Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja Parkinson: Menaxhimi i problemeve me avancimin

Me zhvillimin e sëmundjes Parkinson, çështjet e menaxhimit bëhen më komplekse. Ekziston një nevojë për të ruajtur pavarësinë, kontrolluar simptomat dhe menaxhuar vështirësitë e lidhura me efektet afatgjata të trajtimit dhe të vetëgjendjes. Cilësia e jetës mund të varet nga njohja dhe trajtimi i disa prej problemeve të fshehura, ashtu sikundër nga trajtimi i anomalive të lëvizjes.

Ruajtja e pavarësisë

Edukimi

Edukimi mund të ndihmojë personin me sëmundjen Parkinson, që të ketë një ndjenjë kontrolli, veçanërisht në lidhje me menaxhimin mjekësor, mund të ndihmojë në menaxhimin e gjendjes, që është esencialisht progresive. Personi që është i mirëinformuar, është avokati më i mirë për kujdesin e mirë dhe menaxhimin. Informacioni duhet të jetë i besueshëm dhe të merret nga burime te sigurta. Ekzistojnë një sërë faqesh në internet me reputacion të mirë dhe shoqatat lokale, për sëmundjen Parkinson, kanë një sërë informacionesh dhe videosh.

Mbështetja

Shumë njerëz, që jetojnë me një gjendje siç është sëmundja Parkinson, ndihen të izoluar dhe veçanërisht kur simptomat bëhen më të dukshme, shumë njerëz veçohen nga kontakti social. Grupet e suportit Parkinson, i sigurojnë mbështetje reciproke njerëzve, që ndodhen në një situatë të ngjashme. Mbështetja nga familja është shumë e rëndësishme dhe nëse kjo nuk është e mundur, ose kur personi me Parkinson jeton vetëm, ekzistojnë mënyra të qasjes së shërbimeve në grupet mbështetëse. Për personin nën mbikqyrjen e kujdesit institucional, ka programe të dizajnuara për të ndihmuar njerëzit që qëndrojnë në shtëpi dhe të pavarur, për aq kohë sa është e mundur.

Të ushtruarit

Edhe pse të ushtruarit nuk do të ndalojë zhvillimin e sëmundjes Parkinson, është e sigurt se do të përmirësojë cilësinë e jetës dhe do të ndikojë direkt në lehtësimin e pasojave të tilla siç janë, ngrirja dhe ngadalësimi i lëvizjeve, ashtu sikundër përmirësimin e nivelit të fitnesit dhe të mirëqenies. Programet e ushtrimeve, të dizenjuara në mënyrë specifike për sëmundjen Parkinson, mund të jenë të dobishme dhe vlerësimi nga fizioterapisti me një interes special në Parkinson, mund të sigurojë udhëzimet për ushtrimet e duhura. Për këto njerëz që ndihen të lodhur, fizioterapisti mundet gjithashtu që t’u mësojë teknikat e ruajtjes së energjisë. E ecura, është akoma një nga ushtrimet më të mira, kështu që ndoshta e ecura për të shëtitur qenin, mundet që të ndihmojë me lëvizshmërinë dhe të reduktojë izolimin social.

Të ushqyerit

Pjesa më e madhe e njerëzve me Parkinson humbin peshë me zhvillimin e gjendjes dhe është e rëndësishme mbajtja e një diete të balancuar, që ruan peshën, është e lehtë për t’u ngrënë (veçanërisht nëse ekzistojnë probleme me gëlltitjen ose të ngrënën e ngadaltë), ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe përmban një sërë lëngjesh. Shpesh, është e dobishme për t’u konsultuar me një dietolog, për këshilla në planifikimin e një diete të përshtatshme. Mund të jetë gjithashtu i nevojshëm, planifikimi për të ngrënë ushqime me më shumë proterina, nuk ka rëndësi në qoftë se përgjigja ndaj ilaçeve është pak e ngadalshme.

Të  folurit

Parkinsoni zakonisht prek edhe aftësinë për të folur dhe kjo, së bashku me mungesën e lëvizshmërisë së fytyrës, mund ta vështirësojë komunikimin. Patologët e fjalimit, mund të mësojnë metodat e përdorimit, në mënyrë sa më të mirë të zërit dhe teknikat e thjeshta, siç janë “të menduarit me zë”, të cilat janë provuar që të jenë të suksesshme.

Ruajtja e vetëkujdesit

Meqenëse njerëzit me sëmundjen Parkinson ngadalësojnë veprimtarinë e tyre, është e rëndësishme për zhvillimin e strategjive për të ruajtur pavarësinë dhe dinjitetin. Ekzistojnë një numër strategjish, që njohin vështirësitë që shumë njerëz me sëmundjen Parkinson kanë kundrejt veprimeve komplekse.

