Sëmundja Peyronie është një gjendje e pazakontë që prek jetën seksuale të mashkullit dhe shkakton dhimbje kur ai ka ereksion. Kjo është më e zakonshme tek meshkujt ndërmjet moshës 40 dhe 60 vjeçare.
Sëmundja Peyronie nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe nuk është kancer, megjithatë, mjekët janë akoma të paqartë për shkakun e vërtetë të sëmundjes. Ka mundësi që indet fibroze të formohen për shkak të sëmundjes auto-imune, por mund të jetë gjithashtu edhë për shkak të ndonjë dëmtimi, p.sh. nëse penisi dëmtohet gjatë aktit seksual.
Gjatë sëmundjes Peyronie, mashkulli mund të ketë dhimbje gjatë ereksionit dhe penisi i tij mund të jetë më i shkurtër sesa normalja. Shpeshherë, ai mund të ketë vështirësi gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale.
Me kalimin e kohës, sëmundja Peyronie shërohet vetë, kështu që në shumë raste trajtimi nuk është i nevojshëm. Nëse sëmundja Peyronie është në një fazë të rëndë, ajo mund të korrigjohet nëpërmjet kirurgjisë. Shpesh ndodh që kirurgjia ta përkeqësojë gjendjen, prandaj edhe ajo është përdorur vetëm për raste të rënda. Për shkak se sëmundja shpesh përmirësohet pa patur nevojën e kirurgjisë, mjekët rekomandojnë pritjen për të paktën një vit, para se të konsiderojnë trajtimet kirurgjikale.
Trajtime të tjera jo-kirurgjikale janë provuar për të reduktuar dhimbjen e sëmundjes Peyronie dhe për të ndihmuar në lehtësimin e indeve fibroze, siç janë p.sh. vitaminat E, ultratingujt dhe injeksionet e kortikosteroideve. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre trajtimeve ka efekte anësore sinjifikative.
Komentoni