Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja Parkinson: Pyetje dhe përgjigje

Sëmundja Parkinson është një sëmundje degjenerative e sistemit nervor që shkakton çrregullime në kontrollin dhe koordinimin e lëvizjeve. Sëmundja Parkinson është progresive, që do të thotë se simptomat gradualisht përkeqësohen dhe shkaktojnë paaftësi.

Kush është i prekur me sëmundjen Parkinson?

Sëmundja Parkinson në përgjithësi prek njerëzit e moshuar–mosha mesatare është 57 vjeçare. Nga një studim i kryer tek të sëmurët me Parkinson rezultoi se vetëm 5–10% janë diagnostikuar përpara moshës 40 vjeçare. Sëmundja Parkinson është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat.

Çfarë i shkakton problemet lëvizëse?

Problemet e lëvizjes vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore të caktuara në pjesën e mesme të trurit. Këto qeliza nervore normalisht prodhojnë një substancë që njihet me emrin dopamin (mesazhator kimik), që është përgjegjës për kontrollin e lëvizjeve të trupit. Një mungesë e dopaminës shkakton dridhje, ngurtësi dhe lëvizje të ngadalta.

A është sëmundja Parkinson e trashëgueshme?

Shkaku kryesor i sëmundjes Parkinson është ende i paqartë, por është menduar që të jetë i lidhur me një sërë kombinimesh gjenetike dhe faktorësh mjedisorë.

Nëse keni një pjesëtar familjeje që është në fillesat e sëmundjes Parkinson (përpara moshës 50 vjeçare) atëherë keni një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes në moshë të re. Por nëse keni një pjesëtar familjeje që është diagnostikuar me sëmundjen Parkinson në moshë të vonë, atëherë rreziku juaj është i njëjtë me këdo person tjetër.

Cilat janë simptomat?

Ekzistojnë 4 lloje simptomash kryesore që mjekët e lidhin me sëmundjen Parkinson:

Bradikinezia (ngadalësimi i theksuar i lëvizjeve)

Lëvizjet vullnetare bëhen lëvizje të ngadalta ose të vështira për t’u filluar dhe lëvizjet automatike, siç është lëkundja e krahëve gjatë ecjes ose menaxhimi i krahëve gjatë komunikimit, gjithashtu do të reduktohen. Miqtë dhe familjarët tuaj gjithashtu mund të vënë re se edhe ekspresionet e fytyrës do të reduktohen. Bradikinezia është ndoshta simptoma më e shprehur dhe nënkupton që veprimet e thjeshta, siç janë e veshura dhe e ngrëna marrin më shumë kohë dhe janë më të vështira për t’u bërë.

Tremori i qetësisë (dridhja në qetësi)

Tremori që është i lidhur me sëmundjen Parkinson ndodh kur muskujt janë në pushim dhe përkeqësohet gjatë lodhjes ose të qenit emocionalisht të stresuar. Tremori përmirësohet me lëvizje aktive dhe zakonisht zhduket në gjumë. Në pjesën më të madhe të rasteve fillon në një dorë dhe mund të progresojë për të prekur dorën tjetër, më pas krahët dhe këmbët.

Rixhiditeti (ngurtësimi, rritja e rezistencës ndaj lëvizjeve pasive)

Rixhiditeti zakonisht nuk vihet re nga njerëzit me sëmundjen Parkinson, por mund të zbulohet nga mjeku gjatë një ekzaminimi. Rixhiditeti mund të jetë shkaku i disa prej dhimbjeve dhe ankimeve të zakonshme siç janë ngurtësimi i muskujve–zakonisht ndodh kur mundohemi për t’u ngritur ose kur fillojmë që të ecim.

Instabiliteti postural (balanca jo e mirë)

Shumë njerëz me sëmundjen Parkinson kanë një instabilitet postural kur ato përkulen përpara. Mund të preket gjithashtu edhe ecja juaj. Ju gjithashtu mund të keni vështirësi në ndryshimin e drejtimit ose të ndalimit të ecjes.

