Demenca është termi i përdorur për të përshkruar simptomat e një sërë sëmundjeve që shkaktojnë një rënie progresive në funksionin e një personi. Është një term i gjerë që është përdorur për të përshkruar humbjen e memories, intelektit, racionalitetit, aftësisë sociale dhe të kuptuarit se çfarë duhet konsideruar një reagimnormal emocional. Kush e merr demencën? Pjesa më e madhe e njerëzve me demencëjanë të moshuar, por është gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur mend se pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar nuk e zhvillojnë demencën. Ajo nuk është një pjesë normale e plakjes. Demenca mund t’i ndodhë kujtdo, por është më e zakonshme pas moshës 65 vjeçare. Edhe njerëzit në moshën 40 dhe 50 vjeçare mund ta zhvillojnë demencën. Çfarë e shkakton demencën? Ekzistojnë një sërë llojesh të demencës dhe secila prej tyre ka shkakun e vet. Disa nga format më të zakonshme të demencës janë: Sëmundja Alzheimer Sëmundja Alzheimer është formamë e zakonshme e demencës në rreth 50 dhe 70% të të gjitha rasteve. Ajo është nj&eum...
Lexo më shumëEkziston një ndryshim ndërmjet humbjes së memories si rezultat i moshës dhe simpomave të demencës. Ky informacion përshkruan diferencat dhe jep disa këshilla sesi mund të mbahet memoria e mprehtë. Një ndër simptomat kryesore të demencës është humbja e memories. Në të gjithë harrojmë gjëra me kalimin e kohës, por humbja e memories me demencën është shumë e ndryshme. Është e vazhdueshme dhe progresive, jo e rastësishme. Ajo mund të ndikojë në aftësinë për të vazhduar punën. Ajo nënkupton vështirësinë për të gjetur rrugën për në shtëpi, humbjen e aftësisë për t’u veshur dhe për t’u larë. Një shembull i harresës normale është e vajtura në kuzhinë dhe më pas harrimi se përse keni vajtur, ose ngatërrimi i çelsave të makinës. Por, një person me demencëmund të ngatërrojë çelsat e makinës dhe njëkohësisht faktin se përse ato përdoren. Pikat kryesore rreth harresës normale Me kalimin e moshës, ndryshimi më i zakonshëm ndaj të cilit ne ankohemi është ndryshimi i memories; Ndryshimi i memories me moshën normalisht që nuk ndikon në mënyrë d...
Lexo më shumëNdryshimet e sjelljeve tek njerëzit me demencëjanë shumë të zakonshme. Ky element mund të krijojë një stres të madh në familje dhe karrierë. Mund të jetë veçanërisht shumë dëshpëruese kur njerëzit sillen me personat e tyre më të dashur në një mënyrë shumë agresive. Pse ndryshojnë sjelljet? Ekzistojnë shumë arsye se përse sjelljet e një personi mund të ndryshojnë. Demenca është rezultat i ndryshimeve që fillojnë në tru dhe prekin memorien e personit, humorin dhe sjelljen. Ndonjëherë sjelljet mund të jenë të lidhura me këto ndryshime që fillojnë në tru. Në rrethana të tjera mund të ketë ndryshime që ndodhin në mjedisin e një personi, në shëndetin e tyre ose në marrjen e ilaçeve që përkeqësojnë sjelljen. Ndoshta një aktivitet, siç është bërja e dushit është shumë e vështirë. Personi mund të mos ndihet fizikisht mirë. Demenca i prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Të kuptuarit se përse dikush është duke u sjellë në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë për të krijuar një ide se çfarë duhet të përball...
Lexo më shumëStudimi sugjeron se kur arteriet trashen, ngurtësohen, në tru formohen pllakëza. Një studim i ri i lidh sëmundjet e zemrës me mundësitë në rritje, për të patur demencë(çmenduri). Hulumtuesit zbuluan se ngurtësimi i arterieve, një sëmundjeqë quhet ateroskleroza, lidhet me akumulimin e pllakëzave beta -amiloidnë tru, që janë vula e sëmundjes Alzheimer. “Ky është më shumë se vetëm një shembull i mënyrës se si lidhet shëndeti i zemrës me atë të trurit. Ky është një sinjal se procesi i plakjes së enëve të gjaku-t mund të predispozojë trurin, për një akumulimmë të madh të pllakëzave të amiloidit”, tha kërkuesi Timothy Hughes, i departamentit të mjekësisë së brendshme në Universitetin Wake Forest në Winston – Salem, NC. Pllakëzat mblidhen me kalimin e moshës dhe duket se përkeqësohen tek ata me arterietë forta, tha ai. “Gjetja dhe parandalimi i shkaqeve të grumbullimit të pllakëzave do të jetë një faktor thelbësor në parandalimin e sëmundjes së Alzheimer-it, si dhe në mbajtjen e shëndetit të mirë të trurit, sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi Hughes. S&...
Lexo më shumëPasja e një kopje të një varianti të gjenit e rrit rrezikun për gratë për të zhvilluar sëmundjen Alzheimer shumë më tepër se burrat. Studiuesit e Universitetit të Stanford-it analizuan të dhënat e më shumë se 8 000 personave, shumica e të cilëve më të moshuar se 60 vjeç, të cilët u gjurmuan për një periudhë të gjatë në rreth 30 qendra të sëmundjes Alzheimer në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Në përgjithësi, pasja e një kopje të gjenit ApoE4 e rrit riskun e Alzheimer-it. Por analiza e mëtejshme tregoi se gratë me një kopje të këtij varianti të gjenit kishte dy herë më shumë të ngjarë të prekeshin nga Alzheimer se sa ato që nuk e kishin këtë variant. Burrat me variantin ApoE4 kishin një risk vetëm pak të rritur të prekjes nga Alzheimer, sipas një studimi të botuar në numrin e 14 prillit të Annals of Neurology. Gjetjet mund të ndihmojnë për të përmirësuar të kuptuarit e shkaqeve bazë të sëmundjes së Alzheimer-it, sipas autorit kryesor të studimit Dr. Michael Greicius, asistent profesor në neurologjidhe shkencat neurologjike. Greicius vuri re se gratë ka shumë më tepër të ngjar&...
Lexo më shumë