Një studim sugjeron se: ekspozimi i bebeve ndaj ilaçeve të reja kundër epilepsisë gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë nuk shoqërohet merritjetë rrezikut për defekte të mëdha, krahasuar me shtatzëninë ku nëna nuk ka marrë ilaçe antiepileptike. Ilaçet e studiuara ishin lamotriginë, okskarbazepinë, topiramat, gabapentinë dhe leveriacetam. Duke përdorur të dhëna për më shumë se 800,000 gra shtatzëna në Danimarkë, kërkuesit kanë gjetur se rreth 1500 bebe kanë qenë të ekspozuara ndaj ilaçeve të gjeneratës së re kundër epilepsisë, 3.2% e tyre kishin defekte të mëdha krahasuar me 2.4% të bebeve që nuk ishin ekspozuar (JAMA2011; 305: 1996-2002)....
Lexo më shumëKrizat pjesore të thjeshta prekin vetëm një pjesë të trurit dhe zakonisht zgjasin më pak se një minutë. Simptomat janë në varësi të pjesës së prekur të trurit, por mund të përfshijnë edhe vetëm ndjenja të alteruara si: aromë shijeje jo e mirë, ngërç muskujsh, dridhje gjymtyrësh, ndjenjë frike ose ndjenja jonormale si mpirje e një pjese të trupit. Në një krizëpjesore të thjeshtë personi nuk e humb koshiencën. Krizat pjesore komplekse Krizat pjesore komplekse gjithashtu fillojnë në një pjesë të trurit, por në dallim nga krizat e thjeshta pjesore ato rezultojnë në një gjendje të alteruar të koshiencës, në të cilën personi duket konfuz, nuk përgjigjet ose përgjigjet në mënyrë jo të përshtatshme dhe ka lëvizje të alteruara si lëvizje të rrobave, lëvizje buzësh, mbllaçitje, murmërima ose të folur përçart. Krizat e përgjithshme sekondare Disa herë krizat pjesore mund të përhapen dhe të prekin të tërë trurin dhe të bëhen krizëe përgjithshme, në të cilën simptomat e krizës pjesore quhen aura ose periudha të lajmërimit. Kriza që vjen më pas quhet ...
Lexo më shumëKur ju shkoni tek një mjek për t’a pyetur rreth disfunksionit erektil ( gjithashtu i njohur si impotencë), ju duhet të tentoni që të mos jeni të turpshëm. Të paturit probleme me ereksionin, nuk është një refleksion i burrërisë tuaj. Për të vlerësuar problemet e ereksionit, mjeku juaj zakonisht do të kërkojë një histori mjekësore dhe do t’ju bëjë një ekzaminim fizik për të kontrolluar për ndonjë nga problemet që ju keni. Si pjesë e konsultimit, mjeku juaj mund: T’ju bëjë pyetje rreth gjendjeve mjekësore që prekin familjen tuaj, duke përfshirë: diabetin, presionin e lartë të gjaku-t, sëmundjen e zemrës, sëmundjen vaskulare, problemet e veshkave ose sëmundjen Peyronie; T’ju pyesë nëse ju keni bërë kirurgjiose keni patur lëndime në zonën pelvike; T’ju pyesë rreth çdo lloj ilaçi që ju jeni duke marrë; T’ju pyesë rreth jetesës suaj, si p.sh. sa alkoolju pini, a pini cigare apo jo, sa të stresuar mund të jeni; T’ju bëjë një ekzaminim për gjëndrat e zmadhuara të prostatës; Të kontrollojë nervat e penisit për të parë nëse ka ndonjë dëmtim; dhe T’ju këshil...
Lexo më shumëOrganet riprodhuese kryesore mashkullore janë testiset, të cilat prodhojnë spermë dhe gjithashtu hormone mashkullore, në formën e testosteronit. Sistemi riprodhues mashkullor përfshin gjithashtu organet gjenitale të jashtme–penisin dhe skrotumin–dhe strukturat e brendshme, duke përfshirë gjëndrat e prostatës, vas deferens, uretrën dhe fshikëzat seminale. Testiset Zakonisht testisi i djathtë është më i lartë sesa ai i majtë, në rreth 1 cm. Testiset qëndrojnë jashtë për arsye se temperatura e trupit brenda është shumë e lartë për të prodhuar spermë, kështu që ato janë prodhuar në testise në rreth 3 °C më pak sesa temperature e trupit. Vas deferens Vas deferens është një tubi ngushtë muskulor i cili tkurret për të shtyrë spermatozoidet drejt uretrës. Në epiditimitdhe vas deferens, spermatozoidët maturohen dhe rrisin pjellorinë e tyre. Vas deferens, së bashku me arteriet, venat dhe nervat formojnë kordën spermatike. Uretra Uretra shërben si një tub, në të cilën kalon urina nga fshikëza për në organin gjenitalmashkullor dhe më pas nxirret jashtë trupit në momentin e ejakulimit. Prostata Gjëndra e prostatës dhe gjëndrat bulbouretrale ...
Lexo më shumëSëmundja Peyronie është një gjendje e pazakontë që prek jetën seksuale të mashkullit dhe shkakton dhimbje kur ai ka ereksion. Kjo është më e zakonshme tek meshkujt ndërmjet moshës 40 dhe 60 vjeçare. Çfarë e shkakton sëmundjen Peyronie? Sëmundja Peyronie nuk është një sëmundjeseksualisht e transmetueshme dhe nuk është kancer, megjithatë, mjekët janë akoma të paqartë për shkakun e vërtetë të sëmundjes. Ka mundësi që indet fibroze të formohen për shkak të sëmundjes auto-imune, por mund të jetë gjithashtu edhë për shkak të ndonjë dëmtimi, p.sh. nëse penisi dëmtohet gjatë aktit seksual. Çfarë duhet të dini nëse keni sëmundjen Peyronie? Gjatë sëmundjes Peyronie, mashkulli mund të ketë dhimbje gjatë ereksionit dhe penisi i tij mund të jetë më i shkurtër sesa normalja. Shpeshherë, ai mund të ketë vështirësi gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale. Trajtimet Me kalimin e kohës, sëmundja Peyronie shërohet vetë, kështu që në shumë raste trajtimi nuk është i nevojshëm. Nëse sëmundja Peyronie është në një fazë të rënd&eu...
Lexo më shumë