Ndërkohë që vetëm një pjesë e trupit tuaj mund të preket si fillim, me kalimin e kohës preket i gjithë trupi. Është e rëndësishme për të mbajtur mend se sëmundja Parkinson prek njerëzit e ndryshëm në mënyra të ndryshme – ju mund të përjetoni disa ose të gjitha simptomat tipike dhe sëmundja mund të progresojë me ngadalë ose me shpejtësi.

Përveç vështirësive me lëvizjen, a ekzistojnë simptoma të tjera fizike?

Probleme të tjera që lidhen me sëmundjen Parkinson janë:

  • Lodhja që nuk rikuperohet edhe pas pushimit (që sjell mosaktivitet dhe përkeqësime të tjera simptomash);
  • simptomat shqisore (të tilla si dhimbja, mpirja, ndjesi shpimi gjilpërash, ftohtësia dhe humbja e të nuhaturit), që ndodhin në më shumë se 40% të njerëzve me këtë sëmundje;
  • Problemet e gjumit (duke përfshirë vështirësitë për të rënë në gjumë dhe ankthet e gjumit), që prekin rreth 70% të njerëzve;
  • Kapsllëku që vjen si rezultat i ngadalësimit të traktit tretës; dhe
  • Mosmbatja urinare (vështirësi urinimi).

Kapsllëku (që mund të jetë i rëndë), problemet urinare dhe problemet e gjumit mund të përkeqësohen nga disa ilaçe që përdoren për të trajtuar sëmundjen Parkinson.

A preken gjithashtu memoria dhe të menduarit?

Disa shkallë të dëmtimit të memories dhe të të menduarit mund të jenë problem, por më shumë preken njerëzit që e kanë patur sëmundjen për të paktën 10 vjet. Rreth 20% e njerëzve me sëmundjen Parkinson kanë humbje të fortë të kapacitetit mendor ndërkohë që gjysma kanë probleme minore në lidhje me memorien dhe të gjykuarit.

Edhe depresioni prek rreth gjysmën e njerëzve me sëmundjen Parkinson. Depresioni mund të zhvillohet si një reagim ndaj paaftësisë fizike ose diagnozës.

Cila është paraqitja e njerëzve me sëmundjen Parkinson?

Pjesa më e madhe e njerëzve do të vazhdojnë punën e tyre me kohë të plotë dhe do të jetojnë një jetë normale për shumë vite pas diagnostikimit. Sëmundja nuk ndikon në jetëgjatësinë e pacientit. Megjithatë, për shkak të natyrës progresive të sëmundjes, shumë njerëz do të bëhen me aftësi të kufizuar.

Çfarë është Parkinsonizmi?

Disa ilaçe (p.sh. ilaçet antipsikotike); sëmundjet (encefaliti dhe sëmundje të tjera); lëndimet e kokës dhe toksinat mund të shkaktojnë shenja të ngjashme dhe simptoma të sëmundjes Parkinson. Kjo llojshmëri shenjash dhe simptomash është e njohur si Parkinsonizëm.

Si është diagnostikuar sëmundja e Parkinsonit?

Nuk ekziston një test specifik për sëmundjen Parkinson. Mjeku juaj mund të dyshojë në bazë të simptomave dhe ekzaminimit fizik të bërë. Mjeku juaj mund të kryejë disa teste për të kontrolluar për sëmundje të tjera që mund të shkaktojnë simptomat.

Një përmirësim i simptomave pas fillimit të mjekimit që përdoret për trajtimin e sëmundjes Parkinson, ndihmon në konfirmimin e diagnozës.

A mund të kurohet sëmundja Parkinson?

Fatkeqësisht nuk ekziston asnjë kurë për sëmundjen Parkinson. Megjithatë është e mundur për të kontrolluar (ose të paktën përmirësuar) simptomat me mjekime dhe ndryshime në mënyrën e jetesës dhe nëpërmjet kirurgjisë, që mund të jenë gjithashtu përfituese për disa njerëz.

