Regjistrohu/Kyçu

Ejakulimi i parakohshëm

Ejakulimi i parakohshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh, shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale.

Nuk ekziston një përcaktim i qartë i “shumë shpejt”: ajo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga një marrëdhënie në tjetrën. Ejakulimi i parakohshëm nënkupton kur ajo ndodh përpara se partneri juaj të jetë kënaqur. Shumë meshkuj, në një moment të caktuar të jetës së tyre, do të përjetojnë ejakulimin e parakohshëm, por nëse ajo ndodh shpesh rrezikohet marrëdhënia në çift.

Kjo është më e zakonshme në fazën e adoleshencës, pasi sa më i ri të jetë mashkulli, aq më shpejt ndodh ereksioni dhe ejakulimi dhe më pak kohë ka ai nevojë ndërmjet ereksioneve përpara se të kryejë përsëri marrëdhënie.

Çfarë e shkakton ejakulimin e parakohshëm?

Tradicionalisht, ejakulimi i parakohshëm lidhet me problemet psikologjike, siç është ankthi. Kohët e fundit ka ekzistuar një interes drejt shkaqeve neurobiologjike. Megjithatë, ka raste që mashkulli është i paqartë në lidhje me shkakun.

Ekzistojnë shumë lloje ankthesh, si p.sh. ankthi në lidhje me performancën e tij gjatë aktit seksual, shqetësimi i lënies së femrës së tij shtatzënë ose frika e marrjes së sëmundjes seksualisht të transmetueshme.

Çfarë trajtimesh janë të pranishme?

Shpesh, problemet e ejakulimit zvogëlohen ndërkohë që ju krijoni një marrëdhënie më të sigurt me partnerin tuaj. Është shumë e rëndësishme për të përfshirë partnerin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur në terapi dhe të largoni ndjenja të tilla si presioni, turpi ose dështimi. Zakonisht, është mirë për të larguar ndjenja të tilla si dështimi sikundër edhe akte seksuale deri në momentin që ejakulimi të trajtohet. Këshilluesi juaj do të jetë në gjendje për t’ju treguar teknikat e përshtatshme që do t’ju ndihmojnë për ejakulimin.

Terapia e sjelljes

Një nga terapitë e sjelljes, të njohura si teknikat e ndalimit dhe fillimit, lejojnë partnerin tuaj për të stimuluar penisin deri në momentin që ju ndjeni se jeni në fazën e ejakulimit. Me këtë sinjal që ju i jepni partnerit tuaj, ajo ndalon menjëherë stimulimin dhe pret 20 deri në 30 sekonda dhe më pas fillon përsëri stimulimin. Me kalimin e kohës, dhe bashkë me praktikën, kjo teknikë ju ndihmon për të përmirësuar kontrollin e ejakulimit.

Ilaçet

Një sërë ilaçesh janë përdorur për të trajtuar ejakulimin e parakohshëm. SSRI (një lloj antidepresanti) shpesh është përdorur për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm. Disa SSRI janë më efektive sesa të tjerat, por ato mund të ndihmojnë në mënyrë sinjifikative në vonimin e ejakulimit.


Komentoni