Në pothuajse të gjitha vendet perëndimore, jetëgjatësia është në rritje. Edhe pse gratë vazhdojnë të jetojnë më shumë sesa burrat, në ditët e sotme jetojnë në përgjithësi deri në moshën 80 vjeçare ose përtej kësaj moshe. Kjo rritje jetëgjatësie sjell edhe një rritje të problemeve që lidhen me moshën. Një problem i tillë është demenca.
Çfarë e shkakton demencën?
Ekzistojnë shumë forma të demencës dhe një sërë shkaqesh. Për faktin se është një problem shumë i zakonshëm, me një sërë kostosh financiare dhe emocionale, demenca është subjekti i shumë kërkimeve. Kërkuesit në Suedi kanë demonstruar se të paturit e kontakteve me miq dhe të afërm do të reduktojë ose vonojë fillimin e demencës.
Gjithashtu, kërkuesit nuk mund të gjenin shkaqe të caktuara për këtë sëmundje, është e mundur që kontakti social në një farë mënyre të stimulojë sistemin imunitar, duke u dhënë mbrojtje llojeve të caktuara të demencës.
Parandalimi i demencës
Ekspertët janë të drejtpërdrejtë dhe theksojnë se është kualiteti dhe jo sasia e kontaktit social, ajo që ka rëndësi. Njerëzit e moshuar që kanë marrë vizita të rregullta nga njerëz që kanë qenë të papëlqyeshëm për to, nuk kanë qenë të mbrojtur nga sëmundja e demencës. Ashtu sikundër ka përmendur një komentues, “Nuk është të jetuarit vetëm, por të qenit vetëm që bën diferencën për disa njerëz”. Nëse keni njerëz të moshuar ose miq, qëndroni në kontakt dhe sigurohuni që ato me të vërtetë ta dinë që ju kujdesuni për to.
Komentoni