Varësia ndaj metamfetaminës mund të çojë në një rritjerreziku ndaj sëmundjes Parkinson. Në një studim të më shumë se 40,000 kalifornianëve që u shtruan nëspitalpër shkak të përdorimit të metamfetaminës dhe të një grupi kontrolli që ishin shtruar për shkak të apendici-it, kërkuesit zbuluan një rritjeprej 76% ndaj sëmundjes Parkinson tek përdoruesit e drogave. Përdoruesit e metamfetaminës–që ishin më shumë se 30 vjeç gjithashtu kishin një rrezik të lartë të sëmundjes Parkinson krahasuar kjo me njerëzit që ishin shumë të lidhur me përdorimin e kokainës. Studimi sugjeroi që simptomat Parkinson mund të zhvillohen tek përdoruesit afatgjatë të metamfetaminës kur ato arrijnë moshën e mesme dhe kanë përjetuar një humbje të dopaminës në qelizat nervore në tru, thanë autorët. Dopamina është një neutransmetues(mesazhator kimik) në tru që është përgjegjës për lëvizjen e trupit. Një zvogëlim i dopaminës shkakton shumë simptoma të sëmundjes Parkinson, ngurtësim dhe ngadalësim lëvizjesh. Gjetjet e këtij studimi nuk duhet të përdoren tek njerëzit ...
Lexo më shumëObservuesit pasivnjerëzit me sëmundjen Parkinson i duken njerëz të depresuar. Diagnostikimi i depresionit në sëmundjen Parkinson mund të jetë i vështirë sepse pjesa më e madhe e simptomave të Parkinsonit janë gjithashtu edhe simptoma të depresionit. Pjesa më e madhe e njerëzve me sëmundjen Parkinson kanë humbje peshe, çrregullime gjumi e lodhje dhe këto janë gjithashtu elementë që mjekët diagnostikojnë tek njerëzit me depresion. Më parë, ju është sugjeruar mjekëve që të injorojnë këto shenja tek dikush me sëmundjen Parkinson dhe të shikojnë për simptoma të tjera siç janë përqendrimi i ulët dhe ndjenja pavlefshmërie, që janë të ngjashme me simptomat e depresionit. Ju është sugjeruar gjithashtu që mjekët që shikojnë simptoma si vështirësi përqendrimi dhe ndjenja pavlefshmërie duhet të marrin në konsideratë se kjo mund të jetë edhedepresion, veçanërisht në rastet kur këto simptoma ju përgjigjen antidepresantëve. Çrregullimet e gjumit janë simptomat më madhore të depresionit dhe studimet kanë treguar se pacientët me sëmundjen Parkinson medepresionmadhor kanë më shumë çrregull...
Lexo më shumëSëmundja Parkinson është një sëmundjedegjenerative e sistemit nervor që shkakton çrregullime në kontrollin dhe koordinimin e lëvizjeve. Sëmundja Parkinson është progresive, që do të thotë se simptomat gradualisht përkeqësohen dhe shkaktojnë paaftësi. Kush është i prekur me sëmundjen Parkinson? Sëmundja Parkinson në përgjithësi prek njerëzit e moshuar–mosha mesatare është 57 vjeçare. Nga një studim i kryer tek të sëmurët me Parkinson rezultoi se vetëm 5–10% janë diagnostikuar përpara moshës 40 vjeçare. Sëmundja Parkinson është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat. Çfarë i shkakton problemet lëvizëse? Problemet e lëvizjes vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore të caktuara në pjesën e mesme të trurit. Këto qeliza nervore normalisht prodhojnë një substancë që njihet me emrin dopamin (mesazhator kimik), që është përgjegjës për kontrollin e lëvizjeve të trupit. Një mungesë e dopaminës shkakton dridhje, ngurtësi dhe lëvizje të ngadalta. A është sëmundja Parkinson e trashëgueshme? Shkaku kryesor i sëmundjes Parkinson është ende i paqartë, ...
Lexo më shumëI gjithë materiali i mëposhtëm është rezultat i observimeve të më shumë se 100 njerëzve mbi 3 vjet, me sëmundjen Parkinson (PD), në Universitetin e Nju Jorkut – Praktika e Fakultetit në qendrën mjekësore të Nju Jorkut. Higjiena dentare dhe orale Gjetjet paraprake të problemeve të dhëmbëve dhe shqetësimeve të lidhura me ta, sugjerojnë se ekziston një nevojë urgjente për trajtim më specifik të gojës dhe të dhëmbëve për njerëzit me PD. Nga gjetjet në vijim, janë diskutuar rekomandimet për kujdesin e dhëmbëve. Zbulimet Ekziston një rritjenë dëmtimin e dhëmbëve dhe akumulimin e pllakave dentare, të lidhura me një rritjetë dukshme të inflamacionit dhe sëmundjes periodontale, lëvizshmërinë e dhëmbëve dhe dhimbjen. Pjesërisht, kjo është për shkak të paaftësisë së larjes së dhëmbëve; Kur njerëzit vendosin proteza të pjesshme ose të plota për një kohë të gjatë, aftësia e këtyre protezave mund të jetë e dobët dhe zakonisht ekziston një humbje e aftësisë së kafshimit. Prandaj, protezat në përgjithësi kanë kontakte të papërshtatshme përtypjeje...
Lexo më shumëMe zhvillimin e sëmundjes Parkinson, çështjet e menaxhimit bëhen më komplekse. Ekziston një nevojë për të ruajtur pavarësinë, kontrolluar simptomat dhe menaxhuar vështirësitë e lidhura me efektet afatgjata të trajtimit dhe të vetëgjendjes. Cilësia e jetës mund të varet nga njohja dhe trajtimi i disa prej problemeve të fshehura, ashtu sikundër nga trajtimi i anomalive të lëvizjes. Ruajtja e pavarësisë Edukimi Edukimi mund të ndihmojë personin me sëmundjen Parkinson, që të ketë një ndjenjë kontrolli, veçanërisht në lidhje me menaxhimin mjekësor, mund të ndihmojë në menaxhimin e gjendjes, që është esencialisht progresive. Personi që është i mirëinformuar, është avokati më i mirë për kujdesin e mirë dhe menaxhimin. Informacioni duhet të jetë i besueshëm dhe të merret nga burime te sigurta. Ekzistojnë një sërë faqesh në internet me reputacion të mirë dhe shoqatat lokale, për sëmundjen Parkinson, kanë një sërë informacionesh dhe videosh. Mbështetja Shumë njerëz, që jetojnë me një gjendje siç është sëmundja Parkinson, ndihen të izoluar dhe veçanërisht kur si...
Lexo më shumë