Humbja e aftësisë për të komunikuar mund të jetë një nga problemet më frustruese dhe më të vështira për njerëzit me demencë, familjarët dhe kolegët e tyre. Me zhvillimin e sëmundjes, personi me demencë(ose sëmundjen Alzheimer) përjeton gradualisht një rënie në aftësinë për të komunikuar. Ato gjejnë vështirësi në të komunikuarit qartë dhe në të kuptuarit se çfarë të tjerët janë duke thënë. Ndryshimet në komunikim Çdo person me demencëështë unik, dhe vështirësitë në komunikimin e mendimeve dhe ndjenjave janë individuale. Ekzistojnë shumë shkaqe të demencës, secila prej tyre e prek trurin në mënyra të ndryshme. Ndryshimet që mund të vini re: Vështirësi në gjetjen e fjalëve; Personi mund të flasë shpejt por pa kuptim; Personi mund të mos jetë në gjendje për të kuptuar se çfarë jeni duke thënë; Aftësitë e të shkruarit dhe të lexuarit mund të përkeqësohen; Personi mund të humbasë konventat normale sociale të komunikimit dhe të ndërpresë ose të injorojë folësin; Personi mund të ketë vështirësi n...
Lexo më shumëKujdesi i dobët dentar mund të prekë rehatinë e personit, paraqitjen, të ngrënën, sjelljen dhe shëndetin e përgjithshëm. Çdo person medemencëka nevojë për një program dentar. Kontrolli individual duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke u nisur nga momenti i diagnostikimit të demencës. Arsyet pse njerëzit me demencëjanë të ndjeshëm ndaj problemeve dentare Marrja e ilaçeve që reduktojnë prodhimin e salivës (pështymës). Salivaështë esenciale për mbajtjen e një goje të shëndetshme dhe në parandalimin e problemeve të gojës; Zvogëlimi i aftësisë për mbajtjen e një kujdesi të mirë dentar, duke përfshirë këtu edhe larjen e dhëmbëve; Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit ose pirja e shumtë e pijeve të sheqerosura; Marrja për një kohë të gjatë e ilaçeve që kanë bazë sheqeri. Çelësi i mbajtjes së një shëndeti të mirë dentar për dikë medemencë Shumë njerëz me demencëjanë të paaftë për të shpjeguar parehatinë ose dhimbjen në mënyrë verbale; Bëni vizita të rregullta dentare me profesionistë q&eum...
Lexo më shumëKoha e të ngrënit na jep neve mundësinë për të kaluar më shumë kohë me miqtë dhe familjarët tanë, ashtu sikundër na jep edhe mundësinë e ndarjes së ushqimeve me njëri tjetrin. Kujdesi ndaj dikujt me demencënë kohën e të ngrënit shpesh është shumë stresuese. Humbja e memories dhe problemet me gjykimin mund të shkaktojnë vështirësi në lidhje me të ngrënën për shumë njerëz me demencë. Ekzistojnë shumë mënyra për të përmirësuar situatën. Humbja e oreksit Humbja e memories, aftësia e kufizuar e aktivitetit fizik dhe problemet dentare, janë të gjitha elemente që rezultojnë në humbjen e oreksit. Çfarë duhet të provoni Kontrolloni me mjekun për t’u siguruar që nuk ka shkaqe të kurueshme për humbjen e oreksit, siç është sëmundja akute ose depresioni; Ofrojini ushqime çdo ditë në vakte të rregullta; Lejojeni personin që të hajë kur është i uritur Kurajoni të ushtruarin fizik. Jepini ushqime të balancuara për të shmangur kapsllëkun; Provoni një gotë lëng, verë p.sh. nëse e lejon mjeku, përpara të ngrënit; Ofrojini akullore ose një përzierje ...
Lexo më shumëKur kujdeseni për dikë me demencëjuve mund t’ju duhet që të përballoni shumë ndjenja, pasi nevojat e personit me demencëndryshojnë me kohën. Mund të përjetoni një sërë ndjenjash dhe shpesh ekstreme. Kjo është veçanërisht e vështirë për t’u përballuarsepse demenca gradualisht shkakton ndryshimin e aftësisë së personit dhe personaliteti i tij gjithashtu ndryshon. Nuk ekziston ndonjë mënyrë e thjeshtë për të përballuar këto ndjenja, por duhet të mësoni dhe të kuptoni se kompleksi i ndryshimeve të emocioneve tuaja është plotësisht normal. Mbani mend: ju nuk jeni vetëm Qendrat spitalore për sëmundjen Alzheimer ofrojnë informacione, edukim dhe këshillim. Ndjenjat tuaja Disa nga ndjenjat më të zakonshme që përjetohen nga familjarët dhe kolegët janë faji, dhimbja dhe zemërimi. Faji Është shumë e zakonshme që të ndiheni fajtor–fajtor sesi personi medemencëështë trajtuar në të shkuarën, fajtor duke u ndjerë të sikletosur për sjelljen e tyre në të shkuarën, ose fajtor duke mos pranuar për t’u kujdesur për një person me demencë. Nëse personi me demencëshkon në spitalose n...
Lexo më shumëNë pothuajse të gjitha vendet perëndimore, jetëgjatësia është në rritje. Edhe pse gratë vazhdojnë të jetojnë më shumë sesa burrat, në ditët e sotme jetojnë në përgjithësi deri në moshën 80 vjeçare ose përtej kësaj moshe. Kjo rritjejetëgjatësie sjell edhe një rritjetë problemeve që lidhen me moshën. Një problem i tillë është demenca. Çfarë e shkakton demencën? Ekzistojnë shumë formatë demencës dhe një sërë shkaqesh. Për faktin se është një problem shumë i zakonshëm, me një sërë kostosh financiare dhe emocionale, demenca është subjekti i shumë kërkimeve. Kërkuesit në Suedi kanë demonstruar se të paturit e kontakteve me miq dhe të afërm do të reduktojë ose vonojë fillimin e demencës. Gjithashtu, kërkuesit nuk mund të gjenin shkaqe të caktuara për këtësëmundje, është e mundur që kontakti social në një farë mënyre të stimulojë sistemin imunitar, duke u dhënë mbrojtje llojeve të caktuara të demencës. Parandalimi i demencës Ekspertët janë të drejtpërdrejtë dhe theksojnë se është kualiteti dhe ...
Lexo më shumë