Tymrat e shkarkimit të naftës janë klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si kancerogjene, e deklaruar kjo në një takim me Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkimet rreth kancerit. IARC, e cila është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i klasifikoi tymrat e naftës si kancerogjene për njerëzit (kjo vetëm pas një takimi në Francë), duke gjetur prova të mjaftueshme se ekspozimi ndaj tymrave të naftës është shoqëruar me një rritjetë rrezikut të kancerit të mushkërive. Ekzistonin edhe prova të kufizuara që tymrat e naftës shkaktojnë kancerin e fshikëzës. Ky klasifikim përmirësoi statusin e mëparshëm të tymrave të naftës, të cilat në vitin 1988 ishin etiketuar nga IARC si “ndoshta kancerogjene për njerëzit”. Riklasifikimi ishte i bazuar në prova shkencore nga studime të ndryshme, duke përfshirë edhe një studim të madh amerikan që tregoi një rritjetë rrezikut të vdekjes nga kanceri i mushkërive ndërmjet punëtorëve nëntokësorë të minierave që ishin ekspozuar ndaj tymrave të naftës. IARC vuri re që një pjesë e mirë e popullsisë ishte e eksp...
Lexo më shumëNjë tejkalim i neuroneve (qelizave nervore) është përgjegjëse për zgjerimin anormaltë trurit. Kjo është studiuarnë fëmijërinë e hershme tek shumë fëmijë me autizëm, sugjeron një studim në SHBA (JAMA 2011; 306: 2001-10). Një studim i indeve të marra pas vdekjes nga 7 djem të moshës 2-16 vjeçare me autizëm tregoi se ata kishin 67 % më shumë neurone në një pjesë të trurit të njohur si lëvore paraballore në krahasim me 6 fëmijët meshkuj dhe adoleshentë pa autizëm. Korteksi paraballor është zona e trurit që ndodhet menjëherë prapa ballit. Fëmijët me autizëm i kishin peshat e trurit në krahasim me fëmijët normalme një diferencë prej vetëm 0.2 % më shumë, bazuar kjo tek kontrollet dhe studimet e realizuara. “Për shkak se neuronet kortikale (truri) nuk janë krijuar (pas lindjes), kjo gjendje patologjike rritet në numrin e neuroneve tek fëmijët autikë. Kjo tregon edhe shkaqet e paralindjes”, thanë autorët. Në një editorial, psikiatrit amerikanë dhanë të dhënat, së bashku me përparimet e tjera, që mund të përcaktonin se: “kërkimet autike më në fund janë duke sjellë një ndrys...
Lexo më shumëFëmijët me autizëm shfaqin zona të vogla (arna) që tregojnë çrregullim të aktivitetit të trurit, në shtresat e jashtme të tij, sipas një studimi të ri që presupozohet të ofrojë dëshmi shtesë për të mbështetur teorinë se çrregullimet e zhvillimit fillojnë që në mitër. Ekspertët kanë besuar për një kohë të gjatë se autizmi përfshin ndërprerje në zhvillimin tipik të trurit, që daton gjatë shtatzënisë. Studimi i ri, i cili u raportua online, në 27 mars në Revistën Shkencore të Mjekësisë në Nju Ingland, paraqet provat më të drejtpërdrejta të origjinës së hershme të kësaj sëmundjeje. Për studimin, hulumtuesit ekzaminuan mostrat e indeve të trurit të 22 fëmijëve pas vdekjes, 11 prej tyre me autizëm dhe 11 pa autizëm. Ata ishin në gjendje të zbulonin arna të vogla të zhvillimit të ndërprerë, që njollosnin shtresat e jashtme të trurit, tek fëmijët me autizëm. Dallimet e këtij lloji marrin formë gjatë zhvillimit para lindjes, tha Ed Lein, një studiues në Institutin Allen për Shkencën e Trurit në Seattle, i cili ka punuar në këtë studim. “Kjo...
Lexo më shumëNjerëzit e moshuar me humbjen e dëgjimit kanë 5 herë më shumë mundësi që të zhvillojnë demencën, në krahasim me njerëzit me dëgjim normal, zbuluan kërkuesit. Në një studim të 639 njerëzve të moshës 36–90 vjeçare, kërkuesit zbuluan një lidhje të pavarur ndërmjet humbjes së dëgjimit dhe zhvillimit të demencës për mbi 12 vjet. Rreziku u bë i dukshëm me humbjen e dëgjimit, duke marrë në konsideratë moshën, rracën, duhanpirjen, hipertensionin (presionin e lartë të gjaku-t) dhe faktorë të tjerë rreziku të demencës. Krahasuar kjo me njerëzit që nuk e kishin problemin e humbjes së dëgjimit, njerëzit me humbje të lehtë dëgjimi e kishin 1.9 herë rrezikun e zhvillimit të demencës; ato me humbje dëgjimi të moderuar e kishin 3 herë më shumë dhe ato me humbje dëgjimi të rëndë 4.9 herë më shumë. Ndërmjet njerëzve mbi moshën 60 vjeçare, zhvillimi i humbjes së dëgjimit përfshinte të paktën 1/3 e atyre që ishin mbikqyrur me demencë. Studime të tjera kanë zbuluar lidhje të ngjashme, si p.sh. humbja e dëgjimit kontribuon në humbjen e funksionit të trurit duke ...
Lexo më shumëDemenca është një fjalë që përshkruan shumë sëmundjedhe që rezulton në mosfunksionim të mirë të trurit. Kjo zakonisht rezulton në memorie të dobët (veçanërisht për raste të veçanta), konfuzim të të menduarit, ndryshim në personalitet dhe sjellje (që mund të përfshijë veprime agresive), mosorientim (humbja në vende shumë familjare), vështirësi në komunikim dhe të moskuptuarit e instruksioneve të thjeshta. Rreth një në 3 persona mbi moshën 80 vjeçare kanë një shkallë të demencës, që ndonjëherë është përshkruar si “dështim i trurit”. Pjesa më e madhe e rasteve të demencës janë si rezultat i sëmundjes Alzheimer ose të qarkullimit të dobët të gjakut në tru. Ndonjëherë një element i dukshëm i demencës mund të shfaqet si rezultat i një problemi lehtësisht të trajtueshëm siç është infeksioni urinar. Për këtë arsye, këshillat mjekësore gjithmonë duhen marrë kur njerëzit kanë shenja të demencës, veçanërisht kur ekziston një ndryshim i menjëhershëm personaliteti ose sjelljeje....
Lexo më shumë