Priapizmi është një ereksion i vazhdueshëm, i dhimbshëm që nuk është shkaktuar nga dëshira seksuale ose stimulimi seksual. Nëse ereksioni juaj zgjat për një kohë të gjatë (për më shumë se 3 orë), ju duhet të shkoni tek mjeku për të shmangur dëmtimet e parakohshme të penisit (organit gjenital mashkullor). Është besuar se priapizmi është rezultat i problemeve që lidhen me nervat dhe qelizat e gjakut në organin gjenital, që bllokojnë shumë gjak në qelizat erektile në penis.
Priapizmi mund të jetë një gjendje serioze dhe mund të rezultojë në mosfunksionim seksual, prandaj trajtimi duhet të merret në një kohë të shpejtë.
Ndonjëherë, shkaku i priapizmit nuk është i qartë, por në shumë raste, është parë si një efekt anësor i ilaçeve ose drogave të jashtëligjshme siç janë marijuana dhe kokaina.
Ilaçet që mund të shkaktojnë priapizmin janë:
Shkaqet fizike të priapizmit përfshijnë:
Në përgjithësi, lloji i trajtimit dhe ilaçit që rekomandohet për priapizmin varet nga shkaku. Nëse ilaçi është shkaku dyshues i priapizmit, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë ndalimin e marrjes së atij ilaçi dhe ju këshillon që të provoni diçka tjetër. Nëse ju keni mpiksje gjaku në penis, ju do të keni nevojë për kirurgji për t’a hequr atë, në mënyrë që gjaku të mund të fillojë të qarkullojë normalisht.Për lirim të menjëhershëm dhe për të parandaluar dëmtimin e organit gjenital mashkullor, mjeku mund të përdorë një gjilpërë për të larguar gjakun e tepërt të bllokuar në penis dhe për të injektuar një ilaç, për të rregulluar qarkullimin normal të gjakut. Nëse kjo nuk funksionon, kirurgjia është e nevojshme.
Në disa raste vendosja e pakove të akujve në oganin gjenital mashkullor ose ushtrimet siç janë p.sh. ngjitja e shkallëve, mund të ndihmojnë në dhënien fund të ereksionit. Megjithatë, është e rëndësishme për të shkuar tek mjeku për trajtime e për të shmangur dëmtimet e përhershme të penisit.
Komentoni