Kanceri përkufizohet si rritja e pakontrolluar e qelizave, të cilat pushtojnë dhe dëmtojnë materialin rreth tyre. Kanceri oralshfaqet si një pjesë shtesë në gojë, dhimbja e së cilës nuk largohet. Kanceri i gojës, i cili përfshin atë të buzëve, gjuhës, faqeve, pjesë poshtë gjuhës dhe qiellzës, mund të rrezikojë dhe jetën nëse nuk kapet herët dhe kurohet. Cilat janë simptomat e kancerit? Simptomat më të rëndomta të kancerit përfshijnë: Fryrje të pjesës së brendshme të gojës, gunga, masa të fryra në gojë dhe tek mishrat e dhëmbëve, pjesë të ngrëna të buzëve, mishit të dhëmbëve apo pjesëve të tjera të buzëve; Shfaqjen e pllakëzave të bardha ose të kuqe, ose të bardha në të kuqe tek mishrat e dhëmbëve; Gjakosje e pashpjegueshme e gojës; Mpirje e pashpjegueshme, humbje e ndjeshmërisë ose dhimbje në çdo pjesë të fytyrës , gojës, faqeve, qafës apo veshëve. Pjesë që dhembin në fytyrë, qafë ose gojë të cilat rrjedhin gjak lehtësisht dhe nuk shërohen për më pak se dy javë; Një ndjesi e dhimbshme sikur diçka ka ngelur në pjesën ...
Lexo më shumëEkzistojnë rreziqe që shoqërojnë çdo lloj procedure mjekësore dhe kirurgjia nuk bën përjashtim. Pjesërisht suksesi varet nga lloji i operacionit kirurgjikal që ju do t’i nënshtroheni dhe nga lloji i operacionit si edhe nga përvoja e kirurgut me të. Kohëzgjatja e operacionit dhe lloji i anestezisë së përdorur janë faktorë të tjerë të rëndësishëm. Shëndeti fizik i pacientit ndikon në masë të konsiderueshme mbi procesin dhe rezultatin. Më e rëndësishmja është nëse dobia e pritshme peshon më shumë se rreziqet e mundshme. Mjekët kryejnë operacione qysh prej një kohe të gjatë. Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe në të kuptuarit nga ana jonë të parandalimit të infeksioneve e kanë bërë kirurgjinë moderne më të parrezikshme dhe me më pak të ngjarë të dëmtojë indet e shëndetshme se më parë. Por ende ka gjithmonë një shkallë rreziku të pranishme, pavarësisht se sa e vogël është ajo. Para se ju të vendosni t’i nënshtroheni një procedure mjekësore, është e rëndësishme që të kuptoni rreziqet. Procedura të ndryshme kanë lloje të ndryshme të rreziqev...
Lexo më shumëRadioterapia (trajtimi me rreze X apo me radioaktivitet) e përgjysmon përsëritjen e kancerit të gjirit pas një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin dhe po ashtu redukton e rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit në 15 vitet në vazhdim. (Lancet, 20 tetor 2011, botim online). Studiuesit britanikë ekzaminuan të dhëna nga 10 800 gra të regjistruara në 17 prova të rastit, duke krahasuar rastet që u ishin nënshtruar radioterapisë pas ndërhyrjes kirurgjikale që e ruan gjirin, ndërhyrjes kirurgjikale me heqje të tumori-t dhe indit rreth tij, por jo tërë gjirin. Ndërhyrjet kirurgjikale varijonin nga lumpektomia deri në heqjen e një të katërtës së gjirit në të cilën ndodhej tumori. Studiuesit gjetën që 12.6% e grave që i ishin nënshtruar radioterapisë kishin zhvilluar një tjetër kancertë gjirit në 5 vitet e ardhshme pas ndërhyrjes fillestare kirurgjikale, krahasuar me 25.6% të grave të cilat i ishin nënshtruar vetëm ndërhyrjes kirurgjikale dhe shifrat për 10 vitet e ardhshme ishin 19.3% dhe 35% përkatësisht. Në total, përqindja vjetore e vdekjeve nga kanceri i gjirit ishte reduktuar me një të gjashtën tek grupi që i ishte nënshtruar radioterapisë....
Lexo më shumëAskush nuk e dise çfarë i shkakton tumoret në tru, ka vetëm pak faktorë të njohur të riskut që janë përcaktuar nga studimet. Fëmijët që marrin rrezatime në kokë kanë një risk më të lartë që të zhvillojnë një tumortë trurit kur rriten, si edhe personat që kanë ndonjë sëmundjetë rrallë gjenetike si neurofibromatoza ose sindromën Li-Fraumeni. Por këto raste përfaqësojnë një fraksion të afërsisht 35 000 tumoreve të rinj primarë të trurit të diagnostikuar çdo vit. Mosha po ashtu është një faktor i riskut, personat me moshë mbi 65 vjeç janë diagnostikuar me kancertë trurit në një përqindje katër herë më të lartë se të rinjtë. Një tumorprimar i trurit është ai që e ka zanafillën në tru, dhe jo të gjithë tumoret primarë të trurit janë kancerozë, tumoret beninjë nuk janë agresivë dhe normalisht nuk përhapen në indet përreth, megjithëse mund të jenë seriozë dhe kërcënues për jetën. Çfarë është tumori? Një tumorështë një masë indesh që formohet nga një akumulimi qelizave jo normale. Normalisht, ...
Lexo më shumëKanceri është një shumëzim anormal, i vazhdueshëm i qelizave. Qelizat ndahen në mënyrë të pakontrolluar dhe mund të rriten në indin e afërt ose të shpërndahen në pjesë të larguara të trupit. Masa e qelizave kanceroze më në fund do të bëhet mjaft e madhe sa për të prodhuar blloqe, masa ose tumor-e që mund të zbulohen. Këto blloqe, masa ose tumore mund të jenë beninje ose malinje. Tumoret beninje Tumoret beninje nuk janë kanceroze. Ato: Zakonisht mund të hiqen. Në shumicën e rasteve nuk përsëriten. Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të trupit dhe qelizat e tyre nuk sulmojnë indet e tjera. Tumoret malinje Tumore-t malinje janë kanceroze. Ato: Mund të sulmojnë dhe dëmtojnë indet dhe organet fqinje. Krijojnë metastaza (qelizat e kancerit shkëputen nga tumori malinjdhe futen në organet fqinje,në rrjedhën e gjaku-t apo sistemin limfatike formojnë tumore dytësore në pjesë të tjera të trupit)....
Lexo më shumë