Demenca dhe kujdesi dentar
Kujdesi i dobët dentar mund të prekë rehatinë e personit, paraqitjen, të ngrënën, sjelljen dhe shëndetin e përgjithshëm. Çdo person me demencë ka nevojë për një program dentar. Kontrolli individual duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke u nisur nga momenti i diagnostikimit të demencës.
Arsyet pse njerëzit me demencë janë të ndjeshëm ndaj problemeve dentare
- Marrja e ilaçeve që reduktojnë prodhimin e salivës (pështymës). Saliva është esenciale për mbajtjen e një goje të shëndetshme dhe në parandalimin e problemeve të gojës;
- Zvogëlimi i aftësisë për mbajtjen e një kujdesi të mirë dentar, duke përfshirë këtu edhe larjen e dhëmbëve;
- Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit ose pirja e shumtë e pijeve të sheqerosura;
- Marrja për një kohë të gjatë e ilaçeve që kanë bazë sheqeri.
Çelësi i mbajtjes së një shëndeti të mirë dentar për dikë me demencë
- Shumë njerëz me demencë janë të paaftë për të shpjeguar parehatinë ose dhimbjen në mënyrë verbale;
- Bëni vizita të rregullta dentare me profesionistë që kuptojnë dhe që janë kujdesur edhe më parë për njerëz me demencë;
- Monitoroni dhe reduktoni kur është e nevojshme marrjen e sheqerit;
- Kujtojini dhe asistoni me larjen e tyre të dhëmbëve dhe kujdesin dentar;
- Përdorni fluoridet rregullisht.
Kujdesi për dhëmbët natyralë
Përdorimi i fijes së perit, antimikrobeve dhe produkteve terapeutike dentare
- Nëse prishja e dhëmbëve është e dukshme, ose personi është nën rrezikun e prishjes së dhëmbit, atëherë përdorimi i fluorideve dhe produkteve antimikrob duhet të diskutohet dhe monitorohet nga një profesionist dentar;
- Larja me furçën e dhëmbëve duhet të përdoret një apo dy herë në ditë;
- Pas larjes me kolinoz, mos e lani gojën me shumë ujë dhe mundojuni që të lini pak kolinoz nëpër dhëmb pasi në këtë mënyrë zgjat ekspozimin e fluorideve;
- Edhe larësit e gojës që gjenden në farmaci janë efektive në reduktimin e sëmundjeve dentare;
- Larësit duhet të përdoren çdo javë. Mbani mend që ato duhet të përdoren në një distancë prej 2 orësh nga njëra tjetra. Ndoshta është mirë që ta përdorni në mëngjes dhe në darkë. Mundojuni që të flisni me profesionistin tuaj dentar rreth opsioneve më të mira për ju.
Kujdesi i higjienës orale
- Të gjitha sipërfaqet e dhëmbit duhet të lahen me kujdes;
- Nëse mund të jetë e nevojshme, edhe furçat e dhëmbëve elektrike janë shumë të dobishme;
- Disa njerëz me demencë mund të kërkojnë ndihmë për higjienën orale pasi demenca shpesh progreson shumë shpejt. Disa njerëz e kanë më të lehtë që të kopjojnë dikë që është duke larë dhëmbët;
- Shpesh eksperimentimet ndihmojnë për të zbuluar se cila është mënyra më e përshtatshme për larjen e dhëmbëve të një personi.
Monitorimi i marrjes së sheqerit
- Nëse sheqeri duhet të reduktohet, përdorni sheqer artificial në pije. Kontrollojeni këtë me mjekun nëse personi ka diabet;
- Mundojuni që të mos përdorni sheqerin;
- Pini ujë ose pije dietike që kanë sheqer në sasi të reduktuar.
Goja e thatë
- Njerëzit me demencë shpesh vuajnë nga tharja e gojës. Ndihmojeni personin që të pijë sa më shumë ujë;
- Disa mjekime dhe produkte janë të pranishme dhe mund të ndihmojnë. Flisni me mjekun ose dentisin tuaj për këtë.
Vizita tek dentisti
- Kontrollet e rregullta janë të këshillueshme për të gjithë njerëzit;
- Një vlerësim dentar duhet bërë në fazat e para të zhvillimit të demencës, me një plan afatgjatë, fleksibël dhe trajtim jo të komplikuar;
- Përpara çdo vizite dentare, diskutoni çdo modifikim mjedisor siç është reduktimi i zhurmave ose njerëzve që ndodhen përreth jush, çështjet e transportit ose nevojat mjekësore me dentistin dhe stafin;
- Siguroni një histori të plotë familjare dhe një listë të plotë të ilaçeve, përpara se të shkoni tek mjeku;
- Prezenca e një pjesëtari të familjes ose kolegu/miku mund të jetë e nevojshme.
Komentoni