Broshura Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja arteriale periferike

Sëmundja arteriale periferike (PAD) është problem i qarkullimit të gjaku-t. Kjo ndodh kur depozitat yndyrore në arteriet kufizojnë rrjedhën e gjakut në këmbë dhe kofshë. Sëmundja kufizon dukshëm aftësinë për të ecur. Indet mund të vdesin, dhe gangrena mund të zhvillohet, duke kërkuar ndërhyrje kirurgjikale dhe prerje gjymtyrësh. Shumë njerëz me sëmundjeperiferike arteriale nuk e dinë se e kanë atë. Studimet kanë treguar se pacientët me sëmundjearteriale periferike janë tre herë më shumë në rrezik që të pësojnë një goditje të dytë në tru, një goditje në zemër, ose të vdesin disa vjet pas goditjes fillestare. Faktorët e rrezikut për sëmundjen arteriale periferike Faktorët që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të PAD-së janë: Duhani; Diabeti; Rritja e moshës; Nivelet e larta të kolesterolit; Presioni i lartë i gjakut; Obeziteti; dhe Historia familjare. Simptomat e sëmundjes arteriale periferike Nëse sëmundja është e butë, mund të mos ketë fare simptoma. Ato që kanë simptoma më shumë ankohen për dhimbje të këmbëve që ndodhin gjatë ecjes dhe që zhduken me pushimin. Nëse...

Lexo më shumë      

Policitemia

Është e vështirë për të imagjinuar se problemet e shëndetit vijnë nga prania e madhe e gjakut. Policitemia ndodh kur ka shumë qeliza të kuqe në sistemin tuaj të gjakut. Kjo e bën gjakun më të trashë. Kjo ndikon edhe në ngadalësimin e qarkullimit. Qelizat e kuqe të gjaku-t mbajnë oksigjen dhe ndonjëherë trupi bën një sërë përpjekjesh për të kompensuar situatat kur ka mungesë oksigjeni. Këto situata përfshijnë jetesën në vende të larta (ku ka më pak oksigjen në ajër), disa sëmundjezemre dhe probleme mushkërie. Shumë duhanpirës kanë një shkallë të lehtë të këtij lloji të njohur si policitemia “e dytë”. Simptomat e policitemisë Policitemia prodhon një variacion të gjerë simptomash të cilat rriten në çdo pjesë të trupit. Ndër simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e kokës, dobësia, kruarja e lëkurës, marramendja, vështirësitë në frymëmarrje dhe paqartësia në shikim. Gjithashtu, tendencat për të rrjedhur gjak janë të zakonshme. Komplikimi më i rëndësishëm është tromboza (mpiksja e gjakut). Disa njerëz me policitemikanë një pam...

Lexo më shumë      

Embolia pulmonare

Embolia pulmonare ndodh kur mpiksja e gjaku-t bllokon një nga arteriet në mushkëri. Kjo ndodh kur një pjesë e mpiksjes së gjakut që është formuar në thellësi të një vene, zakonisht në këmbë (e quajtur tromboza e thellë e venës ose DVT), çahet dhe kalon nga sistemi i gjakut për në arterien në mushkëri. Cili është rreziku i embolisë pulmonare? Embolia pulmonare është e pazakonshme në një popullatë të përgjithshme. Njerëzit të cilët janë më të rrezikuar për të pasur një embolipulmonare janë ata me faktorë rreziku për DVT-në. Ka faktorë të ndryshëm rreziku për DVT -në. Mosha Rreziku i DVT-së rritet me rritjen e moshës. Kirurgjia Disa operacione kanë rrezik të lartë të DVT-së, veçanërisht kirurgjia e barkut dhe kirurgjia ortopedike, duke përfshirë edhe operacionet që zëvendësojnë pjesë të mëdha si legeni dhe gjuri. Pasiviteti Njerëzit të cilët qëndrojnë në shtrat, pas një operacioni, sëmundjeje serioze apo lëndimeve janë në një rrezik të lartë të DVT-së. Dëmtimet që prishin enët e gjakut Lëndimet që dëmtojnë venat p...

Lexo më shumë      

Skleroterapia

Terapia sklerozante (skleroterapia) është injeksioni një sasie të vogël sklerotizantinë venën e sëmurë, i cili shkakton fibrozën e venës pakogaulim. Me fjalë të tjera, shkaktojnë një inflamacion sterilbrenda lumenit të venës. Preparatet që përdoren më shumë janë Aethoxisklerol, Polidocanoli 0,5%,1%,2%, Glicerina e kromatizuar. Kjo terapinuk është e dhimbshme. Avantazhet e skleroterapisë janë: - Mund të bëhet në kushte ambulatore; - I lejon pacientit të bëjë jetë normale; - I sëmuri është në gjendje pune menjëherë pas terapisë. Si është përdorur skleroterapia? Skleroterapia është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për venat e dukshme dhe venat varikoze. Venat merimangë janë venat e vogla të kuqe ose blu që mund të shfaqen kudo në trup, por që ndodhin më shpesh në këmbë. Venat varikozejanë zakonisht venat e zgjeruara që mund të ngrihen mbi sipërfaqen e lëkurës. Venat varikozendonjëherë shkaktojnë këmbë që dhëmbin ose ënjtje të tyre. Ato gjithashtu mund të jenë të lidhura me djegien, thumbimin, ngrirjen dhe dhimbjen e këmbëve. Jo të gjitha venat varikozejanë të pë...

Lexo më shumë      

Venat varikoze (varicet)

Kur venat bëhen shumë të dukshme dhe të ënjtura ato quhen venavarikoze. Ato zakonisht zhvillohen në këmbë. Venat kanë detyrën e kthimit të gjakut për në zemër. Këmbët kanë 2 lloj venash: venat sipërfaqësore, që shtrihen pranë lëkurës; dhe venat e thella në muskujt e këmbës. Gjakukalon nga venat sipërfaqësore për në venat e thella në muskujt e këmbëve. Kur muskujt e këmbëve janë në punë(në ecje), ato funksionojnë si pompë, duke dërguar gjak në zemër. Venat kanë valvula të një drejtimi për të kapërcyer efektet e gravitetit. Kur muret e venave në këmbë humbasin elasticitetin e tyre dhe valvulat ndalojnë së funksionuari siç duhet, gjakumund të rrjedhë prapa për në venat sipërfaqësore në këmbë, duke shkaktuar ënjtjen e venave dhe kthimin e tyre në venavarikoze. Faktorët e rrezikut për venat varikoze Faktorët që mund të rrisin shanset e të zhvilluarit të venave varikoze përfshijnë: Rritjen e moshës; Shtatzëninë; Historinë familjare të venave varikoze; Të qenit mbipeshë; Të qenit femër; dhe Të qëndruarit për një kohë të gj...

Lexo më shumë