Demenca është një fjalë që përshkruan shumë sëmundje dhe që rezulton në mosfunksionim të mirë të trurit.
Kjo zakonisht rezulton në memorie të dobët (veçanërisht për raste të veçanta), konfuzim të të menduarit, ndryshim në personalitet dhe sjellje (që mund të përfshijë veprime agresive), mosorientim (humbja në vende shumë familjare), vështirësi në komunikim dhe të moskuptuarit e instruksioneve të thjeshta.
Rreth një në 3 persona mbi moshën 80 vjeçare kanë një shkallë të demencës, që ndonjëherë është përshkruar si “dështim i trurit”.
Pjesa më e madhe e rasteve të demencës janë si rezultat i sëmundjes Alzheimer ose të qarkullimit të dobët të gjakut në tru.
Ndonjëherë një element i dukshëm i demencës mund të shfaqet si rezultat i një problemi lehtësisht të trajtueshëm siç është infeksioni urinar. Për këtë arsye, këshillat mjekësore gjithmonë duhen marrë kur njerëzit kanë shenja të demencës, veçanërisht kur ekziston një ndryshim i menjëhershëm personaliteti ose sjelljeje.
Komentoni