Regjistrohu/Kyçu

Ejakulimi i vonuar

Është normale për jetën seksuale që të ndryshojë me moshën. Sa më i moshuar të jetë një mashkull, aq më shumë stimulim është i nevojshëm për të arritur ereksionin dhe ejakulimin.

Ejakulimi i vonuar është një gjendje në të cilën një mashkull arrin në fazën e ereksionit por në mënyrë jo të thjeshtë, atij i duhet një kohë e caktuar.

Ejakulimi i vonuar është një gjendje e rrallë dhe nuk duhet ngatërruar me përgjigjen normale seksuale si rezultat i moshës. Nëse ju jeni të shqetësuar në lidhje me aktivitetin tuaj seksual, pyesni mjekun për këshilla të mëtejshme.

Çfarë e shkakton ejakulimin e vonuar?

Ejakulimi i vonuar mund të shkaktohet nga ankthi, nga frika e penetrimit, por ndonjëherë nuk ka asnjë shkak fizik.

P.sh. meshkujt me diabet kanë më shumë vështirësi për të ejakuluar sesa meshkujt pa diabet, dhe disa ilaçe të caktuara mund të vonojnë ejakulimin. Këto përfshijnë disa lloje antidepresantësh, siç është SSRI, disa lloje ilaçesh që përdoren për presion e gjakut dhe ato që përdoren për trajtimin e skizofrenisë.

Cilat trajtime janë të pranishme?

Nëse ju mendoni se ndonjë nga ilaçet që ju po merrni është shkaku i vonesës së ejakulimit, atëherë tregojani këtë mjekut tuaj në mënyrë që t’ju japë një trajtim tjetër që shmang efektet anësore të padëshirueshme.

Shpesh trajtimi për ejakulimin e vonuar përfshin terapinë e sjelljes, kështu që mjeku mund t’ju rekomandojë një trajtim tek këshilluesi ose fizioterapisti.

Terapisti mund t’ju mësojë teknika që ndihmojnë në minimizimin e ankthit në lidhje me ejakulimin dhe t’ju japë disa këshilla që do ju ndihmojnë për përmirësimin e jetës seksuale.


Komentoni