Regjistrohu/Kyçu

Vesi i kollës tek fëmijët

Vesi i kollës ka të bëjë me një kollë që shfaqet në mungesën e ndonjë sëmundjeje që e shkakton atë. Vesi i kollës prek më së shumti fëmijët e moshës shkollore, zakonisht ata që janë në vitet e fundit të shkollës fillore apo në vitet e para të shkollës 9-vjeçare. Vajzat edhe djemtë preken njësoj.

Karakteristikat e vesit të kollës

Vesi i kollës shfaqet me kollë të lartë, të fortë, ulëritje, etj. Mund të vijë pas ndonjë sëmundjeje virale, por mund të vazhdojë me javë, muaj dhe në disa raste ekstreme edhe me vite.

Mund të fillojë në çdo kohë në një minutë dhe bëhet më e fortë kur njerëz të tjerë si prindër, mësues, mjekë, etj, janë përreth. Edhe pse sjellja mund të duket jo e zakonshme, fëmija është shumë mirë midis pushimeve të kollitjes. Në mënyrë klasike, kolla ndodh kur fëmija është zgjuar.

Vesi i kollës nuk shoqërohet me dobësimin e frymëmarrjes. Nëse simptomat zhvillohen, ka mundësi që kolla të lidhet me ndonjë sëmundje tjetër.

Diagnoza e vesit të kollës

Mjeku bën diagnozën e vesit të kollës duke konfirmuar prezencën e karakteristikave të mësipërme dhe përjashtimin apo përfshirjen e kondicioneve mjekësore që mund të shkaktojnë problemin. Kjo kërkon ekzaminim fizik dhe mundësisht test të funksionit të mushkërive, test gjaku dhe test rreze X.

Trajtimi për vesin e kollës

Së pari është e rëndësishme që të kuptohet se edhe pse kjo kollë është shqetësuese, nuk është një kondicion i rrezikshëm dhe në fakt fëmija është i shëndetshëm. Ndonjëherë, risigurimi i thjeshtë se kolla nuk është serioze mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës së simptomave.

Kolla mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe të çojë në një kollë edhe më të keqe, kështu që është e rëndësishme të thyhet cikli. Përdorimi i karameleve dhe i pirjes së disa gllënjkave ujë mund të ndihmojë për ndalimin e kollës për momentin. Është e rëndësishme që të bëhet vlerësim pozitiv për arritjet e fëmijës dhe komente pozitive nëse ka të dhëna se kolla ikën.

Vesi i kollës është në përgjithësi një manifestim i stresit dhe ankthit të perceptuar. Fëmija mund të jetë i aftë të izolojë stresin duke identifikuar situatën në të cilën kolla përkeqësohet. P.sh. ngacmimet në kopshtin e shkollës dhe gjatë rrugës për në shkollë mund të jenë iniciues të zakonshëm të vesit të kollës.

Nëse fëmija nuk ka përmirësim, mjeku mund të sugjerojë referimin tek një psikolog fëmijësh ose tek një profesionist mjekësor i ngjashëm me të.


Komentoni