Donacioni (dhurimi) i gjaku-t është përdorur tek njerëzit me probleme madhore shëndetësore siç është kanceri, sëmundja e zemrës, stomakut dhe sëmundja e zorrëve, aksidentet, njerëzit që janë duke shkuar drejt kirurgjisë, me çrregullime gjakderdhjeje, fëmijët e sapolindur dhe gratë shtatzëna.
Ashtu sikundër nuk ekziston asnjë lloj zëvendësuesi për gjaku-n, zgjidhja e vetme është donacioni i gjaku-t. Duke u bërë dhurues, ju do të bëheni pjesë e një shërbimi shumë të rëndësishëm të komunitetit.
Jo çdo njeri mund të jetë në gjendje që të dhurojë gjak. Ekzistojnë një sërë arsyesh që mund t’ju parandalojnë për të qenë një dhurues. Disa prej të cilave janë:
Dhurimi i gjaku-t është i sigurt dhe i lehtë. Ai merr në total një afat kohor prej 60 deri në 90 minuta. Kur shkoni për të dhuruar gjak, si fillim duhet të plotësoni një pyetësor të detajuar shëndeti. Pas kësaj, infermierja do t’ju kërkojë që të firmosni deklaratën që vërteton faktin që ju plotësoni udhëzimet mjekësore dhe që ju mbron juve si dhurues, duke mos ju shkaktuar pasoja shëndetësore.
Hapi tjetër është ekzaminimi fizik, që përfshin presionin e gjaku-t, peshën dhe nivelet e hemoglobinës.
Nëse i kaloni këto hapa, atëherë jeni gati për fazën e dhurimit që merr një kohë prej 7–10 minutash. Pas dhurimit, mund të uleni, të shtriheni dhe të pushoni. Mos u shqetësoni se mund të keni humbur shumë gjak, pasi keni dhuruar vetëm 8% të volumit tuaj total të gjaku-t.
Dhurimi plazmës është një proces i automatizuar, ku gjaku i donatorëve është mbledhur, qelizat e kuqe dhe plazma (lëngu i qartë i lënë pas heqjes së qelizave të gjaku-t) janë të ndarë, dhe më pas qelizat e kuqe kthehen tek donatori. Nëse dhuroni plazmë, mund të dhuroni më shpesh, sepse nuk jeni duke dhënë qelizat tuaja të kuqe.
Donatorët gjithashtu mund të dhurojnë trombocitet (komponentët e gjaku-t që ndihmojnë në koagulimin e gjaku-t).
Ju mund të dhuroni gjak çdo 12 muaj dhe plazmë çdo 2–3 javë.
Komentoni