Çfarë ndryshimesh unë duhet të bëj për të përmirësuar simptomat e mia?

Edhe pse ekzistojnë ilaçe që janë shumë efektive për trajtimin e simptomave të sëmundjes Parkinson, efektet e këtyre ilaçeve zakonisht zvogëlohen me kalimin e kohës. Për këtë arsye, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë disa ndryshime në mënyrën e jetesës përpara se të filloni mjekimin.

Ushtrimet e rregullta ju ndihmojnë për të ruajtur fleksibilitetin. Ato gjithashtu përmirësojnë qëndrimin, balancën, fortësinë madje edhe humorin. Një nivel i moderuar ushtrimesh është mënyra më e përshtatshme–provoni të ecurin, të notuarit dhe të kërcyerit. Gjithmonë mbani mend për të pyetur mjekun tuaj rreth programit tuaj të përshtatshëm.

Humbja e oreksit dhe humbja e peshës mund të ndodhë si rezultat i depresionit. Mundojuni të mbani një dietë ushqimore të shëndetshme, me sa më shumë fibra për të parandaluar kapsllëkun. Mjeku mund t’ju japë ilaçe antidepresante nëse depresioni juaj është duke ndikuar në të ngrënën dhe humbjen e peshës.

Si mund ta ndaloj sëmundjen Parkinson që prek jetën time të përditshme?

Problemet me lëvizjen prekin jetën e përditshme, por me ndihmën e profesionistëve të shëndetit mund të bëni rregullime në rutinën tuaj ditore, në mënyrë që të mund të jeni aktiv dhe të pavarur.

  • Fjalimi mund të bëhet monoton dhe i butë dhe disa njerëz mund të kenë vështirësi në artikulimin e fjalëve. Një terapist fjalimesh mund t’ju sugjerojë ushtrime verbale dhe madje edhe lëvizje të gjuhës që do t’ju ndihmojnë që të flisni me zë më të lartë dhe më të pastër;
  • Me zhvillimin e sëmundjes, mund të hasni vështirësi në të ngrënë si rezultat i problemeve me përtypjen dhe gëlltitjen. Një terapist fjalimesh gjithashtu mund të ndihmojë me këto probleme;
  • Mund të hasni vështirësi në të ecur, veçanërisht në hedhjen e hapit të parë. Fizioterapisti mund t’ju japë ushtrime për të fortësuar muskujt dhe përmirësuar fleksibilitetin, ashtu sikundër edhe këshilla sesi të përmirësoni qëndrimin dhe balancën;
  • Shkrimi juaj mund të bëhet i vogël dhe madje edhe i palexueshëm si rezultat i dridhjeve dhe bradikinezisë.

A mundet që sëmundja Parkinson të prek jetën time seksuale?

Një reduktim i impotencës mund të rezultojë nga faktorë fizikë dhe psikologjikë të sëmundjes Parkinson. Përveç kësaj, disa nga ilaçet që janë përdorur për të trajtuar simptomat e sëmundjes Parkinson mund të shkaktojnë disfunksionin seksual tek meshkujt dhe tharjen vaginale tek femrat. Lodhja mund t’i përkeqësojë gjërat. Mund të ndihmojë kryerja e marrëdhënieve seksuale pas marrjes së ilaçeve. Ilaçet si viagra mund të ndihmojnë në vështirësitë erektile të mashkullit dhe lubrifikimet vaginale mund të ndihmojnë gruan.

Cilat janë llojet e ndryshme të ilaçeve që janë përdorur për të trajtuar sëmundjen Parkinson?

Për shkak se simptomat e sëmundjes Parkinson janë shkaktuar nga mungesa e dopaminës në tru, pjesa më e madhe e trajtimeve me ilaçe–të quajtura ilaçe antiparkinson–janë këshilluar për të zëvendësuar dopaminën.

