Një rrahje zemre e parregullt quhet aritmi, e cila nuk është e njëjtë me pulsin e çrregullt. Në fakt, nuk është e thënë që të ndodhin të dyja së bashku.
Norma e pulsit të zemrës është nga 50 deri në 100 rrahje në minutë. Aritmitë mund të shfaqen edhe kur pulsi është normal, por dhe kur pulsi është i ngadaltë ose i shpejtë. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 850,000 njerëz shtrohen në spital për shkak të një aritmie çdo vit.
Cilat janë shkaqet e aritmisë?
Aritmitë mund të shkaktohen nga disa faktorë, duke përfshirë :
-
- Sëmundjen e arterieve koronare;
- Disbalancat e elektroliteve në gjak (të tilla si natriumi ose kaliumi);
- Ndryshimet në muskujt e zemrës tuaj;
- Dëmtimi nga një atak në zemër;
- Procesi i shërimit pas një operacioni në zemër;
- Ritmet e parregullta të zemrës (pulsi i çrregullt) mund të ndodhin edhe tek zemrat e shëndetshme.
Cilat janë llojet e aritmive?
Llojet e aritmive përfshijnë :
-
-
- Tkurrje të parakohshme atriale. Këto janë rrahjet e para shtesë që e kanë origjinën tek atria (dhomat e sipërme të zemrës). Ato janë jo të dëmshme dhe zakonisht nuk kërkojnë trajtim.
- Kontraktimet ventrikulare të parakohshme (PVC). Këto janë ndër aritmitë më të zakonshme dhe ndodhin tek njerëzit me ose pa sëmundje të zemrës. Kjo është ajo rrahja e munguar e zemrës, që ne të gjithë e përjetojmë herë pas here. Për disa njerëz, kjo mund të jetë e lidhur me stresin, kafeinën ose nikotinën e shumtë, apo me stërvitjen e tepërt. Por ndonjëherë, PVC-të mund të shkaktohen nga sëmundje të zemrës apo nga çekuilibri i elektroliteve. Njerëzit të cilët i përjetojnë shpesh PVC-të ose simptomat që lidhen me to, duhet të vizitohen nga një mjek i zemrës. Megjithatë, në shumicën e njerëzve, PVC-të janë zakonisht të padëmshme dhe rrallë kanë nevojë për trajtim.
- Fibrilacioni (dridhja) atrial. Fibrilacioni atrial është një ritëm i parregullt i zemrës, tepër i zakonshëm, i cili bën që atria, dhomat e sipërme të zemrës, të kontraktohen në mënyrë anormale.
- Vibrimi atrial. Kjo është një aritmi e shkaktuar nga një ose më shumë qarqe të shpejta (të qarkullimit të gjaku-t) në atrium. Vibrimi atrial është zakonisht më i organizuar dhe i rregullt se dridhjet atriale. Kjo aritmi shfaqet më shpesh tek njerëzit me sëmundje të zemrës dhe zakonisht haset në javën e parë pas një operacioni të zemrës. Kjo aritmi, shpesh kthehet në dridhje atriale.
- Takikardia konvulsive mbiventrikulare (PSVT). Një normë e shpejtë e rrahjes së zemrës, zakonisht me një ritëm të rregullt, e cila vjen nga pjesa lart ventrikulave. PSVT fillon dhe mbaron papritmas. Ka dy lloje kryesore të kësaj aritmie: takikardia e rrugëve dytësore dhe takikardia e hyrjes së nyjes AV-Atrioventrikulare (lexo më poshtë).
- Takikardia e rrugëve dytësore. Një ritëm i shpejtë i zemrës për shkak të një rruge ose lidhjeje anormale mes atriumeve dhe ventrikulave. Impulset udhëtojnë si përgjatë rrugëve shtesë, ashtu dhe përmes rrugës së zakonshme. Kjo bën që impulset të udhëtojnë rreth zemrës shumë shpejt, duke shkaktuar rrahje jashtëzakonisht të shpejta të zemrës.
- Takikardia e hyrjes së nyjes atrioventikulare (AV). Një normë e shpejtë e rrahjes së zemrës që vjen për shkak të të paturit të më shumë se një rruge përmes nyjes AV. Ajo mund të shkaktojë pulsime të zemrës, dobësi të saj ose dështim të zemrës. Në disa raste, ajo mund të zgjidhet duke përdorur manovra të thjeshta, të tilla si frymëmarrja dhe qetësimi vetjak. Disa medikamente mund ta ndalojnë këtë ritëm anormal të zemrës.
- Takikardia ventrikulare (V-tach.). Një ritëm i shpejtë i zemrës me origjinë nga dhomat e ulëta (ventrikulat ) e zemrës. Shkalla e shpejtë e rrahjeve pengon zemrën që të mbushet në mënyrë adekuate me gjak. Kjo mund të jetë një aritmi serioze, sidomos tek njerëzit me sëmundje të zemrës dhe mund të shoqërohet me shumë simptoma.
