Organet riprodhuese kryesore mashkullore janë testiset, të cilat prodhojnë spermë dhe gjithashtu hormone mashkullore, në formën e testosteronit. Sistemi riprodhues mashkullor përfshin gjithashtu organet gjenitale të jashtme–penisin dhe skrotumin–dhe strukturat e brendshme, duke përfshirë gjëndrat e prostatës, vas deferens, uretrën dhe fshikëzat seminale.
Zakonisht testisi i djathtë është më i lartë sesa ai i majtë, në rreth 1 cm. Testiset qëndrojnë jashtë për arsye se temperatura e trupit brenda është shumë e lartë për të prodhuar spermë, kështu që ato janë prodhuar në testise në rreth 3 °C më pak sesa temperature e trupit.
Vas deferens është një tub i ngushtë muskulor i cili tkurret për të shtyrë spermatozoidet drejt uretrës. Në epiditimit dhe vas deferens, spermatozoidët maturohen dhe rrisin pjellorinë e tyre. Vas deferens, së bashku me arteriet, venat dhe nervat formojnë kordën spermatike.
Uretra shërben si një tub, në të cilën kalon urina nga fshikëza për në organin gjenital mashkullor dhe më pas nxirret jashtë trupit në momentin e ejakulimit.
Gjëndra e prostatës dhe gjëndrat bulbouretrale prodhojnë dhe sekretojnë lëng lubrifikues. Të gjitha lëngjet seminale derdhen në uretër. Muskujt e uretrës tkurren për të nxjerrë jashtë spermën. Gjatë ejakulacionit, penisi nxjerr jashtë 2-4 ml lëng seminal, i cili përmban qindra milionë spermatozoidë.
Komentoni