Regjistrohu/Kyçu

Epilepsia: Ilaçet e reja më të sigurta në shtatzëni

Një studim sugjeron se: ekspozimi i bebeve ndaj ilaçeve të reja kundër epilepsisë gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë nuk shoqërohet me rritje të rrezikut për defekte të mëdha, krahasuar me shtatzëninë ku nëna nuk ka marrë ilaçe antiepileptike.

Ilaçet e studiuara ishin lamotriginë, okskarbazepinë, topiramat, gabapentinë dhe leveriacetam.

Duke përdorur të dhëna për më shumë se 800,000 gra shtatzëna në Danimarkë, kërkuesit kanë gjetur se rreth 1500 bebe kanë qenë të ekspozuara ndaj ilaçeve të gjeneratës së re kundër epilepsisë, 3.2% e tyre kishin defekte të mëdha krahasuar me 2.4% të bebeve që nuk ishin ekspozuar (JAMA 2011; 305: 1996-2002).


Komentoni