- Dridhje ventrikulare. Një shkarkim i çrregullt dhe i çorganizuar i impulseve nga ventrikulat. Dridhjet e ventrikulave nuk janë në gjendje të kontraktohen ose të pompojnë gjak në trup. Kjo është një urgjencë mjekësore që duhet të trajtohet me reanimim kardiopulmonar (CPR) dhe defibrilacion, sa më shpejt të jetë e mundur.
- Sindroma e QT-së së gjatë. Intervali QT në elektrokardiogramë është zona që përfaqëson kohën e nevojshme për muskujt e zemrës për t’u kontraktuar dhe pastaj pët t’u liruar sërish, ose koha që i duhet impulsit elektrik të lëshojë impulse dhe të rikarikohet. Kur intervali QT është më i gjatë se normalisht, ai e rrit rrezikun e prekjes nga një formë e rrezikshme takikardie ventrikulare. Sindroma e QT-së së gjatë është një çrregullim i trashëguar që mund të shkaktojë vdekjen e papritur tek të rinjtë. Ajo mund të trajtohet me medikamente antiaritmike, stimulues kardiak,kardioverzion elektrik, defibrilacion, kardioverter/defibrilator të implantuar, apo me terapi amputuese.
- Bradiaritmitë. Këto janë ritmet e ngadalta të zemrës, që mund të rezultojnë nga një sëmundje në sistemin elektrik drejtues të zemrës. Shembujt përfshijnë mosfunksionimin e nyjes sinus dhe bllokimin e zemrës.
- Mosfunksionimi i nyjes sinus. Një ritëm i ngadaltë rrahjeje të zemrës për shkak të një nyjeje sinus jonormale. Mosfunksionimi serioz i nyjes sinus që shkakton simptomat trajtohet me një stimulues kardiak.
- Bllokimi i zemrës. Një vonesë ose bllokim i plotë i impulsit elektrik, kur udhëton nga nyja sinus për tek ventrikulat. Zemra mund të rrahë në mënyrë të çrregullt dhe shpesh të ngadaltë. Nëse është serioz, bllokimi i zemrës trajtohet me një stimulues kardiak.
Cilat janë simptomat e aritmisë?
Aritmia mund të jetë e heshtur dhe të mos paraqesë asnjë simptomë. Një mjek mund të zbulojë një rrahje zemre të parregullt gjatë një kontrolli fizik, duke ju matur pulsin ose nëpërmjet një elektrokardiograme (EKG).
Kur simptomat e një aritmie shfaqen, ato mund të përfshijnë:
-
-
- Palpitacionet (ndjesia e rrahjeve të munguara të zemrës, dridhëse ose “me ulje ngritje “);
- Rrahje në gjoks;
- Marramendje ose një ndjenjë lehtësie në kokë;
- Pafuqi;
- Marrje fryme;
- Shqetësime në kraharor;
- Dobësi apo lodhje (kur ndjeheni shumë të lodhur).
Si diagnostikohen aritmitë?
Testet e përdorura për të diagnostikuar një aritmi ose për të përcaktuar shkakun përfshijnë:
-
-
- Elektrokardiograma;
- Monitorim Holter;
- Monitorim i ngjarjes (kur ndodh aritmia);
- Teste për stresin;
- Ekokardiograma;
- Kateterizim kardiak;
- Studim elektrofiziologjik (EPS);
- Testi në tavolinën e anuar (me kokë lart).
Si trajtohen aritmitë?
Trajtimi varet nga lloji dhe ashpërsia e aritmisë. Disa njerëz me aritmi nuk kanë nevojë për trajtim. Për të tjerët, trajtimi mund të përfshijnë medikamente, ndryshime në stilin e jetesës dhe procedura kirurgjikale.
Cilat medikamente përdoren për të trajtuar aritmitë?
Një shumëllojshmëri medikamentesh janë në dispozicion për trajtimin e aritmisë. Këto përfshijnë:
-
-
- Ilaçet Antiaritmike. Këto barna kontrollojnë normën e rrahjeve të zemrës dhe përfshijnë edhe bllokuesit beta;
- Terapia antikoagulante ose antiplatelante (pllakëza). Këto barna ulin rrezikun e formimit të mpiksjeve të gjakut dhe goditjeve në tru. Këto përfshijnë varfarinën (hollues gjaku) ose një aspirinë. Hollues të tjerë të gjakut që quhen Pradaxa (dabigatran, eliquis, dhe xeralta-rivaroxaban) janë miratuar zyrtarisht për të parandaluar goditjet tek njerëzit me fibrinacionatrial.
Meqë të gjitha janë të ndryshme, mund të duhen disa teste të barnave dhe dozave të tyre për të gjetur atë që funksionon më mirë për ju.
