Artikujt e PatientPlus, pra që i vijnë në ndihmë pacientëve, shkruhen nga doktorët britanikë dhe janë të bazuara në fakte shkencore duke ndjekur rregullat dhe udhërrëfimin britanik dhe evropian të shëndetit. Anemia tek fëmijët përcaktohet nga shkenca si përqendrim i hemoglobinës (Hb), poshtë niveleve të lejuara, jetike që vendosen nga shkenca. Këto nivele variojnë nga mosha e fëmijëve si dhe nga laboratori ku analizohen kampionet e gjakut. Variacioni i të dhënave nga laboratorët specifikë dhe grup-moshat e fëmijëve, duhen marrë gjithmonë për bazë. Organizata Botërore e Shëndetit ka nxjerrë dhe sugjeruar nivelet e hemoglobinës, poshtë të cilave anemia mund të jetë e pranishme. Këto nivele janë 11gr/decilitër tek fëmijët nga 6-59muajsh dhe 11.5gr/decilitër tek fëmijët nga 5-11 vjeç si dhe 12gr/decilitër tek fëmijët më të rritur (12-14 vjeç). Epidemologjia e sëmundjes Anemia tek fëmijët përbën një çështje madhore për shëndetin publik, duke sjellë rrezikshmëri të lartë për shkallën e vdekshmërisë tek fëmijët, si dhe pasojat negative të anemisë që vjen nga mungesa e hek...
Lexo më shumëSistemi elektrik i zemrës tuaj kontrollon ritmin e rrahjeve të zemrës duke rregulluar: Kursin e zemrës, që është numri i herëve që zemra juaj rreh në minutë; Ritmin e zemrës, i cili është veprimi i sinkronizuar pompues i të katër dhomave të zemrës tuaj. Sistemi elektrik i zemrës tuaj duhet të ruajë: Një masë të qëndrueshme të zemrës prej 60 deri 100 rrahje për minutë në qetësi. Gjithashtu sistemi elektrik i zemrës tuaj e rrit këtë volum pune për të plotësuar nevojat e trupit tuaj gjatë aktivitetit fizik dhe e pakëson atë gjatë gjumit; Një kontraktimtë rregullt të atriumit dhe ventrikulave (ky quhet ritëm isinus-it). Si funksionon sistemi elektrik i zemrës Muskuli i zemrës tuaj përbëhet nga qeliza të vogla. Sistemi elektrik i zemrës tuaj kontrollon ritmin e rrahjeve të zemrës tuaj duke dërguar një sinjal elektrik përmes këtyre qelizave. Dy lloje të ndryshëm të qelizave në zemrën tuaj bëjnë të mundur që sinjali elektrik të kontrollojë rrahjet e zemrës tuaj: Qelizat përcjellëse e mbartin sinjalin elektrik të zemrës tuaj; Qelizat e muskulit bëjnë të mundur që atriumet e zemrës tu...
Lexo më shumëPersoni me hemofilimund të përjetojë probleme gjakderdhjeje në çdo pjesë të trupit nga njëri moment në tjetrin. Pjesët ku ndodh gjakderdhja dhe frekuencat ndryshojnë nga njëri individ në tjetrin. Gjaku, për ato që vuajnë nga hemofilia e rëndë, mund të jetë shkak i disa traumave, por pjesa më e madhe e tyre shfaqen si spontane. Disa pjesë të trupit mund të jenë më të ndjeshme ndaj lëndimeve, në krahasim me disa të tjera si gjuri, bërryli dhe kyçet e këmbëve, dhe kështu gjakderdhjet në këto vende janë më të zakonshme. Personi me hemofilitë rëndë zakonisht nuk vuan shumë gjakderdhje. Gjakderdhja në nyje është problematike. Personi me hemofilitë lehtë zakonisht ka probleme me gjakderdhjen pas një traume të madhe, heqje dhëmbësh ose operacioni. Prioriteti i parë: Trajtimi Në momentin që një gjakderdhjeështë dyshuese duhet menjëherë që t’i jepet trajtimi. Vetëm nëse gjakderdhja vjen nga një prerje e vogël sipërfaqësore, trajtimi duhet të përfshijë futjen e faktorit koagulues që mungon (terapizëvendësuese). Ky trajtim do të jepet nga personi mehemofili, prindi ose profesionisti me eksperiencë. ...
Lexo më shumëDonacioni (dhurimi) i gjaku-t është përdorur tek njerëzit me probleme madhore shëndetësore siç është kanceri, sëmundja e zemrës, stomakut dhe sëmundja e zorrëve, aksidentet, njerëzit që janë duke shkuar drejt kirurgjisë, me çrregullime gjakderdhjeje, fëmijët e sapolindur dhe gratë shtatzëna. Ashtu sikundër nuk ekziston asnjë lloj zëvendësuesi për gjaku-n, zgjidhja e vetme është donacioni i gjaku-t. Duke u bërë dhurues, ju do të bëheni pjesë e një shërbimi shumë të rëndësishëm të komunitetit. Të qenit një dhurues gjaku Jo çdo njeri mund të jetë në gjendje që të dhurojë gjak. Ekzistojnë një sërë arsyesh që mund t’ju parandalojnë për të qenë një dhurues. Disa prej të cilave janë: Mosha (mosha minimale e dhurimit është mosha 16 vjeçare, njerëzit e moshës 70–80 vjeçare nuk mund të dhurojnë pa aprovimin me shkrim të mjekut); Pesha më e ulët se 45 kg; Të qenit shtatzënë ose me ushqim me gji; Sëmundje të caktuara ose trajtime të mëparshme; Sëmundje aktuale; Realizimi i kohëve të fundit të një tatuazhi; Çështje të...
Lexo më shumëKur gjakumpikset në ndonjë venë në thellësi të trupit, kjo gjendje quhettrombozëe thellë venoze (DVT). Ky lloj problemi më së shpeshti paraqitet në venat e këmbëve. Edhe pse është dukuri e shpeshtë, ndonjëherë ajo mund të jetë e rrezikshme, nëse trombet shkëputen dhe kalojnë në qarkullim të gjakut. Çfarë e shkakton DVT-në? DVT ndodh kur procesi normal i koagulimit që ndalon gjakderdhjen nga një enë gjakudëmtohet kur nuk duhet.Ekzistojnë një sërë faktorësh rreziku për DVT-në: Mosha Rreziku i DVT-së rritet me rritjen e moshës. Kirugjia Disa operacione kanë një rrezik të lartë të DVT-së, veçanërisht operacioni i madh i barkut dhe operacionet që zëvendësojnë problemet e nyjeve të mëdha të tilla si gjunjtë. Mungesa e aktivitetit fizik Njerëzit të cilët rrinë shtrirë për kohë të gjatë janë në një rrezik në rritjendaj DVT-së. Gjithashtu, kohëve të fundit ju është kushtuar një vëmendje fluturimeve të gjata me avion dhe udhëtimeve me makinë, të cilat rrisin rrezikun e DVT-së. Dëmtimet që prishin enët e gjakut Duke përfshirë këtu dëmti...
Lexo më shumë