Regjistrohu/Kyçu

Ataku i zemrës

Infarkti miokardiak, i njohur gjithashtu si ataku i zemrës ndodh kur furnizimi me gjak në muskujt e zemrës bllokohet, duke shkaktuar dëme madhore në atë zonë. Meshkujt në përgjithësi dhe njerëzit me një histori familjare të sëmundjes së zemrës, kanë më shumë mundësi që të vuajnë nga ataku i zemrës. Rreziku më pas rritet me moshën, presionin e lartë të gjaku-t, duhanpirjen, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak dhe obezitetin. Pavarësisht nëse është i butë ose akut, ataku i zemrës është një gjendje mjekësore serioze.

Shkaqet e atakut të zemrës

Zemra është një muskul i madh që pompon gjak përreth trupit. Si të gjithë muskujt e tjerë, zemra ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Ky oksigjen vjen tek zemra nëpërmjet furnizimit me gjak nga arteriet koronare.

Nëse ndonjëra nga këto arterie koronare që furnizojnë me gjak zemrën bllokohet, atëherë zemra nuk mund të marrë mjaftueshëm gjak në të gjitha pjesët e muskujve të saj dhe kjo rezulton në ishemi. Nëse kjo vazhdon për më shumë se disa minuta, indet e zemrës do të vdesin.

Ashpërsia e atakut të zemrës do të varet nga sasia e indeve që janë dëmtuar dhe nga koha e dëmtimit të zemrës.

Simptomat e atakut të zemrës

Dhimbje të buta në të forta fillojnë të ndihen në qendër të kraharorit dhe mund të përhapen më pas në krahë.

Gjatë një ataku, personi mundet gjithashtu që të përjetojë vështirësi në frymëmarrje, djersitje, përzierje dhe të vjella. Personi gjithashtu mund që të përjetojë edhe humbjen e vetëdijes.

Ndihma e parë për atakun e zemrës

Nëse mendoni se dikush është duke përjetuar atakun e zemrës, thërrisni menjëherë ambulancën ose dërgojeni atë menjëherë në departamentin e emergjencës të spitalit më të afërt.

Është mirë që të merrni ndihmën mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur. Çdo minutë që kalon, sjell dëmtimin e sa më shumë indeve të zemrës.

Çfarë mund të bëjnë mjekët?

  • Të pranojnë personin në spital për ekzaminim dhe kujdesje intensive. Në momentin që personi është nën kontroll, shanset e tyre për të mbijetuar janë më të mëdha;
  • Administrojnë mjekimin për të zgjidhur bllokimin e arterieve koronare. Ilaçe të tjera mund të jepen për rregullimin e funksionit të zemrës;
  • Bëjnë teste, siç është elektrokardiograma (EKG) dhe testet e gjaku-t, për të konfirmuar diagnozën;
  • Të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të zemrës;
  • Të japin ilaçe afatgjata për të parandaluar një atak tjetër të mundshëm të zemrës dhe të rekomandojnë një dietë ose ushtrime fizike për të shmangur rritjen e kolesterolit.


Ruojn 28/01/2024

Oku

Komentoni