Krizat febrile janë të zakonshme tek fëmijët, kryesisht tek bebet. Ato prekin rreth 2-4% të fëmijëve dhe përgjithësisht shfaqen midis moshave 3 muajsh deri në 6 vjeç. Tek fëmijët e prekur shpesh ekzistojnë edhe histori familjare. Kriza febrile, që quhet edhe konvulsionfebrillidhet me faktin se sa shpejt rritet dhe bie temperatura tek fëmijët. Më së shumti, shumë fëmijë përjetojnë kriza febrile përpara se dikush ta kuptojë se fëmija katemperaturë. Pavarësisht frikës dhe provave, në përgjithësi këto kriza febrile nuk zgjasin shumë dhe rreziku që ato të shkaktojnë dëme është i pakët. Në mënyrën klasike, kriza fillon me një ndryshim të nivelit të koshiencës së fëmijës, shpesh me rrotullime të syve. Më tej kjo mund të vazhdojë me një rëndim të trupit dhe të gjymtyrëve, përfshirë kërcitjen e dhëmbëve, gjendje që përsëritet dhe që shoqërohet edhe me lëvizje të pavullnetshme e më pas me qetësime të përkohshme. Këto zakonisht zgjasin më pak se 15 minuta, por për ata që vëzhgojnë fëmijën është një kohë më e gjatë. Është e r...
Lexo më shumëBërja pis e veshjeve të brendshme është një problem tek fëmijët që vjen si rezultat i një kapsllëku kronik. Kjo njihet në mjekësi si enkopresa ose mospërmbajtja e feçes. Bërja pis e veshjeve të brendshme është më shumë e shpeshtë tek fëmijët e moshës 3-7 vjeç, dhe prek më shumë djemtë se sa vajzat. Përse ndodh enkopresa? Pothuajse të tërë fëmijët që bëhen pis në të mbathura kanë kapsllëk. Enkopresa zakonisht zhvillohet sepse fëmija në vazhdimësi eviton daljen jashtë për çfarëdo arsyeje. Kjo mund të jetë për shkak të dhimbjeve kur shkojnë në tualet; sepse ndihen në ankth; seose kërkojnë të luajnë; sepse nuk mund të shkojnë në tualet kur e kanë me urgjencë; sepse tualetet nuk janë të përshtatshme; sepse ata vihen në lojë ose ngacmohen kur shkojnë në tualet. Ndonjëherë kur një fëmijë ka kapsllëk ka shumë për të nxjerrë jashtë dhe kjo shkakton dhimbje të konsiderueshme. Ndonjëherë kjo mund të shkaktojë plagëtë vogla rreth anusit (çarje anale), dhe kjo mund të shkaktojë tek fëmija frikë për të shkuar n&...
Lexo më shumëDëmtimi i veshit të mesëm është shkaku më i zakonshëm i humbjes së dëgjimit tek fëmijët. Infeksioni i veshit të mesëm gjithashtu është quajtur otitis mediaose veshi ngjitës. Në çdo kohë një në çdo 3 fëmijë të shkollës fillore do të ketë një problem të veshit të mesëm, i ndjekur shpesh me dëgjim të reduktuar. Si funksionin veshi i mesëm Veshi i mesëm është i lidhur me pjesën e pasme të hundës të quajtur tubi Eustakian. Ky tubbën 2 gjëra: Ndihmon në mbajtjen e një presioni të njëjtë jashtë dhe brenda veshit të mesën, dhe kështu lejon daullen e veshit që të vibrojë në mënyrë efikase; Lejon lëngun nga membrana e mukozës së veshit të mesëm që të thahet. Tubi hapet për të lejuar presionin që të barazohet në hapësirën e veshit të mesëm. Kjo shkakton një vështirësi që mund të përjetoni kur gëlltiteni, kur jeni në avion, ose kur i jepni makinës në një kodër të pjerrët. Kyreagimështë edhe dëshmi që aparati juaj është duke funksionuar. Si ndodh infeksioni i veshit të mesëm? Nëse tubi Eusta...
Lexo më shumëPesha e madhe dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore (BMI). Ju mund të llogarisni BMI-në e fëmijës tuaj me të njëjtën metodë që përdoret për të rriturit—pesha në kilogramë pjestuar me gjatësinë në metra, por të vënë në katror (kg/m2). Megjithatë, meqenëse BMI-ja ndryshon me moshën dhe gjininë e fëmijës, duhet të përdoret një rregullues për efekttë moshës ose një tabelë specifike për fëmijët. Fëmijët mbi shifrën 85 klasifikohen si mbipeshë dhe ata mbi shifrën 95 klasifikohen si obezë. Nëse ju thonë se fëmija juaj është me indeks 85, kjo do të thotë se 85% e fëmijëve të tjerë të së njëjtës moshë dhe të së njëtës gjini kanë indeks më të ulët se fëmija juaj. Vjen nga stili i jetesës apo është gjenetike? Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër i faktorëve ndërveprues. Çrregullime të caktuara hormonale dhe metabolike, disa prej të cilave janë gjenetike mund të shkaktojnë obezitetin tek fëmijët. Megjithatë, këto gjendje janë të rralla. Përveç këtyre çrre...
Lexo më shumëVesi i kollës ka të bëjë me një kollë që shfaqet në mungesën e ndonjë sëmundjeje që e shkakton atë. Vesi i kollës prek më së shumti fëmijët e moshës shkollore, zakonisht ata që janë në vitet e fundit të shkollës fillore apo në vitet e para të shkollës 9-vjeçare. Vajzat edhe djemtë preken njësoj. Karakteristikat e vesit të kollës Vesi i kollës shfaqet me kollë të lartë, të fortë, ulëritje, etj. Mund të vijë pas ndonjë sëmundjeje virale, por mund të vazhdojë me javë, muaj dhe në disa raste ekstreme edhe me vite. Mund të fillojë në çdo kohë në një minutë dhe bëhet më e fortë kur njerëz të tjerë si prindër, mësues, mjekë, etj, janë përreth. Edhe pse sjellja mund të duket jo e zakonshme, fëmija është shumë mirë midis pushimeve të kollitjes. Në mënyrë klasike, kolla ndodh kur fëmija është zgjuar. Vesi i kollës nuk shoqërohet me dobësimin e frymëmarrjes. Nëse simptomat zhvillohen, ka mundësi që kolla të lidhet me ndonjë sëmundjetjetër. Diagnoza e vesit të kollës Mjeku bën diagnozën e vesit të kollës du...
Lexo më shumë