Hidrocela është një grumbullim jo i dhimbshëm i lëngjeve ujore rreth njërit apo të dy testikujve. Këto ënjtje mund të jenë jo të këndshme për t’u parë dhe të parehatshme, por kjo gjendje zakonisht nuk është e dhimbshme dhe në përgjithësi jo e rrezikshme. Edhe pse hidrocelat janë të zakonshme tek të sapolindurit, ato mund të ndodhin edhe tek të rriturit e çdo moshë.
Hidrocelat mund të shkaktohen nga trauma apo inflamacioni i testikulave. Ky tip hidrocele është më i zakontë tek meshkujt më të rritur.
Cilat janë shkaqet e formimit të një hidrocele?
Shkaku i shumicës së hidrocelave është i panjohur.
Hidrocelat tek foshnjat mund të jenë tregues se ka një hapsirë mes barkut dhe skrotumit. Normalisht, këto hapje mbyllen para lindjes ose shumë pak më mbrapa.
Hidrocelat që shfaqen më vonë në jetë mund të shkaktohen nga një lëndim apo një ndërhyrje kirurgjikale në skrotum apo zonën rrëzë kofshës. Ato gjithashtu mund të shkaktohen nga inflamacioni ose infeksioni i epididimisit ose testikujve. Në raste të rralla, hidrocelat mund të shfaqen me kancer testikular apo të veshkës së majtë. Kjo lloj hidrocele mund të ndodhë në çdo moshë, por është më i hasur tek meshkujt mbi moshën 40 vjeç.
Si diagnostikohen hidrocelat?
Hidrocelat mund të dallohen me lehtësi nga ndriçimi i një elektriku dore në pjesën e zgjeruar të skrotumit. Nëse skrotumi është plot me lëng të qartë, si në një hidrocel, skrotumi do të ndriçohet i tëri (trans-iluminum).
Cilat janë simptomat?
Në shumë raste, hidrocela nuk shkakton simptoma. Ju mund të vëreni zgjerim të skrotumit. Simptomat, kur janë të pranishme, mund të përfshijnë dhimbje, ënjtje ose skuqje të skrotumit apo një ndjenjë trysnie në bazën e penisit.
Si diagnostikohet hidrocela?
Hidrocela diagnostikohet zakonisht nëpërmjet shqyrtimit të skrotumit, i cili mund të jetë zgjeruar. Si pjesë e shqyrtimit, mjeku do të vendosë një dritë pas secilit testikul (transiluminacion). Kjo procedurë shërben për të verifikuar praninë e masave solide, që mund të jenë shkaktuar nga probleme të tjera, të tilla si kanceri testikular. Hidrocelat janë të mbushura me lëng, kështu që drita do të ndriçojë përmes tyre (transiluminacion). Drita nuk do të kalojë përmes masave të ngurta që mund të shkaktohen nga probleme të tjera, të tilla si kanceri i testikujve. Ultratingujt mund të përdoren për të konfirmuar diagnozën e një hidrocele.
Si trajtohet?
Hidrocelat, zakonisht nuk janë të rrezikshme dhe trajtohen vetëm kur ato shkaktojnë dhimbje ose siklet, ose kur ulin furnizimin me gjak të penisit (kjo ndodh shumë rrallë). Trajtimi zakonisht nuk është i nevojshëm nëse një hidrocelë nuk ndryshon madhësinë ose zvogëlohet kur trupi e ripërthith lëngun. Hidrocelat tek meshkujt nën moshën 65 vjeçare mund të largohen vetvetiu. Por hidrocelat tek meshkujt më të moshuar, zakonisht nuk zhduken vetë.
Lëngu mund të largohet nga hidrocela me një gjilpërë (aspirimi). Por hidrocelat që aspirohen shpesh rishfaqen dhe për këtë arsye, të prekurit mund të kenë nevojë për operacion. Përthithja rekomandohet vetëm për burrat të cilët nuk janë në gjendjen e duhur fizike për t’iu nënshtruar një operacioni, për shkak të rrezikut të shfaqjes së një infeksioni dhe rishfaqjes së hidrocelës.
Nëse hidrocelat zmadhohen ose krijojnë shqetësim, operacioni për të hequr hidrocelën (hidrocelektomia) mund të jetë i domosdoshëm.
Komplikime të mundshme
Komplikimet e mundshme pas aspirimit dhe injektimit të sklerozinës përfshijnë infeksionin, fibrozën, dhe dhimbjet e buta ose të moderuara në zonën skrotale.
Herë pas here hidrocelat mund të jenë të pranishme së bashku me një hernie inungiale, kur një pjesë e zorrëve kalon poshtë në skrotum. Në këtë rast, operacioni është i nevojshëm për të parandaluar pengimin e zorrëve.
Edhe pse hidrocolet janë të padëmshme, çdo ënjtje në skrotum duhet kontrolluar për t’u siguruar se nuk ka asgjë serioze.
Komentoni