A mund t’i lehtësojnë ndryshimet e stilit të jetesës aritmitë?
-
-
- Nëse vini re se aritmia ju ndodh më shpesh gjatë aktiviteteve të caktuara, ju duhet t’i shmangni ato;
- Nëse pini duhan, hiqni dorë;
- Kufizoni konsumin e alkoolit;
- Kufizoni ose ndaloni përdorimin e kafeinës. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj kafeinës dhe mund të hasin më shumë simptoma kur përdorin produkte të kafeinës (të tilla si çaj, kafe, pije pa gaz dhe disa medikamente pa recetë);
- Qëndroni larg nga stimuluesit që gjenden tek medikamentet kundër kollës dhe të ftohtit. Disa nga këto ilaçe përmbajnë përbërës që promovojnë ritme të parregullta të zemrës. Lexoni etiketën dhe pyesni mjekun ose farmacistin se cilat barna janë më të mira për ju.
Çfarë është kardioverzioni elektrik?
Nëse medikamentet nuk janë në gjendje të mbajnë nën kontroll ritmin anormal të vazhdueshëm të zemrës (të tilla si dridhja atriale), kardioverzioni mund të jetë i nevojshëm. Pas administrimit të anestezisë afatshkurtër, një goditje elektrike shkarkohet në murin e kraharorit, që sinkronizon zemrën dhe lejon ritmin normal të rifillojë.
Çfarë është një stimulues kardiak?
Mbajtësi i ritmit është një pajisje që dërgon pulsime të vogla elektrike muskujve të zemrës për të mbajtur një normë të përshtatshme të rrahjeve të saj. Stimuluesi kardiak ka një gjenerator impulsesh (i cili përmban një bateri dhe një kompjuter të vogël) dhe përçues (telat) që dërgojnë impulse nga gjeneratori drejt muskujve të zemrës. Pajisjet më të reja kanë shumë karakteristika të sofistikuara që janë të dizenjuara për të ndihmuar në menaxhimin e aritmive.
Çfarë është defibrilatori kardioverter implantues (ICD)?
Një ICD është një pajisje e sofistikuar e përdorur kryesisht për trajtimin e takikardive ventrikulare dhe dridhjeve ventrikulare, dy ritmeve të zemrës, potencialisht të rrezikshme për jetën. ICD monitoron vazhdimisht ritmin e zemrës. Kur ai zbulon një ritëm shumë të shpejtë, jo normal të zemrës, siguron energji për muskujt e zemrës që ajo të ketë një ritëm normal. Ka disa mënyra se si ICD mund të përdoret për të rivendosur ritmin normal të zemrës. Ato përfshijnë:
-
-
- Stimulimi anti-takikardi (ATP). Kur zemra rreh shumë shpejt, një seri e impulseve të vogla elektrike dërgohen drejt muskujve të zemrës për të rivendosur pulsin normal të zemrës si dhe ritmin normal (mbani mend nuk janë e njëjta gjë).
- Kardioverzioni. Një goditje e pakët energjie në të njëjtën kohë me rrahjet e zemrës (me të njëjtin ritëm) për të rivendosur ritmin normal.
- Defibrilacioni. Kur zemra rreh rrezikshmërisht shpejt apo jo rregullisht, një goditje e lartë energjitike dërgohet drejt muskujve të zemrës për të rivendosur një ritëm normal.
- Stimulimi anti-bradikardik. Shumë ICD mundësojnë energji shtesë për të mbajtur normën e rrahjeve të zemrës në nivel, nëse rreh shumë ngadalë.
Çfarë është heqja e indeve me kateter? (Ablacioni)
Gjatë një largimi të indeve, energjia elektrike me frekuencë të lartë, përçohet me një kateter në një zonë të vogël të indeve brenda zemrës që shkakton ritmin jo normal të saj. Kjo energji “shkëput” rrugën e ritmit anormal. Ablacioni është përdorur për trajtimin e PSVT-ve, vibrimit atrial të dridhjeve atriale dhe disa prej takikardive ventrikulare dhe atriale. Amblacioni mund të kombinohet me procedura të tjera për një trajtim optimal.
Çfarë është operacioni i zemrës?
Operacioni i zemrës mund të jetë i nevojshëm për të korrigjuar sëmundje të zemrës që mund të shkaktojnë aritmi. Procedura Maze është një lloj procedure kirurgjikale e përdorur për të korrigjuar fibrilacionet atriale. Gjatë kësaj procedure, një seri (ose ” labirnit “) incizionesh (prerje) bëhen në atriumin e djathtë dhe të majtë, për të kufizuar impulset elektrike drejt rrugëve të përcaktuara të tyre. Disa njerëzve mund t’u nevojitet një stimulues kardiak pas kësaj procedure.
Komentoni