Broshura Regjistrohu/Kyçu

Ejakulimi i parakohshëm

Ejakulimi i parakohshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh, shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale. Nuk ekziston një përcaktim i qartë i “shumë shpejt”: ajo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga një marrëdhënie në tjetrën. Ejakulimi i parakohshëm nënkupton kur ajo ndodh përpara se partneri juaj të jetë kënaqur. Shumë meshkuj, në një moment të caktuar të jetës së tyre, do të përjetojnë ejakulimin e parakohshëm, por nëse ajo ndodh shpesh rrezikohet marrëdhënia në çift. Kjo është më e zakonshme në fazën e adoleshencës, pasi sa më i ri të jetë mashkulli, aq më shpejt ndodh ereksioni dhe ejakulimi dhe më pak kohë ka ai nevojë ndërmjet ereksioneve përpara se të kryejë përsëri marrëdhënie. Çfarë e shkakton ejakulimin e parakohshëm? Tradicionalisht, ejakulimi i parakohshëm lidhet me problemet psikologjike, siç është ankthi. Kohët e fundit ka ekzistuar një interes drejt shkaqeve neurobiologjike. Megjithatë, ka raste që mashkulli është i pa...

Lexo më shumë      

Priapizmi

Priapizmi është një ereksioni vazhdueshëm, i dhimbshëm që nuk është shkaktuar nga dëshira seksuale ose stimulimi seksual. Nëse ereksioni juaj zgjat për një kohë të gjatë (për më shumë se 3 orë), ju duhet të shkoni tek mjeku për të shmangur dëmtimet e parakohshme të penisit (organit gjenitalmashkullor). Është besuar se priapizmi është rezultat i problemeve që lidhen me nervat dhe qelizat e gjakutnë organin gjenital, që bllokojnë shumë gjak në qelizat erektile në penis. Priapizmi mund të jetë një gjendje serioze dhe mund të rezultojë në mosfunksionim seksual, prandaj trajtimi duhet të merret në një kohë të shpejtë. Çfarë e shkakton priapizmin? Ndonjëherë, shkaku i priapizmit nuk është i qartë, por në shumë raste, është parë si një efektanësor i ilaçeve ose drogave të jashtëligjshme siç janë marijuana dhe kokaina. Ilaçet që mund të shkaktojnë priapizmin janë: Ilaçet e përdoruara për të holluar lëkurën; Klorplomazina, e përdorur për sëmundjen psikotike siç është skizofrenia; Kortikosteroidet, që përdoren për të trajtuar një s&e...

Lexo më shumë      

Ejakulimi i vonuar

Është normale për jetën seksuale që të ndryshojë me moshën. Sa më i moshuar të jetë një mashkull, aq më shumë stimulim është i nevojshëm për të arritur ereksionin dhe ejakulimin. Ejakulimi i vonuar është një gjendje në të cilën një mashkull arrin në fazën e ereksionit por në mënyrë jo të thjeshtë, atij i duhet një kohë e caktuar. Ejakulimi i vonuar është një gjendje e rrallë dhe nuk duhet ngatërruar me përgjigjen normale seksuale si rezultat i moshës. Nëse ju jeni të shqetësuar në lidhje me aktivitetin tuaj seksual, pyesni mjekun për këshilla të mëtejshme. Çfarë e shkakton ejakulimin e vonuar? Ejakulimi i vonuar mund të shkaktohet nga ankthi, nga frika e penetrimit, por ndonjëherë nuk ka asnjë shkak fizik. P.sh. meshkujt me diabetkanë më shumë vështirësi për të ejakuluar sesa meshkujt pa diabet, dhe disa ilaçe të caktuara mund të vonojnë ejakulimin. Këto përfshijnë disa lloje antidepresantësh, siç është SSRI, disa lloje ilaçesh që përdoren për presione gjakut dhe ato që përdoren për trajtimin e skizofrenisë. Cilat trajtime janë të pranishme? Në...

Lexo më shumë      

Trajtimi i impotencës

Impotenca, gjithashtu e njohur si disfunksioni erektil ose ED, është një problem shumë i zakonshëm, që prek më shumë se 100 milion meshkuj. Teknikat e trajtimit kanë ndryshuar përgjatë viteve. Deri më 1970, dështimi erektil konsiderohej pothuajse gjithmonë si shkak i problemeve psikologjike dhe zakonisht është trajtuar me psikoterapi. Që atëherë, shkaqet mjekësore që kontribuojnë në impotencëkanë qenë të njohur dhe trajtimi i dobësisë është revolucionarizuar, duke ofruar një sërë mundësish, të cilat janë shumë më të pranueshme dhe shumë më të suksesshme. Mundësitë e trajtimeve tani përfshijnë tabletat, terapinë e vetë-injeksionit, kirurgjinë, terapinë hormonale dhe këshillimin. Tabletat për disfunksionin erektil Tableta e parë, e pranishme për disfunksionin erektil është Viagra. Mjekime të ngjashme janë Cialis dhe Levitra, që kanë një mekanizëm të ngjashëm veprimi me Viagrën, pavarësisht se ndërmjet tyre ekziston një ndryshim në kohëzgjatjen e veprimit. Këto trajtime ndihmojnë në procesin e arritjes dhe mbajtjes së një ereksioni, duke punuar me mekanizmat biokimike të një ereksioni. Ato i...

Lexo më shumë      

Impotenca

Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencën (dështimin për të arritur ereksionin) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencëe përkohshme, shpesh për shkak të ankthit ose përdorimit të tepërt të alkoolit. Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksioni erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre. Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon nëpenisdhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë. Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme. Çfarë e shkakton impotencën? Ndërmjet gjendjeve mjekësor...

Lexo më shumë