Tumoret: Beninj vs. Malinj
Kanceri është një shumëzim anormal, i vazhdueshëm i qelizave. Qelizat ndahen në mënyrë të pakontrolluar dhe mund të rriten në indin e afërt ose të shpërndahen në pjesë të larguara të trupit. Masa e qelizave kanceroze më në fund do të bëhet mjaft e madhe sa për të prodhuar blloqe, masa ose tumor-e që mund të zbulohen. Këto blloqe, masa ose tumore mund të jenë beninje ose malinje.
Tumoret beninje
Tumoret beninje nuk janë kanceroze. Ato:
- Zakonisht mund të hiqen.
- Në shumicën e rasteve nuk përsëriten.
- Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të trupit dhe qelizat e tyre nuk sulmojnë indet e tjera.
Tumoret malinje
Tumore-t malinje janë kanceroze. Ato:
- Mund të sulmojnë dhe dëmtojnë indet dhe organet fqinje.
- Krijojnë metastaza (qelizat e kancerit shkëputen nga tumori malinj dhe futen në organet fqinje, në rrjedhën e gjaku-t apo sistemin limfatik e formojnë tumore dytësore në pjesë të tjera të trupit).
Komentoni