Regjistrohu/Kyçu

Obeziteti tek fëmijët

Pesha e madhe dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore (BMI). Ju mund të llogarisni BMI-në e fëmijës tuaj me të njëjtën metodë që përdoret për të rriturit—pesha në kilogramë pjestuar me gjatësinë në metra, por të vënë në katror (kg/m2). Megjithatë, meqenëse BMI-ja ndryshon me moshën dhe gjininë e fëmijës, duhet të përdoret një rregullues për efekt të moshës ose një tabelë specifike për fëmijët. Fëmijët mbi shifrën 85 klasifikohen si mbipeshë dhe ata mbi shifrën 95 klasifikohen si obezë. Nëse ju thonë se fëmija juaj është me indeks 85, kjo do të thotë se 85% e fëmijëve të tjerë të së njëjtës moshë dhe të së njëtës gjini kanë indeks më të ulët se fëmija juaj.

Vjen nga stili i jetesës apo është gjenetike?

Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër i faktorëve ndërveprues. Çrregullime të caktuara hormonale dhe metabolike, disa prej të cilave janë gjenetike mund të shkaktojnë obezitetin tek fëmijët. Megjithatë, këto gjendje janë të rralla. Përveç këtyre çrregullimeve, duket se ka edhe faktorë gjenetikë që kontribuojnë në prirjen që fëmijët të bëhen mbipeshë.

Influenca më e madhe e jashtme në rritjen e peshës megjithatë mbetet mungesa e balancës energjetike. Energjia që marrim (kur hamë ushqim) është pak a shumë edhe energjia që konsumojmë (djegim), dhe ne mbajmë një peshë konstante. Kur balanca lëviz përpara për të marrë më shumë ushqime ose ushqime jo të shëndetshme, ne fitojmë peshë, kur ecim përgjatë shpenzimit të më shumë energjie, ose reduktojmë energjinë që marrim, ne humbim në peshë. Rritja e konsumit të ushqimeve me energji të lartë (shumë kalori) si në sheqerna dhe yndyra të saturuara, kombinuar me reduktim të aktivitetit fizik, çon në "obezitet epidemik”.

Shumë fëmijë në këtë fazë nuk shkojnë në shkollë dhe aktiviteti i tyre interaktiv me lojëra kompjuterike dhe qëndrimi përballë televizorit zëvendëson aktivitetet e tyre të zakonshme nëpërmjet të cilave fëmijët rrinë më shumë jashtë. Të tjerë faktorë që ndikojnë janë edhe vajtja më shpesh në restorante dhe ngrënia e më pak vakteve pasi familja rrit sasinë duke reduktuar cilësinë e ushqimit.

A ka probleme shëndetësore lidhur me të qenit mbipeshë ose obezë në fëmijëri?

Në lidhje me obezitetin në fëmijëri ka probleme afatshkurtëra dhe afatgjata. Përveç të ndjerit jo mirë kur janë mbipeshë, fëmijët mund të përjetojnë probleme me nyjet dhe kockat si dhe të vuajnë nga astma apo problemet e frymëmarrjes gjatë përpjekjeve për ushtrime fizike, mund të kenë intolerancë ndaj nxehtësisë dhe të lodhen shpejt. Ata mund të zhvillojnë presion të lartë gjaku, nivele jo normale yndyre në gjak dhe diabet të tipit 2. Shumë nga fëmijët obezë mund të vuajnë nga apnoea,sëmundje që lidhet me momente të çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit,që mund të çojnë në probleme me përqendrimin dhe performancën në të mësuar.

Obeziteti tek fëmijët rrit rrezikun e të qenit obezë në moshë të rritur. Fëmijët mbipeshë dhe obezë janë në rrezik të problemeve shëndetësore si sëmundje zemre, atak, diabet, osteoartrite dhe tipe të ndryshme kanceri.

Fëmijët obezë mund të përjetojnë strese sociale dhe psikologjike në lidhje me atë se ata nuk trajtohen si fëmijët e tjerë, se si ata performojnë në sportet dhe në pamjen e tyre. Ata mund të përjetojnë probleme psikosociale, zakonisht të shoqëruara me një vetëvlerësim të keq për imazhin dhe në disa raste edhe në vetëbesimin që ata kanë. Këto probleme janë më të mëdha tek femrat dhe mund të rriten me kalimin e moshës. Vetëbesimi i ulët në fëmijëri mund të çojë në rritje të tendencës për të pirë duhan dhe konsumuar alkool.

Si të manaxhoj peshën e fëmijës pa ndikuar në rritjen e tij?

