Askush nuk e di se çfarë i shkakton tumoret në tru, ka vetëm pak faktorë të njohur të riskut që janë përcaktuar nga studimet. Fëmijët që marrin rrezatime në kokë kanë një risk më të lartë që të zhvillojnë një tumor të trurit kur rriten, si edhe personat që kanë ndonjë sëmundje të rrallë gjenetike si neurofibromatoza ose sindromën Li-Fraumeni. Por këto raste përfaqësojnë një fraksion të afërsisht 35 000 tumoreve të rinj primarë të trurit të diagnostikuar çdo vit. Mosha po ashtu është një faktor i riskut, personat me moshë mbi 65 vjeç janë diagnostikuar me kancer të trurit në një përqindje katër herë më të lartë se të rinjtë.
Një tumor primar i trurit është ai që e ka zanafillën në tru, dhe jo të gjithë tumoret primarë të trurit janë kancerozë, tumoret beninjë nuk janë agresivë dhe normalisht nuk përhapen në indet përreth, megjithëse mund të jenë seriozë dhe kërcënues për jetën.
Një tumor është një masë indesh që formohet nga një akumulim i qelizave jo normale. Normalisht, qelizat në trupin tuaj plaken, vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja. Me kancerin dhe tumoret e tjerë diçka e shkëput këtë cikël. Qelizat e tumorit rriten, edhe pse trupi nuk ka nevojë për to, e si edhe qelizat normale ato nuk vdesin. Ndërsa ky proces ecën më tej, tumori vazhdon të rritet dhe gjithnjë e më shumë qeliza i bashkohen masës.
Tumoret primare të trurit lindin nga qelizat e ndryshme të cilat formojnë trurin dhe sistemin nervor qendror dhe emërtohen sipas llojit të qelizave në të cilat formohen në fillim. Shumica e llojeve të zakonshme të tumoreve të trurit tek të rriturit janë gliomat dhe tumoret astrocitike. Këto tumore formohen nga astrocitet dhe llojet e tjera të qelizave gliale, të cilat janë qelizat që i mbajnë nervat të shëndetshëm.
Lloji i dytë më i zakonshëm i tumoreve të trurit tek të rriturit janë tumoret meningeale. Këto formohen në mening, në shtresën e hollë të indit që mbulon trurin dhe palcën e kurrizit.
Tumoret beninje të trurit janë jo kanceroze. Tumoret primare malinje të trurit janë kancere që zënë fill në tru, zakonisht rriten më shpejt se tumoret beninje dhe pushtojnë në mënyrë agresive indin përreth. Megjithëse kanceri i trurit përhapet në organe të tjerë, ai do të përhapet në pjesë të tjera të trurit dhe në sistemin nervor qendror.
Tumoret beninje të trurit zakonisht kanë kufij të përcaktuar qartë dhe zakonisht nuk janë rrënjosur thellë në indin e trurit. Kjo e bën më të lehtë që të largohen me anë të një ndërhyrje kirurgjikale duke hamendësuar që ata janë në një zonë të trurit mbi të cilën mund të operohet pa rrezik. Por madje edhe pasi ata janë hequr, ende mund të kthehen përsëri, megjithëse tumoret beninje ka më pak të ngjarë që të përsëriten se sa ata malinjë.
Megjithëse tumoret beninje në pjesë të tjera të trurit mund të shkaktojnë probleme, ata përgjithësisht nuk konsiderohen një problem i madh shëndetësor ose që është kërcënues për jetën. Por madje edhe një tumor beninje i trurit mund të jetë një problem serioz për shëndetin. Tumoret e trurit dëmtojnë qelizat rreth tyre duke shkaktuar inflamacion dhe duke ushtruar presion të shtuar mbi indin nën dhe rreth atij si edhe brenda kafkës.
Komentoni