Modifikimet në shtëpi

Ndryshimet në shtëpi mund të zvogëlojnë barrën e kujdestarit/personit që kujdeset dhe të ndihmojnë personin me Parkinson, për të ruajtur pavarësinë dhe lëvizshmërinë.

Edukimi

Kujdestari, i cili është i arsimuar në lidhje me sëmundjen Parkinson, është më në gjendje për të bërë plane dhe për të menaxhuar jetën, si dhe për të vepruar, nëse është e nevojshme, si një avokat për partnerin.

Mbështetja

Grupet mbështetëse dhe grupet e Parkinsonit, ku kujdestarët mund të takohen së bashku dhe të sigurojnë mbështetje të ndërsjellë janë të paçmueshme. Këshillimi është gjithashtu në dispozicion nga pjesa më e madhe e shoqatave të Parkinsonit.

Menaxhimi i stresit

Shumë kujdestarë kanë vështirësi përballimi dhe ndihen të mbërthyer, në rolin që ato nuk e kërkuan. Mungesa e gjumit, izolimi social dhe kërkesat fizike për t’u kujdesur për dikë, janë të gjithë faktorë që krijojnë stres. Këto janë teknika që ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe pjesa më e madhe e shoqatave të Parkinsonit, duhet të jenë në gjendje që ta sigurojnë këtë informacion.

Pushimi

Njerëzit me Parkinson, nuk mund t’i shpëtojnë gjendjes së tyre dhe shpesh, kujdestarët ndihen në faj nga largimi i tyre. Kjo, megjithatë është e rëndësishme për kujdestarin, si person mbështetës, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe ndjenjën e bilancit.

Rëniet

Me avancimin e sëmundjes Parkinson, rëniet kanë si qëllim që të ndodhin më shpesh dhe mund të ekzistojnë një sërë mekanizmash të ndryshëm të përfshirë, që mund t’i bëjnë njerëzit më të prirur ndaj rënieve.

Ngrirjet

Ngrirjet ose të bllokuarit dhe pamundësia për të filluar lëvizjen, është një nga aspektet më frustuese të sëmundjes Parkinson. Ekzistojnë shumë “hile”, që njerëzit përdorin për ta anashkaluar këtë, të tilla si shkelja mbi një objekt imagjinar, lëkundja dhe përdorimi i muzikës. Çdo person ka nevojë për të punuar me atë që është më e mira për ta, dhe shoqata e Parkinsonit dhe fizioterapistët mund të japin informacione të dobishme.

Paqëndrueshmëria posturale

Rëniet e shkaktuara nga paqëndrueshmëria posturale, zakonisht ndodhin kur personi kthehet, ndërkohë që po ecën ose është duke bërë ndryshime të tjera pozicioni. Fizioterapistët mund të sigurojnë trajnime në teknikë, për të ndihmuar në parandalimin e kësaj lloj rënieje.

Rënia

Kjo zakonisht ndodh në një fazë të mëvonshme të sëmundjes Parkinson dhe është e lidhur me paqëndrueshmërinë posturale. Nëse kjo ndodh më herët, arsyeja duhet vlerësuar me kujdes nga mjeku, pasi mund të ekzistojnë edhe shkaqe të tjera.

Shkaqet mjedisore

Fizioterapia ose vlerësimi i terapisë profesionale, mund të jenë të rëndësishme, kur personi bie. Këpucët e papërshtatshme, drita e dobët dhe dyshemetë e rrëshqitshme, janë disa nga faktorët e mundshëm mjedisor, që mund të modifikohen.

Shkaqet mjekësore

Jo të gjitha rëniet janë të shkaktuara nga sëmundja Parkinson dhe personi që bie, ka nevojë që të vlerësohet, në mënyrë që shkaqet e tjera të hetohen.

Komplikacionet e lëvizjes

Pasi personi ka qenë duke marrë mjekimin, veçanërisht levodopa (p.sh. Sinemet ose Madopar), për një kohë të caktuar, komplikacionet mund të ndodhin dhe mund të jenë shumë të vështira për t’u menaxhuar. Dy komplikacionet kryesore janë luhatjet motorike (të lëvizjes) dhe diskinezia (zakonisht lëvizjet gjarpëruese). Menaxhimi i kujdesshëm mjekësor i këtyre komplikacioneve është shumë i rëndësishëm.