Levodopa, gjithashtu e quajtur L-dopa është ilaçi më efektiv i mundshëm që përmirëson simptomat në më shumë se tek 80% e njerëzve brenda 6-8 javëve. Levodopa konvertohet në dopaminë nga qelizat nervore të trurit. Për ta parandaluar atë nga konvertimi në dopaminë përpara se të arrijë trurin, ajo duhet të jepet në kombinim me ilaçe të tjera.

Ekzistojnë edhe ilaçe të tjera që janë të pranishme për sëmundjen Parkinson por ato nuk janë aq efektive sa levodopa. Këto ilaçe zakonisht janë të nevojshme nëse levodopa është duke shkaktuar efekte anësore të patolerueshme dhe nuk është duke kontrolluar simptomat. Këto ilaçe janë duke u përdorur gjerësisht në fillesat e terapive për të kontrolluar simptomat e buta, veçanërisht tek pacientët e rinj. Nëse jeni në depresion, mjeku juaj mund t’ju japë antidepresantë për të liruar simptomat dhe për të përmirësuar kualitetin e jetës.

 A ekziston ndonjë problem i lidhur me përdorimin e levodopës për një kohë të gjatë?

Përdorimi i këtij ilaçi nënkupton që pjesa më e madhe e njerëzve me sëmundjen Parkinson mund të presin që të jetojnë një jetë aktive. Fatkeqësisht, përgjigjia e parë e pozitive ndaj levodopës jo gjithmonë zgjat shumë, efektet e saj shpesh bëhen të paparashikueshme dhe një sërë efektesh anësore fillojnë që të shfaqen rreth 5 vjet pas trajtimit.

Përmbledhje e ndikimeve të ilaçeve dhe efekteve anësore

Ilaçet e sëmundjes Parkinson

Ilaçet Përdorimi Efektet anësore
Përgatitjet Levodopa
Levodopa plus carbidopa (emri i markës Sinemet);levodopa plus benserazide (emri i markës Madopar)
  • Levodopa mund të përdoret për të trajtuar të gjitha simptomat madhore të sëmundjes Parkinson
  • Është veçanërisht efektive për kontrollimin e bradikinezisë dhe ngurtësisë. Edhe dridhjet përmirësohen, edhe pse në një masë të vogël.
  • Efektet e mundshme anësore janë: përzierje dhe të vjella; kapsllëk; haluçinacione;konfuzion mendor; çrregullim gjumi; episode të presionit të lartë të gjakut dhe përgjumje.
  • Pas trajtimit afatgjatë – zakonisht pas 5 viteve lëvizje shfaqen lëvizjet e pakontrollueshme, dhe luhajet në mobilitet.
Dopamine agonist (p.sh.bromnociptime, pramipexole, pergolide, cabergoline)
  • Dopamin agonist imiton veprimet e dopaminës në tru.
  • Ato trajtojnë të gjitha simptomat e sëmundjes Parkinson, por zakonisht janë më pak efektive sesa levodopa.
  • Marrja e dopaminës agonist me levodopa në fillimet e trajtimit mund të vonojnë zhvillimin e diskinezisë.
  • Efektet e mundshme anësore janë: përzierje; presion i ulët i gjaku; halucinacione;konfuzion dhe ëndrra të këqija.
  • Dopamin agonist ka më pak mundësi që të shkaktojë diskinezinë sesa levodopën.
  • Halucinacionet dhe përgjumja ndodhin më shpesh me dopamine agonist sesa me levodopa.
Anticholinergics(p.sh. benztropine, benzhexol, biperiden)
  • Ilaçet Anticholinergic bllokojnë efektin e acetilkolinës, një nga neurotransmetuesit në tru.
  • Anticholinergics mund të përmirësojnë dridhjet dhe ngurtësinë, por ato nuk kanë efekt tek bradikinezia.
  • Efektet anësore të mundshme janë: gojë e thatë; kapsllëk; vizion i turbullt; çorientim; përgjumje dhe vështirësi urinimi.
  • Konfuzioni është më i theksuar tek të moshuarit.
Selegiline (emri i markës Selgene ose Eldepryl)
  • Selegiline mund të përdoret për të trajtuar sëmundjen Parkinson, ose përdoret në kombinim me levodopa për të trajtuar sëmundjen Parkinson të avancuar.
  • Efektet përfituese zakonisht vijnë brenda një viti.
  • Efektet anësore të mundshme janë: gojë e thatë; përzierje; probleme gjumi dhe përgjumje.
Amantadine(emri i markës Symmetrel)
  • Amantadine është menduar që të funksionojë duke stimuluar lirimin e dopaminës.
  • Ajo zakonisht është përdorur në kombinim me levodopa për të trajtuar sëmundjen e avancuar.
  • Është në mënyrë të moderuar efektive për të trajtuar të gjitha simptomat, por përfitimet janë afatshkurtër.
  • Mund të reduktojë intensitetin e diskinezisë.
  • Efektet e mundshme anësore janë: ënjtja e duarve dhe e këmbëve; një skuqje lëkure.
  • Efektet e rralla anësore janë, përgjumje, gojë e thatë dhe përzierje.
  • Problemet psikologjike, të tilla si depresioni dhe ankthi janë më të zakonshme tek njerëzit e moshuar.

