Demenca dhe vështirësitë e të ngrënit
Koha e të ngrënit na jep neve mundësinë për të kaluar më shumë kohë me miqtë dhe familjarët tanë, ashtu sikundër na jep edhe mundësinë e ndarjes së ushqimeve me njëri tjetrin. Kujdesi ndaj dikujt me demencë në kohën e të ngrënit shpesh është shumë stresuese. Humbja e memories dhe problemet me gjykimin mund të shkaktojnë vështirësi në lidhje me të ngrënën për shumë njerëz me demencë. Ekzistojnë shumë mënyra për të përmirësuar situatën.
Humbja e oreksit
Humbja e memories, aftësia e kufizuar e aktivitetit fizik dhe problemet dentare, janë të gjitha elemente që rezultojnë në humbjen e oreksit.
Çfarë duhet të provoni
- Kontrolloni me mjekun për t’u siguruar që nuk ka shkaqe të kurueshme për humbjen e oreksit, siç është sëmundja akute ose depresioni;
- Ofrojini ushqime çdo ditë në vakte të rregullta;
- Lejojeni personin që të hajë kur është i uritur
- Kurajoni të ushtruarin fizik.
- Jepini ushqime të balancuara për të shmangur kapsllëkun;
- Provoni një gotë lëng, verë p.sh. nëse e lejon mjeku, përpara të ngrënit;
- Ofrojini akullore ose një përzierje lëngjesh ose qumësht;
- Mundojuni që të përgatisni ushqimet duke përfshirë të gjithë familjen në gatim, veçanërisht ushqimet që janë më të preferuarat;
- Kurajoni ngrënien në të njëjtën kohë;
- Mundojuni që ta bëni periudhën e të ngrënit të thjeshtë dhe relaksuese;
- Konsultojuni me mjekun nëse jeni duke përjetuar një humbje të konsiderueshme peshe (p.sh. 2.5 kg në 6 javë);
- Kontrolloni me mjekun suplementet e vitaminave.
Mbingrënia ose ngopja
Çfarë duhet të provoni
- Lënia e ushqimeve mbi tavolinë shpesh ndikon tek njerëzit për të ngrënën;
- Provoni vakte të vogla ushqimesh çdo ditë;
- Përdorni vakte me kalori të ulët siç janë molla dhe karrota;
- Konsideroni aktivitete të tilla si ecja, ose rrisni kontaktet sociale me njerëzit, pasi ato shpesh ndihmojnë.
Goja, përtypja dhe problemet e gëlltitjes
Disa probleme të të ngrënit mund të jenë të lidhura me gojën. Një gojë e thatë, ose me probleme dentare, shpesh është një nga shkaqet më të zakonshme.
Çfarë duhet të provoni
- Bëni një kontroll të rregullt dentar;
- Përdorni ushqime të lëngëta për rastin e gojës së thatë;
- Mundojuni të hani dhe të përtypni çdo ushqim me sasi të vogël, por ngadalë.
- Konsultojuni me mjekun nëse problemet zhvillohen.
Në tavolinë
Derdhja e gotës së lëngut në pjatën e supës, ose ngrënia e ëmbëlsirës me thikë tregojnë se personi me demencë është duke përjetuar vështirësi në të ngrënë.
Çfarë duhet të provoni
- Shërbeni si fillim një ushqim, jo të gjitha menjëherë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërqendrim;
- Sigurojuni që ngjyra e pjatës të jetë e ndryshme me mbulesën e tavolinës;
- Nëse përdorimi i thikës është i vështirë, atëherë shërbeni ushqime që hahen me dorë;
- Shoqërojeni edhe ju personin me demencë, në mënyrë që t’ju kopjojë juve;
- Sigurojuni që ato të mos vihen nën presion dhe të nxitojnë;
- Mbani zhurmën dhe aktivitetet në një minimum;
- Sigurojuni që ka dritë mjaftueshëm;
- Shërbeni ushqime që janë të njohura.
Konsiderata të tjera
- Thjeshtësojeni të ngrënën. Jo të gjitha ushqimet duhen ngrënë me thikë dhe piru. Shpesh përdorimi i duarve është një alternativë;
- Mbani mend historinë familjare të të ngrënit të personit me demencë;
- Vëzhgoni temperaturën e ushqimit, pasi disa njerëz me demencë kanë humbur aftësinë e të gjykuarit se kur ushqimi është i ngrohtë dhe i ftohtë;
- Shumë njerëz me demencë, nuk marrin mjaftueshëm lëngje sepse ato harrojnë për të pirë ose shpesh ato nuk e kuptojnë ndjenjën e etjes. Sigurojuni që t’i ofroni rregullisht ujë, lëngje frutash dhe lëngje të tjera për të shmangur dehidratimin;
- Shumë probleme të të ngrënit janë provizore dhe do të ndryshojnë me përmirësimin e aftësive të personit.
Komentoni