Regjistrohu/Kyçu

Epilepsia: Krizat të thjeshta

Krizat pjesore të thjeshta prekin vetëm një pjesë të trurit dhe zakonisht zgjasin më pak se një minutë. Simptomat janë në varësi të pjesës së prekur të trurit, por mund të përfshijnë edhe vetëm ndjenja të alteruara si: aromë shijeje jo e mirë, ngërç muskujsh, dridhje gjymtyrësh, ndjenjë frike ose ndjenja jonormale si mpirje e një pjese të trupit. Në një krizë pjesore të thjeshtë personi nuk e humb koshiencën.

truri2

Krizat pjesore komplekse

Krizat pjesore komplekse gjithashtu fillojnë në një pjesë të trurit, por në dallim nga krizat e thjeshta pjesore ato rezultojnë në një gjendje të alteruar të koshiencës, në të cilën personi duket konfuz, nuk përgjigjet ose përgjigjet në mënyrë jo të përshtatshme dhe ka lëvizje të alteruara si lëvizje të rrobave, lëvizje buzësh, mbllaçitje, murmërima ose të folur përçart.

Krizat e përgjithshme sekondare

Disa herë krizat pjesore mund të përhapen dhe të prekin të tërë trurin dhe të bëhen krizë e përgjithshme, në të cilën simptomat e krizës pjesore quhen aura ose periudha të lajmërimit. Kriza që vjen më pas quhet kriza e përgjithshme sekondare. Ka disa tipe të ndryshme krizash të përgjithshme: kriza toniko-klonike, krizat e mungesës, kriza mioklonike: kriza tonike dhe kriza atonike.


Komentoni