Grykët përbëjnë një infeksion të kutisë së zërit (laringut) dhe të kanalit të frymëmarrjes (trakeas), në të cilën rrugët e frymëmarrjes ngushtohen dhe bllokohen pjesërisht. Bllokimi rezulton në kolapstë pjesshëm të rrugëve të frymëmarrjes kur fëmija merr frymë (ngjan zhurma e një pipe kashte) dhe të çon në vështirësi në frymëmarrje dhe në kollë me gulçima të rënda. Është një sëmundjee fëmijëve të vegjël zakonisht deri në 3 vjeç. Nuk është e zakonshme tek fëmijët më të rritur, sepse me rritjen e fëmijëve, madhësia dhe fortësia e kanalit të frymëmarrjes rritet. Fëmijët e vegjël që i kanë kanalet e frymëmarrjes të vogla dhe të buta janë më të prekur. Çfarë i shkakton grykët? Grykët shkaktohen zakonisht nga infeksione virale. Cilat janë simptomat e grykëve? Grykët fillojnë si një e ftohur e zakonshme. Fëmija mund të ketë pak ethe, fyt të skuqur dhe rrufë. Pas disa ditësh (shpesh fillon natën) zhvillohen gulçima, kollë e fortë, zë i ngjirur e vështirësi në frymëmarrje nga hundët. Kjo mu...
Lexo më shumëAntibiotikët janë ilaçe që përdoren për të trajtuar infeksionet e shkaktuara nga bakteret. Ato janë ilaçe shumë të mira që kanë shpëtuar jetën e shumë fëmijëve me sëmundjeserioze si meningjiti, pneumonia dhe septikemia (“helmimi i gjaku-t”). Fëmijët dhe antibiotikët Shumë prindër shqetësohen nëse fëmijët e tyre kanë nevojë në mënyrë frekuente për antibiotikë me recetë. Disa shqetësohen se fëmijët mund të zhvillojnë imunitetndaj antibiotikëve, ndërsa të tjerë shqetësohen për efektet anësore—duke patur frikë se trajtimi mund të bëjë më shumë keq se sa mirë. Në më të shumtën e rasteve antibiotikëtnuk dëmtojnë fëmijët. Shumë fëmijë kanë nevojë për këto ilaçe për disa javë e ndoshta deri në një muaj, për shkak të infeksioneve kronike në veshka, veshin e mesëm, bajamet e të tjera pjesë të trupit. Duke u përdorur kur duhet, antibiotikëtjanë midis ilaçeve më të vlefshme. Bakteret dhe viruset Jo të tëra infeksionet mund të trajtohen me antibiotikë. Shumë infeksione siç janë shqet&e...
Lexo më shumëDylli në vesh shkakton shqetësime të panevojshme. Shumë prindër shqetësohen që fëmija i tyre ka dyllë të tepërt në vesh dhe hasin vështirësi të mëdha duke u përpjekur për ta hequr atë. Kjo është e panevojshme dhe ndonjëherë mund të jetë e dëmshme. Dylli i veshit është mjaft i padëmshëm dhe është një pjesë normale e mekanizmit të vetëmbrojtjes të trupit. Ai krijohet nga gjëndra të vogla në lëkurë që rreshtohen në kanalin e veshit. Puna e dyllit të veshit është si një kurth për të kapur papastërtitë dhe gjëra të tjera që hyjnë në kanalin e veshit dhe për të zvogëluar rritjen e baktereve. Disa njerëz duken se kanë më shumë dyll se të tjerët. Kjo nuk është një shenjë e higjienës së dobët. Trajtimi i dyllit të veshit Ndonjëherë dylli formohet në kanalin e veshit. Nuk dihet se pse dylli i veshit ndodh që formohet shpesh tek disa persona dhe se përse shfaqet shpesh vetëm në një vesh. Mundimi për ta pastruar dyllin nga brenda kanalit të veshit nuk është një ide e mirë. Në veçanti, futja e pastruesve të veshit në kanalin e vesh...
Lexo më shumëDiarreja ndodh kur lëvizjet e zorrëve bëhen më të ujshme dhe më të shpeshta se zakonisht ose të dyja së bashku. Të ndenjurat mund të përmbajnë mukus, qelb, gjak ose sasi të madhe yndyre. Diarreja shpesh mund të shoqërohet edhe me dhimbje të mëdha barku dhe dobësi të përgjithshme. Çfarë e shkakton diarrenë? Diarreja vjen kur zorrët janë të paafta të absorbojnë lëngjet ose ato në mënyrë aktive sekretojnë lëngje. Diarreja më shpesh shkaktohet nga viruset që kalojnë nga një person tek tjetri, ose nga konsumimi i ushqimeve dhe ujit të kontaminuar me viruse ose baktere. Të tjera shkaqe të diarresë përfshijnë parazitët e zorrëve (p.sh. amebën), gjithashtu konsumimin e lartë të alkoolit, reaksionin nga ilaçe të caktuara, ose intolerancën ushqimore. Sëmundje që shkaktojnë diarre Disa sëmundjeqë ndikojnë në traktin digjestiv mund të shkaktojnë diarredhe kjo është një simptomëe zakonshme edhe e sëmundjes së Crohn-it, koliti ulceroz, sindromës së irritimit të zorrëve, tumor-eve gastrointestinale dhe sindromës së keqabsorbimit, siç është sëmundja celiake (çrregullimiimun). Trajtimi i di...
Lexo më shumëSëmundjet e nxehtësisë si goditja nga nxehtësia dhe lodhja nga nxehtësia ndodhin kur trupi nuk ftohet vetë. Nëse temperaturat e ajrit rriten ose nëse bëni ushtrime, trupi ftohet duke prodhuar djersë që avullon. Në ditë të nxehta dhe me lagështirë, ndiheni jo mirë sepse avullimi i djersës është i ulët nga rritja e lagështirës në ajër. Kur ekspozoheni në temperatura të larta dhe lagështirë për një kohë të gjatë sistemi natyror i ftohjes mbilodhet. Ju nuk jeni të aftë që të prodhoni më shumë djersë për të ftohur trupin dhe lagështira e lartë ndalon avullimin e djersës. Kjo çon në sëmundjet e nxehtësisë. Sëmundjet e nxehtësisë që quhen edhe goditje nga dielli mund të ndodhin edhe nëse nuk ekspozoheni në diell. Kush preket nga goditjet nga nxehtësia? Kushdo mund të preket nga sëmundjet e nxehtësisë. Bebet, fëmijët, të moshuarit janë më të prekur. Mund të prekeni sidomos nëse keni gjendjetë tilla si astmë, diabet, shtatzëni, kondicione zemre, epilepsi, mbipeshë ose obezitet. Disa ilaçe, droga ilegale dhe alkooli mund të shtojnë rrezikun.Sëmundjet e nxehtësisë mund të zhvil...
Lexo më shumë