Luhatjet

Luhatjet ndodhin kur përgjigjja ndaj mjekimeve, alternohet ndërmjet shfaqjes (simptomat janë të mirë kontrolluara) dhe shmangies (zakonisht të ngurta dhe karakteristikë Parkinsoniane). Me përparimin në mjekim të sëmundjes Parkinson, tani ekziston një shumëllojshmëri strategjish të përdorura për të ndihmuar në luftimin e këtij problemi dhe janë të rëndësishme që të trajtohen nga një mjek, i cili ka ekspertizë të veçantë në menaxhimin e komplikimeve që lidhen me Parkinsonin.

Diskinezia

Diskinezia është shpesh e lidhur me dozën e pikut ose kohën pas marrjes së mjekimeve, ku niveli në trup është më i lartë. Është shumë e rëndësishme, menaxhimi i kujdesshëm i mjekimeve.

Problemet psikologjike

Përpara mendohej se sëmundja Parkinson prekte vetëm lëvizjen, por tashmë njihet që ekzistojnë një sërë çrregullimesh të humorit dhe të të menduarit, që mund të shoqërohen me sëmundjen.

Vështirësitë njohëse

Vështirësitë e të menduarit, mund të jenë një shkak shumë sinjifikativ i paaftësisë në Parkinson. Këto përfshijnë ngadalësinë e të menduarit dhe të përpunimit të informacionit, ashtu sikundër edhe të ndërprerjes së proceseve të mendimit dhe të planifikimit. Këto ndryshime shpesh janë të lidhura me ilaçet e Parkinsonit dhe mund të jetë e vështirë për të arritur një ekuilibër ndërmjet menaxhimit të simptomave të Parkinsonit dhe minimizimit të efekteve të padëshiruara në proceset e të menduarit. Teknikat për të kapërcyer disa vështirësi, sidomos me organizimin dhe planifikimin, mund të mësohen dhe mund të jenë efektive në reduktimin e disa prej frustrimeve.

Demenca dhe halucinacionet

Vetë sëmundja e Parkinsonit, mund të shkaktojë halucinacione, konfuzion, mungesë memorieje dhe irritim, por këto probleme mund të jenë gjithashtu të lidhura edhe nga mjekime anti-Parkinson ose të shkaktuara plotësisht nga gjendje të tjera. Përpara se të fillohet çfarëdolloj trajtimi, menaxhimi i këtyre problemeve ka nevojë për një vlerësim të kujdesshëm.

Depresioni

Depresioni në sëmundjen Parkinson është i zakonshëm. Pjesa më e madhe e kërkuesve, bien dakord, se rreth 40% e njerëzve me sëmundjen Parkinson, në një fazë të caktuar, kanë probleme. Depresioni mund të jetë pjesë e vetë sëmundjes, pasi njerëzit me Parkinson kanë nivele të larta depresioni në krahasim me njerëzit me nivele të njëjtë paaftësie por nga shkaqe të tjera. Nivelet e depresionit nuk janë të lidhura me ashpërsinë e simptomave të Parkinsonit dhe madje mund të paraprijnë diagnozën. Nivelet e depresionit kanë tendencë që të jenë të larta, menjëherë pas diagnozës dhe në fazën e mëvonshme të gjendjes, duke treguar se depresioni nganjëherë mund të jetë një reagim i Parkinsonit dhe i disa vështirësive që ai krijon.

Menaxhimi i depresionit varet nga shkaku dhe depresioni ka nevojë për një vlerësim të kujdesshëm përpara se të trajtohet. Njerëzit me Parkinson, mund të duken të depresuar për shkak të qëndrimit të tyre dhe mungesës së ekspresionit të fytyrës, ose mund të diagnostikohen si depresivë, nëse janë duke përjetuar mungesë energjie, probleme të gjumit dhe mungesë oreksi. Disa njerëz me Parkinson, vuajnë nga kombinimi i apatisë, zvogëlimit të energjisë dhe pasivitetit, që është i ngjashëm me depresionin, por që nuk i përgjigjen antidepresantëve.

Vështirësitë e gjumit

Insomnia

Vështirësitë e gjumit janë shumë të zakonshme në sëmundjen Parkinson dhe mund të jenë të lidhura me një sërë faktorësh, siç janë depresioni, dhimbja, gjumi gjatë ditës, diskenezia dhe ilaçet e sëmundjes Parkinson.

Mjekimi mund të përdoret dhe ekzistojnë një sërë strategjish të tjera, që njerëzit i kanë gjetur të dobishme. Ato përfshijnë stërvitjet e rregullta, fjetjen e rregullt dhe ngritjen në mëngjes në të njëjtën orë, përdorimin e krevatit vetëm për të fjetur dhe jo për të lexuar ose parë TV, si dhe shmangien e alkoolit dhe kafes përpara fjetjes.

