Kur kujdeseni për dikë me demencë juve mund t’ju duhet që të përballoni shumë ndjenja, pasi nevojat e personit me demencë ndryshojnë me kohën.
Mund të përjetoni një sërë ndjenjash dhe shpesh ekstreme. Kjo është veçanërisht e vështirë për t’u përballuar sepse demenca gradualisht shkakton ndryshimin e aftësisë së personit dhe personaliteti i tij gjithashtu ndryshon. Nuk ekziston ndonjë mënyrë e thjeshtë për të përballuar këto ndjenja, por duhet të mësoni dhe të kuptoni se kompleksi i ndryshimeve të emocioneve tuaja është plotësisht normal.
Mbani mend: ju nuk jeni vetëm
Qendrat spitalore për sëmundjen Alzheimer ofrojnë informacione, edukim dhe këshillim.
Ndjenjat tuaja
Disa nga ndjenjat më të zakonshme që përjetohen nga familjarët dhe kolegët janë faji, dhimbja dhe zemërimi.
Faji
Është shumë e zakonshme që të ndiheni fajtor–fajtor sesi personi me demencë është trajtuar në të shkuarën, fajtor duke u ndjerë të sikletosur për sjelljen e tyre në të shkuarën, ose fajtor duke mos pranuar për t’u kujdesur për një person me demencë.
Nëse personi me demencë shkon në spital ose në qendrat spitalore ju mund të ndiheni fajtor se përse nuk i keni mbajtur ato më gjatë në shtëpi, edhe pse tani gjërat janë bërë. Është një proces natyral të ndjerit fajor rreth premtimeve të së shkuarës: “Unë gjithmonë do të kujdesem për ju”, kur ato nuk mund të mbahen.
Dhimbja dhe humbja
Dhimbja është përgjigjia emocionale për humbjen. Kjo mund të jetë humbja e marrëdhënies, ndryshimit të shtëpisë, humbja e një shëndeti të mirë, divorci ose vdekja. Nëse dikush i afërt me ju zhvillon demencën, atëherë ne jemi duke u përballur me humbjen e një personi që ne njohim dhe humbjen e një marrëdhënieje me to. Njerëzit që kujdesen për partnerët e tyre mund të ndjejnë dhimbjen e humbjes të së ardhmes që ato kishin planifikuar bashkë.
Dhimbja është një ndjenjë shumë individuale dhe njerëzit do të ndjejnë dhimbje në kohëra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë.
Zemërimi
Është një proces natyral që shpesh na bën që të ndihemi të frustruar dhe të zemëruar – të zemëruar me të tjerët që nuk janë duke na ndihmuar, të zemëruar për personin me demencë dhe të zemëruar për shërbimet mbështetëse.
Të ndjerit të stresuar, frustruar e fajtor janë procese shumë normale. Por nëse mendoni se ndonjë nga këto elementë mund të ndikojë në humbjen tuaj të kontrollit, atëherë është shumë e rëndësishme që ta diskutoni këtë me mjekun tuaj ose me ndonjë këshillues. Bisedat me mjekun tuaj janë konfidenciale.
Çfarë duhet provuar
Ju mund të gjeni disa nga idetë e mëposhtme shumë ndihmuese për përballimin e ndjenjave si faji, humbja dhe zemërimi.
Ndjeni dhimbjen
Lejojini vetes tuaj që me të vërtetë të përjetojë atë që ju po ndjeni, pavarësisht se çfarë është ajo. Mos pranimi i këtyre ndjenjave vështirëson dhimbjen dhe e zgjat atë.
Qarja
Të lotuarit mund të jetë me të vërtetë terapeutik. Lejojeni veten që të qani në mënyrë që të lironi dhimbjen tuaj të brendshme.
Komunikimi
Ndajeni dhimbjen. Është shumë e rëndësishme që të flisni për ndjenjat tuaja edhe në kohërat më të vështira. Ndarja e dhimbjes do t’ju ndihmojë për ta zvogëluar atë. Shpesh është e nevojshme që të flisni me dikë që nuk është i afërm me ju, p.sh. një këshillues.
Mbani një ditar
Ditari është diçka personale ku ju mund të shkruani çdo gjë, madje edhe gjërat që ju shqetësojnë, siç janë ëndrrat e parealizuara, gjendjet e fajit, zemërimit dhe çdo lloj ndjenje tjetër.
Lëreni që të ikë
Mos u mësoni me zemërimin, shpesh duket sikur e kërkoni vetë që ajo të jetë e pranishme. Lëreni atë që të ikë.
Mundohuni që të gjeni rehati
Njerëz të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme të gjetjes së rehatisë. Për disa është lutja, meditimi ose për disa të tjerë aktiviteti.
Zbrapsuni
Mendoni me kujdes përpara se të merrni vendime. Gjithashtu, eksploroni të gjitha opsionet përpara se të merrni hapa madhorë.
Tregohuni të mirë me veten tuaj
Tregohuni të durueshëm me ndjenjat tuaja. Gjeni një balancë ndërmjet të qenit të gëzuar dhe të mërzitur dhe tregohuni të mirë me veten tuaj. Tregohuni gjithmonë të durueshëm.
Mësoni që të qeshni përsëri
Rizbuloni sensin tuaj të humorit. Të gjeturit e gëzimit në jetë mund të jetë një mënyrë e vlerësimit të kohërave të mira që keni kaluar.
Mbani mend
Sigurohuni që të dini edhe të pushoni. Pushimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj.
Komentoni