Ekzema – e njohur si dermatiti atopik – është një lloj inflamimi kroniki lëkurës (i vazhdueshëm ose i përsëritur). Njerëzit me ekzemëkanë një lëkurë të thatë, të irrituar dhe kruarje që kontribuojnë në një pjesë të madhe të ndryshimeve të lëkurës. Ekzema trajtohet duke shmangur irrituesit e lëkurës dhe duke përdorur zbutësit dhe hidratuesit e lëkurës ose kremrat. Shmangia e irrituesve dhe alergjenëve Është e rëndësishme që të shmangen të gjitha gjërat që përkeqësojnë ekzemën. Irrituesit e zakonshëm të mjedisit përfshijnë sapunët, shkumën në dush, shampot, leshin, najlonin dhe rërën. Poleni, merimangat e pluhurave të shtëpisë, leshi i kafshëve dhe ilaçe të caktuara mund të përkeqësojnë ekzemën nëse ju jeni alergjik ndaj tyre. Nxehtësia e madhe mund ta përkeqësojë ekzemën tuaj, prandaj ajo duhet minimizuar. Gjithmonë lahuni me ujë të vakët dhe jo me ujë shumë të nxehtë, shmangeni nxehtësinë dhe mos përdorni batanije me ngrohje. Ajri i kondicionuar dhe freskueset janë të nevojshme gjatë verës. Zëvendësuesit e sapunit S...
Lexo më shumëHidrocela është një grumbullim jo i dhimbshëm i lëngjeve ujore rreth njërit apo të dy testikujve. Këto ënjtje mund të jenë jo të këndshme për t’u parë dhe të parehatshme, por kjo gjendje zakonisht nuk është e dhimbshme dhe në përgjithësi jo e rrezikshme. Edhe pse hidrocelat janë të zakonshme tek të sapolindurit, ato mund të ndodhin edhe tek të rriturit e çdo moshë. Hidrocelat mund të shkaktohen nga trauma apo inflamacioni i testikulave. Ky tip hidrocele është më i zakontë tek meshkujt më të rritur. Cilat janë shkaqet e formimit të një hidrocele? Shkaku i shumicës së hidrocelave është i panjohur. Hidrocelat tek foshnjat mund të jenë tregues se ka një hapsirë mes barkut dhe skrotumit. Normalisht, këto hapje mbyllen para lindjes ose shumë pak më mbrapa. Hidrocelat që shfaqen më vonë në jetë mund të shkaktohen nga një lëndim apo një ndërhyrje kirurgjikale në skrotumapo zonën rrëzë kofshës. Ato gjithashtu mund të shkaktohen nga inflamacioni ose infeksioni i epididimisit ose testikujve. Në raste të rralla, hidrocelat mund të shfaqen me kancer testikularapo të veshkës së majtë. Kjo lloj hidrocele mund të ndo...
Lexo më shumëEthet ndodhin kur temperatura e trupit ngrihet mbi normalen. Temperatura normale e trupit është ndërmjet 36 dhe 37°C, por kjo mund të ndryshojë nga njëri person tek tjetri dhe nga njëra orë në tjetrën. Temperaturat ndërmjet 37.5°C dhe 38.2°C tregon një temperaturëtë ulët ethesh. Një temperaturëe lartë ethesh është e pranishme kur temperatura në gojë është më e lartë se 38.2°C. Metoda me të cilën temperatura matet mund të ndikojë gjithashtu në lexim. Ethetjanë pranuar në përgjithësi që të jenë të pranishme tek fëmijët nëse: Temperatura e matur nën sqetull është më e lartë se 37°C; Temperatura orale (e gojës) është më e lartë se 37.5°C; ose Temperatura e zorrës së trashë ose veshit të mesëm është më e lartë se 38°C. Çfarë i shkakton ethet? Ethetrezultojnë nga “termostati” në rivendosjen e trupit në njëtemperaturëmë të lartë se normalja. Kjo ndodh nëpërmjet lëshimit të kimikateve, kur sistemi imunështë aktivizuar, në përgjithësi nga një infeksion bakterialose viral. Ethetjanë pjesë e reagimit të trupit për t&eum...
Lexo më shumëTestet e funksionimit të mushkërive (ose pulmonare) janë kryer për një sërë arsyesh tek fëmijët. Ato mund të ndihmojnë në marrjen e diagnozës dhe përcaktimin e ashpërsisë së sëmundjes së frymëmarrjes dhe gjithashtu në ndihmën e reagimit e monitorimit ndaj trajtimit. Çfarë lloj testesh janë të disponueshme? Testet më të zakonshme tek fëmijët e rritur përfshijnë spirometrinë dhe sa shpejt ajri del nga mushkëritë. Teste të tjera, të cilat janë të disponueshme në departamentet e frymëmarrjes në spitale, përfshijnë testin e ushtrimeve dhe matjen e volumeve të mushkërisë. Ka edhe disa teste më të specializuara të cilat janë përdorur kryesisht në kërkimin shkencor, por tani janë duke filluar të përdoren në praktikën klinike. Disa nga këto teste mund të ndihmojnë në matjen e funksionimit të mushkërive tek fëmijët, të cilët janë shumë të rinj për të qenë në gjendje për të bashkëpunuar me testet konvencionale të funksionit të mushkërive. Spirometria Spirometria është një testi funksionimit të mushkërive që mat sasinë e ajrit që thithet b...
Lexo më shumëDëgjimi i dobët është një problem i madh për fëmijët. Ai prek aftësinë e tyre për të mësuar për të folur, lexuar dhe edukuar. Rreth një në çdo 1000 fëmijë ka lindur me një problem të rëndësishëm të të dëgjuarit. Rreth një në 500 fëmijë zhvillon një problem të tillë që në fëmijëri. Ekzistojnë shkallë të ndryshme të humbjes së dëgjimit, të referuara si të buta, të moderuara, të rënda dhe të thella. Shkaktarët e humbjes së dëgjimit tek fëmijët Ekzistojnë shumë arsye se përse një fëmijë mund të lindë me problemet e të dëgjuarit. Nëse nëna merr infeksione të caktuara të tilla si rubeola (fruthi gjerman) në fillimin e shtatzënisë, dëgjimi i fëmijës mund të dëmtohet. Disa ilaçe mund të sjellin po të njëjtin efekt. Ndonjëherë shurdhimi është i trashëguar. Mungesa e oksigjenit në lindje dhe lindja para kohe mund të ndikojë edhe tek dëgjimi. Kur probleme serioze të humbjes së dëgjimit ndodhin pas lindjes, kjo zakonisht vjen për shkak të infeksioneve, ilaçeve apo lëndimeve. Trajtimi i humbjes ...
Lexo më shumë