Shqetësimet e këmbëve

Sindroma e shqetësimeve të këmbëve është e zakonshme në sëmundjen Parkinson dhe më zakonisht ndodh gjatë natës, e karakterizuar me ndjenjën e parehatisë, dhimbjen e këmbëve dhe ndjenjën e të mos qenit në gjendje për të qëndruar gjatë ulur. Ecja, të ushtruarit, shtriqja, mund të ndihmojnë, por për shkak se mund të ekzistojnë një sërë shkaqesh të ndryshme, trajtimi mund të jetë i komplikuar.

Çrregullimet autonome të sistemit

Sistemi i çrregullimeve autonome, kontrollon lëvizjen e pavullnetshme dhe vështirësitë janë të zakonshme.

Kapsllëku

Kapsllëku është i zakonshëm, pasi zorrët janë muskulare dhe të prekura nga sëmundja Parkinson. Menaxhimi i kapsllëkut është primar, me një dietë të pasur me fibra, sa më shumë ujë dhe sa më shumë ushtrime që të jetë e mundur. Gjithashtu, laksativët dhe teknikat bio mund të jenë të dobishme ashtu sikurse të rëndësishme janë dhe këshillat nga një dietolog ose doktor.

Vetëpërmbajtja

Problemet urinare, veçanërisht gjatë natës, mund të jenë frustuese dhe shkatërruese për personin me sëmundjen Parkinson. Ato mund të jenë të lidhura me dobësimin e muskujve, ngadalësinë për të shkuar në tualet dhe mungesën e zhdërvjelltësisë për një sërë çështjesh të tjera. Vetëpërmbajtja e shërbimeve këshillimore është e siguruar nga një sërë agjencish që mund të sigurojnë këshillën menaxheriale në shtëpi në një bazë të vazhdueshme. Shoqatat e Parkinsonit kanë informacione në qasjen e këtyre shërbimeve.

Vështirësitë seksuale

Vështirësitë seksuale zakonisht janë referuar mungesës së interesit dhe vështirësisë në funksionin seksual dhe mund të lidhen me mjekimin ose çrregullimet e sistemit autonomik nervor. Për meshkujt, vështirësitë zakonisht janë të lidhura me paaftësinë për të arritur në ereksion. Ndonjëherë, mjekimet mund të rrisin funksionin seksual. Trajtimi me mjekim mund të jetë efektiv nëse problemi është shkaktuar nga mjekimi ose depresioni i mundshëm. Mungesa e vetërespektit, vështirësitë e marrëdhënieve dhe ndryshimet e roleve brenda çifteve, munden gjithashtu të shkaktojnë probleme. Këshillimi për përballimin e këtyre problemeve mund të jetë i nevojshëm.

Dhimbja

Dhimbja është përjetuar nga gjysma e njerëzve me sëmundjen Parkinson, por për këtë nuk ekziston një shkak i vetëm ose i thjeshtë. Disa dhimbje mund të menaxhohen nëpërmjet ndryshimit të mjekimeve, por shkaku ka nevojë që të hetohet dhe dhimbja e shkaktuar nga shkaqet e tjera, që nuk përfshihen në sëmundjen Parkinson të trajtohet.

Hipotensioni postural

Ulja e tensionit të gjakut gjatë qëndrimit në këmbë mund të shkaktojë marramendje. Ekzistojnë një sërë qasjesh për ta përballuar këtë dhe këshilla mjekësore mund të ndihmojë në gjetjen e shkakut kryesor. Qasjet për menaxhimin përfshijnë mjekimin, shmangien e vakteve të mëdha, të qenit të kujdesshëm në mot të nxehtë (dhe shmangien e luajtjes së instrumenteve të erës, gjatë qëndrimit në këmbë).

Termo-rregullimi dhe djersitja

Këto janë probleme që mund të lidhen me sëmundjen Parkinson, por që mund të shkaktohen edhe nga gjendje të tjera, sepse mekanizmat për rregullimin e temperaturës dhe të djersës, janë komplekse dhe çrregullimet në sëmundjen Parkinson, nuk janë kuptuar mirë dhe për këtë menaxhimi mund të jetë i vështirë.

Lëkura e yndyrshme dhe pulsimi i ngadaltë

Zakonisht, lëkura e yndyrshme shfaqet në kokë, fytyrë dhe qafë dhe normalisht është e menaxhuar nga përdorimi i një shampoje specifike.

Inflamacioni i kapakëve të syve, që lidhet me ngadalësimin e pulsit, mund të trajtohet me përdorimin e lotëve natyral dhe kompresave të ngrohta. Qasjet e tjera mund të jenë të nevojshme, në qoftë se mjetet e thjeshta nuk funksionojnë.


Komentoni