Ky oksigjen vjen tek zemra nëpërmjet furnizimit me gjak nga arteriet koronare. Nëse ndonjëra nga këto arteriekoronare që furnizojnë me gjak zemrën bllokohet, atëherë zemra nuk mund të marrë mjaftueshëm gjak në të gjitha pjesët e muskujve të saj dhe kjo rezulton në ishemi. Nëse kjo vazhdon për më shumë se disa minuta, indet e zemrës do të vdesin. Ashpërsia e atakut të zemrës do të vare...
Lexo më shumëJu jeni diagnostikuar me artritdhe e pret ose jo kjo mund të jetë shkatërruese. Të mësosh se ke sëmundjekronike të çfarëdolloji mund t’i çojë emocionet tuaja në një spirale ankthi dhe depresioni. Sipas një studimi të fundit, më shumë se 2/3 e njerëzve me artritkanë thënë se kushtet e tyre janë ndikuar edhe emocionalisht. Gjithashtu, njerëzit që jetojnë me dhimbje të vazhdueshme kanë 4 herë më shumë shanse të kenë ankthdhe depresionsesa njerëzit që jetojnë pa dhimbje. Disa nga simptomat e depresionit përfshijnë të ndjerit keq ose në gjendje të rënë moralisht në pjesën më të madhe të kohës, humbje të interesit dhe kënaqësive për veprimtari të zakonshme, të ndjerit pa ndihmë dhe të vetmuar, luhatje të gjendjes shpirtërore, lodhje, përgjumje dhe mungesë oreksi. Shumë nga ata që janë diagonostikuar kohët e fundit me artritmund të ndiejnë një sens të humbjes së të ardhmes që ata kishin planifikuar dhe realizimin e planeve të jetës që tani kanë ndryshuar. Është e zakonshme që për ata që diagnostikohen me osteoartrite dhe artrite reumatizmale të ndjejnë frikë p&e...
Lexo më shumë