Ju mund të ndihmoni fëmijën duke ndërprerë pijet me sheqer dhe ushqimet me yndyrë, por është e rëndësishme që të mos përjashtoni ushqimet që atyre ju nevojiten për rritje. Sasitë e përshtatshme të drithërave, perimeve, frutave, mishit pa yndyrë (ose alternativave si peshk, vezë apo fasule, bishtajore dhe arrore) dhe ushqimet dietike, duhet që patjetër të përfshihen në dietën e tyre të përditshme.

Trajtimi i obezitetit

Nëse mendoni se fëmija është mbipeshë, rekomandohet një trajtim klinik i përshtatshëm nga ana e mjekut të përgjithshëm. Në varësi të rezultatit, mjeku mund të sugjerojë një program menaxhimi të peshës ose t’i referohet një dietologu fëmijësh ose një mjeku pediater për këqyrje të mëtejshme.

Kur trajtohet obeziteti tek fëmijët, profesionistët mjekësorë zakonisht fokusohen në ndryshimet afatgjata në dietë dhe në aktivitetin fizik. Në varësi të moshës së fëmijës, kjo mënyrë pune synon më tepër frenimin ose pakësimin e fitimit të peshës se sa arritjen direkt të objektivit të uljes së peshës dhe kjo teknikë në përgjithësi përfshin:

  • Reduktimin e energjisë së marrë, p.sh. përdorimin e produkteve të bulmetit me pak yndyrë dhe rritjen e konsumit të frutave dhe perimeve;
  • Rritjen e aktivitetit fizik përfshirë edhe aktivitete incidentale (p.sh. ecje për të vajtur në shkollë dhe kthim nga shkolla) si dhe programe ushtrimesh formale;
  • Pakësim i aktivitetit sedentar, p.sh. kufizimin e numrit të orëve që shpenzohen përpara televizionit ose luajtjen me PC me videolojëra në një maksimum 2 orë në ditë;
  • Përfshirjen e familjes, p.sh. ndryshimin e praktikave të bërjes pazar dhe të gatimit dhe ndryshim të sjelljeve në lidhje me kohën e marrjes së vakteve gjatë ditës;
  • Modifikim i sjelljes, p.sh. shpenzimi i kohës për të ngrënë mëngjes, reduktimi i volumit të pijeve freskuese ose lëngjeve të frutave ose marrjes së drekës së paketuar në shkollë.

Mbështetja e familjes për të ngrënit dhe ndryshimin e sjelljes për mbipeshën dhe obezitetin është shumë e rëndësishme. Kërkimet tregojnë se kur familja përfshihet në programin e trajtimit, shansi për sukses afatgjatë është shumë më i lartë se në të kundërt.

Ka shumë ilaçe të liçencuara në lidhje me obezitetin tek fëmijët.

Inkurajimi i të ngrënit në mënyrë të shëndetshme

Me fëmijët e vegjël është e lehtë që të kontrollosh marrjen e ushqimit dhe ushtrimet. Sapo fëmijët fillojnë klasën e parë dhe kur shkojnë në një nivel më të lartë shkolle, ata janë subjekt i një presioni më të madh për të patur një varietet më të madh ushqimi. Sidoqoftë, ju mund të inkurajoni gjithmonë një sjellje të përgjegjshme dhe të shëndetshme në lidhje me ushqimet dhe ushtrimet fizike. Për adoleshentët kjo mund të përfshijë angazhimin e tyre në përzgjedhjen dhe përgatitjen e ushqimit, vlerësimin e ushqimit që ata konsumojnë, por duke e kufizuar kritikën për ushqimet jo të shëndetshme, ndihmë gjatë fitimit të konfidencës se ata mund të manaxhojnë aspekte të tjera të jetës përpara se ata të fillojnë që të përpiqen që të bien në peshë, etj.

Të qenit një model i mirë

Fëmijët obezë janë në një rrezik të madh obeziteti kur rriten, kështu që stili i mirë i jetesës duhet t’u mësohet atyre sa më shpejt të jetë e mundur. Si prindër, ju mund të ndihmoni që çdo njeri në familje të ketë shans të bëjë zgjedhje për ushqimin dhe të jetë më shumë aktiv në lidhje me atë se si përgatiten ushqimet në shtëpi. Pasja e një familjeje të fokusuar mund të ndihmojë në bërjen e ndryshimeve të qëndrueshme në stilin e jetesës së fëmijës që ndihmon përmirësimin e shëndetit dhe parandalon sëmundjet në të ardhmen.


Komentoni