A është përfituese kirurgjia për njerëzit me sëmundjen Parkinson?

Kirurgjia mund të lehtësojë simptomat e sëmundjes Parkinson, por nuk shëron sëmundjen. Për shkak të rreziqeve të lidhura me kirurgjinë e trurit, ajo zakonisht konsiderohet vetëm kur është provuar trajtimi medikamentoz dhe ka indikacione të qarta për ndërhyrjen kirurgjikale. Kur konsiderohet kirurgjia, duhet që edhe neurokirurgu të jetë i specializuar për sëmundjen Parkinson. Llojet kryesore të kirurgjisë për sëmundjen Parkinson janë:

-Kirurgjia lezionale;

-Stimulimi i thellë i trurit (DBS).

A ekziston ndonjë kërkim për trajtime të reja?

Transplantm-i qelizave embrionale është një nga trajtimet e mundshme për sëmundjen Parkinson që kohët e fundit është duke u investiguar. Qelizat embrionale kanë aftësinë për t’u zhvilluar në çfarëdolloj qelizash njerëzore. Më pas këto qeliza mund të transplantohen në trurin e njerëzve me sëmundjen Parkinson. Me vazhdimin e kërkimeve, përmirësimi i opsioneve të trajtimit dhe madje edhe një kurë për sëmundjen Parkinson mund të mos jetë shumë e largët.


Lisert 29/06/2024

Nese perdor Madoparin per 4 vite rresht a te jep ulje te theksuar ne peshe?

Sildi Spahija 11/09/2021

Pershnetje Babi im eshte 64 vjec dhe semundja e parkinsonit i ka fillu qe ne moshen 57 vjec veshtirsi ne ecje levizje perdor si mjekim Madopar Prkinson dhe Parlin ka 9 dit qe merr vitaminen Centrum silver Desha te pyes a eshte me i mir si ilac per ket lloj parkinsoni Levopoda apo Madopari ju lutem .

Sildi Spahija 11/09/2021

Pershnetje Babi im eshte 64 vjec dhe semundja e parkinsonit i ka fillu qe ne moshen 57 vjec veshtirsi ne ecje levizje perdor si mjekim Madopar Prkinson dhe Parlin ka 9 dit qe merr vitaminen Centrum silver Desha te pyes a eshte me i mir si ilac per ket lloj parkinsoni Levopoda apo Madopari ju lutem .

Dori 20/03/2021

Po nese perdorim levodopa dhe levizjet e pakontrolluara shtohen dita dites si duhet te veprojm .por pacienti ka gati 3 vjet qe e perdor kete barn.dhe perseri ska permirsim

Flori 10/02/2017

cili eshte aktiviteti i perditshem jetesore tek individet me semundje te Parkinsonit dhe cilat jane ushtimet Fizioterapeutike qe duhet kryer tek keta pacienta ?

Komentoni